Xi Jinping në SHBA me delegacion të madh biznesi/ Vizita shans për të ofruar më shumë investime në SHBA

Presidenti Xi Jinping po përgatit një delegacion të madh biznesi për ta shoqëruar atë në vizitën e tij në Uashington. Ky vlerësohet si një veprim i pazakontë duke pasur parasysh skepticizmin e SHBA-së ndaj investimeve kineze dhe marrëdhëniet e e tendosura me Pekinin.
Xi rrallë udhëton jashtë vendit me drejtuesit e korporatave, shumë prej të cilëve u ekspozuan pas masave rregullatore të Pekinit në sektorët e teknologjisë, arsimit dhe pronave që filluan në vitin 2020.
Delegacioni i biznesit për samitin e javës së fundit të shtatorit nuk ishte raportuar më parë. Ky veprim synon pjesërisht të sinjalizojë gatishmërinë e Kinës për të mbështetur investimet dhe lidhjet tregtare me SHBA-në, ndërkohë që i ofron Shtëpisë së Bardhë disa fitore të mundshme ekonomike përpara zgjedhjeve të mesit të mandatit, thanë analistët.
Kompanitë kineze janë përballur me kufizime të mëdha të investimeve dhe operacioneve të tyre të biznesit në SHBA gjatë viteve të fundit.
Uashingtoni ka vendosur një tarifë 100% për automjetet elektrike kineze, ka ndaluar importin e dronëve dhe robotëve të huaj dhe ka detyruar shitjen e operacioneve të TikTok në SHBA. Gjithashtu firmat e mëdha kineze të teknologjisë janë future në Listën e Entiteteve të firmave ose organizatave të konsideruara si kërcënim për sigurinë kombëtare dhe në një listë të zezë të Pentagonit.
Xi mori me vete për herë të fundit një grup të madh sipërmarrësish në SHBA në vitin 2015. Gjatë asaj vizite, Kina nënshkroi një marrëveshje prej 38 miliardë dollarësh për 300 Boeing dhe u takuan me drejtues të teknologjisë amerikane.
Në të kundërt, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka udhëtuar në Kinë me delegacione të mëdha drejtuesish amerikanë, përfshirë vizitat në vitin 2017 dhe maj të këtij viti, duke kërkuar akses më të madh në tregjet kineze.
Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Scott Bessent, dhe zëvendëskryeministri kinez He Lifeng do të takohen në fillim të shtatorit për të diskutuar rezultatet e samitit për të cilin ende nuk ka datë dhe vendndodhje të saktë.
Roli i Bankave Qëndrore në një mjedis sfidues/ Guvernatori Sejko në 25-vjetorin e BQ të Malit të Zi
Guvernatorët dhe ekspertë të nivelit të lartë diskutuan sfidat me të cilat përballen bankat qendrore, në një mjedis të karakterizuar nga zhvillime komplekse......
Gjenerata Z rroba cilësore me buxhet të ulët/ Shein, shitësi kinez me pakicë ofron mundësi kursimi
Shein, shitësi me pakicë kinez i modës së shpejtë online, i cili u bë publik në Bursën e Hong Kongut këtë javë, e ka ndërtuar suksesin e tij duke joshur......
Kriza ushqimore, çmime të larta dhe mungesë furnizimi/ FAO: Çmimet e ushqimeve në nivelin më të lartë që nga 2022
Çmimet botërore të ushqimeve u rritën në gusht në nivelin më të lartë që nga fundi i vitit 2022. Moti i pafavorshëm dhe ndërprerjet e luftës në Detin e Zi......
Rregullat e propozuara të BE-së kufizojnë Airbnb-në/ Më 9 shtator KE prezanton Aktin për Strehim të Përballueshëm
Airbnb dhe kompanitë e tjera të qirave afatshkurtra të shtëpive pritet të përballen me kufizime të reja. Bashkimi Evropian ka vendosur të trajtojë mungesën e......
Të rinjtë në fshat zgjedhin blegtorinë/ 223 aplikime në Skemën Kombëtare për blerje kafshësh
Fermerët e rinj në moshë po orientohen më shumë drejt sektorit të blegtorisë. Skema e kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi për herë të parë ka sjell si risi......
Shqipëria në BE, sa do të paguajë dhe sa do të përfitojë? Në buxhetin e Unionit do të derdhet një kontribut, por përfitimet pritet të jenë më të larta
Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare nuk kanë vetëm një marrëdhënie merr, por edhe jep. Anëtarësimi do t'i japë mundësinë Shqipërisë që të përfitojë nga......
Mbi 129 milionë lekë tarifa financiare nga ankesat në KPP/ 42.4 milionë lekë do të depozitohen në Buxhetin e Shtetit
Mbi 129 milionë lekë janë arkëtuar në 7 muaj nga Komisioni i Prokurimit Publik si tarifa financiare të vendosura në kuadër të procedurave të prokurimit të......
Kryeministri Rama: Toka që ndau me dhunë investitorët fqinjë do të shpronësohet, kthehet në ullishte
Fund historive të konfliktit për pronat dhe mesazh për të gjithë investitorët që administrojnë e zhvillojnë asete turistike. “Nuk mund të cënohet me sjellje......

