Viti 2025 rekord në vjedhjet e kriptomonedhave/ Hakerët grabitën 2.7 miliardë dollar në disa sulme

Viti 2025 është mbyllur me një rekord alarmant në botën e kriptomonedhave, pasi kriminelët kibernetikë kanë arritur të vjedhin rreth 2.7 miliardë dollarë në asete digjitale, shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë nga sulmet hakerike në këtë sektor. Të dhënat janë konfirmuar nga kompani të specializuara në monitorimin e blockchain-it.
Gjatë vitit, dhjetëra sulme kanë goditur bursa kriptovalutash dhe projekte të financimit të decentralizuar (DeFi), duke ekspozuar dobësi serioze në sigurinë e platformave web3. Sulmi më i madh u regjistrua ndaj bursës Bybit me qendër në Dubai, ku hakerat arritën të përvetësonin rreth 1.4 miliardë dollarë në kripto, duke e bërë këtë ngjarje vjedhjen më të madhe të kriptomonedhave në histori.
Sipas firmave të analizës së blockchain dhe autoriteteve amerikane, përfshirë FBI-në, pas këtij sulmi qëndrojnë hakerë të lidhur me qeverinë e Koresë së Veriut, të cilët prej vitesh konsiderohen si grupi më aktiv dhe më i suksesshëm në sulmet ndaj industrisë së kriptove. Ky operacion e tejkaloi ndjeshëm rekordet e mëparshme, përfshirë vjedhjet e vitit 2022 ndaj rrjeteve Ronin dhe Poly, që kapën shifrat 624 dhe 611 milionë dollarë.
Vlerësime të ngjashme janë publikuar nga kompani si Chainalysis, TRM Labs dhe De.Fi, të cilat konfirmojnë se totali i kriptove të vjedhura gjatë vitit 2025 arrin në 2.7 miliardë dollarë, pa përfshirë qindra mijëra dollarë të tjerë të humbur nga portofole individuale.
Raportet tregojnë se Koreja e Veriut ka qenë përgjegjëse për më shumë se 2 miliardë dollarë nga këto vjedhje vetëm këtë vit, ndërsa që nga viti 2017, hakerët e lidhur me Phenianin dyshohet se kanë grabitur rreth 6 miliardë dollarë në kripto, të përdorura për financimin e programit bërthamor të vendit.
Tendenca e sulmeve nuk duket se po ngadalësohet. Pas 2.2 miliardë dollarëve të vjedhura në vitin 2024 dhe 2 miliardëve në vitin 2023, shifrat e vitit 2025 tregojnë se krimi kibernetik mbetet një nga kërcënimet më serioze për industrinë globale të kriptomonedhave.
Maqedonia e Veriut përballë një krize energjetike/ Shkak bëhet mungesa e furnizimit me naftë nga Greqia
Qeveria e Maqedonisë së Veriut shpalli gjendje krize shtatëditore për shkak të furnizimit me energji elektrike për shkak të ndërprerjeve në furnizimin me......
Parashikimet e pagave për Evropën e vitit 2026/ Cilat pritet të jenë vendet me rritjet më të forta të pagave?
Në Evropë rritja reale e pagave parashikohet të jetë pak më e lartë në vitin 2026 krahasuar me 2025. Sipas Bankës Qendrore Evropiane pagat reale në eurozonë......
Shko Lindje! Polonia vend i preferuar për pushime në Evropë/ Zgjedhje për udhëtime të shkurtra të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri
Polonia renditet lart midis destinacioneve të preferuara të evropianëve për udhëtime të shkurtra të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri këtë vit, sipas Travel and......
Fundviti në Kosovë, probleme me energjinë elektrike/ Ngarkesa e madhe në rrjet po shkakton ndërprerje furnizimi
Përgatitjet për festat e fundvitit në Kosovë kanë edhe një hall më shumë: mungesë të energjisë elektrike. KEDS-i u bëri thirrje qytetarëve më 22 dhjetor për......
Kina miraton projekt-rregulla për inteligjencën artificiale/ Shtrëngohet mbikëqyrjen e AI në ndërveprim me njerëzit
Rregullatori kibernetik i Kinës lëshoi të shtunën projekt-rregulla për komente publike që do të shtrëngojnë mbikëqyrjen e shërbimeve të inteligjencës......
Zotërimi i kriptovalutave është në rritje në Evropë/ Kush po investon më shumë në kriptoasete dhe kriptovaluta?
Më shumë se 90% e njerëzve të moshës 18 vjeç e lart në ekonomitë e mëdha evropiane janë të vetëdijshëm për kripto-asetet ose kriptovalutat. Sipas një ankete......
Zhvillimi i energjisë së rinovueshme/ Vetëprodhuesit në rritje, por komunitetet e energjisë ende mungojnë
Progresi i vendit tonë në drejtim të vetëprodhimit dhe krijimit të komuniteteve të energjisë është në nivelin 75%, sipas raportit vjetor të zbatimit të......
ERE, detyrime për prodhuesit e energjisë/ Raportoni sigurimin e aseteve dhe punonjësve brenda 31 janarit
Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar një vendim të ri që forcon detyrimet e subjekteve të licencuara në prodhimin e energjisë elektrike, duke vendosur......


