Vlera e arit u rrit me 26 për qind në vitin 2024 - Tensionet globale dhe politika monetare e SHBA-së, ndër faktorët kryesore
Vlera e arit u rrit me 26% në vitin 2024, duke arritur nivelin më të lartë nga viti 2010. Kjo rritje u ndikua nga politika monetare lehtësuese e SHBA-së dhe përshkallëzimi i tensioneve gjeopolitike në Lindjen e Mesme dhe në Ukrainë.
Vlera e arit u rrit me 26 për qind në vitin 2024, duke reflektuar performancën më të mirë vjetore të metalit në 14 vitet e fundit. Në fund të vitit, metali i verdhë arriti në 2,626.8 dollarë për ons, niveli më i lartë që nga viti 2010.
Sipas analistëve, rritja e çmimit të arit është pasojë e lehtësimit të politikës monetare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe tensioneve gjeopolitike në botë, ndërkohë që bankat qendrore blenë ar në sasi rekord, sipas Trading Economics.
Çmimi botëror i arit shënoi rënie të lehtë në nëntor pas fitores së Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së, por ai gjithsesi qëndronte përpara metaleve të tjera, ndërsa hekuri dhe litiumi pësuan rënie të mprehta. Rritja e vlerës së tij erdhi pavarësisht një dollari të fortë amerikan dhe yield-eve më të larta të thesarit, të cilat zakonisht janë një pengesë.
Për sa i përket vitit 2025, investitorët po analizojnë ndikimin e pasigurisë së politikës monetare të SHBA-së, sfidat e mundshme nën presidencën Trump dhe shtytjen e Kinës për rimëkëmbjen ekonomike, për të përcaktuar lëvizjen e çmimeve të metalit të çmuar.
Një lehtësim i tensioneve gjeopolitike në Lindjen e Mesme dhe zgjidhja e konfliktit Rusi-Ukrainë mund të shkaktojë një reduktim të vlerës së arit, duke pasur parasysh se sa shumë ka përfituar metali nga këto konflikte në vitin 2024.
Konflikti tregtar i Shteteve të Bashkuara me Kinën, konsumatorin më të madh në botë të arit, si dhe një ngadalësim i ritmit të uljes së normave të interesit në SHBA do të ulnin gjithashtu çmimin e arit. Nga ana tjetër, një ulje e mëtejshme e normave të interesit, forcimi i ekonomisë kineze dhe përshkallëzimi i tensioneve gjeopolitike në botë do të nxiste një rritje tjetër për metalin e verdhë.
Sondazh

Tesla, rekord shitjesh në Kinë në 2024 - Kompania shënoi rritje 8.8%, pavarësisht rënies së dërgesave globale
Tesla arriti një numër rekord shitjesh në Kinë gjatë vitit të kaluar, duke shitur mbi 650,000 makina elektrike. Megjithatë, dërgesat globale të kompanisë......

Profesionet dhe aftësitë më të kërkuara në Europë: Cilat janë më të publikuarat në internet?
Jeni aktualisht i papunë dhe jeni në kërkim të një pune? Ndoshta po mendoni për një ndryshim në karrierë, apo ndoshta jeni në fillim të jetës suaj të punës......

Mbi 650 mln euro për tranzicionin e gjelbër - Kroacia u vjen në ndihmë familjeve, kompanive për projekte energjetike
Kroacia do të ndajë 652 milionë euro për projekte që përfshijnë energjinë e rinovueshme dhe menaxhimin e mbetjeve. Fondet do të shkojnë për firmat,......

Zyrtarët gjermanë bëjnë thirrje për ndalimin e fishekzjarrëve të paligjshëm pas trazirave dhe 5 viktimave!
Zyrtarët gjermanë kanë kërkuar kufizime për fishekzjarrët e paligjshme si dhe dënime më të ashpra për rebelët që sulmojnë punonjësit e urgjencës pasi pesë......

Nga K’cimi i Tropojës në UNESCO te eventet, ngjarjet kulturore në 2024-ën-Rama: 1.3 mln vizitorë në sitet e trashëgimisë
Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e kësaj së premteje një historik të ngjarjeve më të rëndësishme kulturore të vitit 2024. Ministria e Ekonomisë,......

Bashki ‘të paafta’ për menaxhimin e mbetjeve urbane - Buxheti i shtetit, 820 milionë lekë në vit transfertë të pakushtëzuar
Shumica e bashkive të vendit janë të paafta për të menaxhuar mbetjet që prodhojnë me shpenzimet e tyre. Në këto kushte buxheti i shtetit pjesë të transfertës......

Euro bie në nivelin më të ulët në 2 vjet kundrejt dollarit amerikan!
Euro ra me 0.9% kundrejt dollarit amerikan, duke arritur të enjten në mes të 1.02, niveli i saj më i ulët që nga 21 nëntori 2022. Monedha e përbashkët......

Në cilin vend të Europës u rritën më shumë çmimet për festa? - Inflacioni i Nëntorit, më i lartë se në Tetor. Shqipëria mes vendeve me rritje
Festat e fundvitit shpesh sjellin një rritje të dukshme të çmimeve në shumë vende, për shkak të kërkesës së lartë për produkte dhe shërbime festive. Norma e......