Bota Postuar më 10 Shtator 2025, 09:27

Volkswagen, 1 miliard euro për IA - Kompania synon të rrisë efikasitetin e të përshpejtojë zhvillimin e makinave

Nga Kristi Ceta

Volkswagen, 1 miliard euro për IA - Kompania synon të rrisë

Volkswagen do të investojë deri në 1 miliard euro për inteligjencën artificiale deri në vitin 2030, duke integruar këtë teknologji në çdo sektor të aktivitetit të saj. Me këtë hap, kompania synon gjithashtu të realizojë miliarda euro kursime.

Lajmi u bë publik në panairin e automjeteve në Mynih, më i madhi në Evropë, ku prodhuesit europianë po prezantojnë modele të reja elektrike dhe përditësime teknologjike për të konkurruar me rivalët kinezë.

Investimi do të përqendrohet në zhvillimin e automjeteve të mbështetura nga intelgjenca artificiale, aplikimet industriale dhe zgjerimi i infrastrukturës së teknologjisë së informacionit me performancë të lartë, tha Volkswagen në një deklaratë. Kursimet e pritshme llogariten deri në 4 miliardë euro deri në vitin 2035.

Grupi gjerman po përjeton ndryshime të thella në dy tregjet kryesore të tij, Kinë dhe Gjermani, ndërsa punon për modele të reja dhe ka kryer shkurtime të mëdha të kostove.

Të dielën, kompania prezantoi një koncept për një automjet sportiv të vogël elektrik, si pjesë e përpjekjeve për të ofruar makina të përballueshme për konsumatorët.

Sipas kompanisë, inteligjenca artificiale do të përshpejtojë ndjeshëm procesin e zhvillimit të modeleve dhe teknologjive të reja.

"Për ne, kjo teknologji është çelësi për më shumë shpejtësi, cilësi dhe konkurrueshmëri përgjatë gjithë zinxhirit të vlerës, nga zhvillimi i automjetit deri te prodhimi," deklaruan burime zyrtare të Volkswagen.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat