Vietnami si SHBA, tarifa për çelikun kinez - Vlera e importeve të Pekinit arriti 12 mld USD vitin e kaluar
Vietnami do të vendosë një taksë të përkohshme deri në 27.83% për disa produkte çeliku nga Kina, sipas një dokumenti të ministrisë së tregtisë. Tarifa për produktet e çelikut të petëzuar pritet të hyjë në fuqi nga 7 marsi dhe do të jetë në fuqi për 120 ditë, thuhet në dokument.
Ndër kompanitë e goditura nga taksat prej 27,83% janë Baoshan Iron & Steel dhe Maanshan Iron & Steel. Ndërsa Guangxi Liuzhou Iron and Steel Group do të përballet me detyrime prej 19.38%. Sipas dokumentit, produktet e çelikut të petëzuar nga India nuk do të përballen me tarifa.
Vietnami nisi një hetim në korrik pas ankesave nga prodhuesit vendas. Qeveria tha se në periudhën janar-shtator të vitit të kaluar, vendi importoi afro 8.8 milionë tonë çelik të petëzuar, 72% e të cilave me origjinë nga Kina.
Vlera totale e çelikut dhe produkteve të hekurit të importuara nga Pekini vitin e kaluar ishte gati 12 miliardë dollarë, tregojnë të dhënat e doganave.
Masa e Vietnamit vjen pasi administrata e Shteteve të Bashkuara njoftoi tarifa 25% për të gjitha importet e saj të çelikut në fillim të këtij muaji, të cilat do të hyjnë në fuqi më 4 mars.
SHBA ka vendosur detyrime për eksportet dhe prodhuesit vietnamezë të çelikut, në disa raste edhe më të larta se 25%. Nuk është e qartë nëse tarifat e fundit amerikane do të zbatohen për çelikun e Vietnamit, krahas masave ekzistuese.
Sondazh

Mirëqenia në vend, më pranë bregdetit/ Durrësi dhe Vlora, qarqet me rritjen më të lartë të konsumit familjar
Sipas shifrave të analizuara nga “Scan Intel”, pas vitit 2021, konsumi në Shqipëri ka pësuar ndryshime të rëndësishme, të ndikuara nga faktorë të ndryshëm......

Të dhënat e hapura, Komisioneri Dervishi: Rrisin transparencën dhe mirëqeverisjen, sjellin zhvillim dhe inovacion
Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në bashkëpunim me projektin e Bashkimit Evropian për Qeverisjen e Mirë......

Kthehen 6.1 milionë euro për profesionistët e lirë - Tatimet: Procesi nuk ka përfunduar. Çfarë duhet të bëjnë bizneset e pa rimbursuara?
Administrata tatimore u ka kthyer profesionistëve të lirë deri më tani 6.1 milionë euro, të cilat ishin paguar si këste paraprake të Tatimit mbi Fitimin e......

Mbrojtja e hapësirës detare në Shqipëri/ Vengu: Anijet e Rojës Bregdetare, rol kyç!
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ri solli sot në vëmendje rëndësinë e misionit të Forcës Detare, ndërsa ndau dëshmitë e kapitenëve Arjanit Demçe dhe Ilir......

Bilanci i SPAK për vitin 2024: 629 masa sigurimi për vitin 2024, 5.1 % për vepra korrupsioni!
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njoftoi sot se ka dhënë për vitin 2024 masa sigurimi për 629 persona në total, prej të......

Fondi i Klimës së Gjelbër, 687 mln USD investime - Të shpërndara në 42 vende, projektet përfshijnë edhe Ballkanin
Fondi i Klimës së Gjelbër, më i madhi në botë që ndihmon vendet në zhvillim të përballen me ndikimet e ndryshimeve klimatike, ka miratuar 686.8 milionë......

Ulen lehtë borxhet për faturat e OSHEE Stoku i detyrimeve të prapambetura arrin në 80.43 mld lekë
Borxhi total, që klientët kanë ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike përsoi rënie tejet të lehtë gjatë vitit 2024, në raport me vitin......

Zelensky: Jam i gatshëm të jap dorëheqjen si lider! Nëse kjo sjell paqen dhe anëtarësimin e Ukrainës në NATO
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ai ishte "gati" të jepte dorëheqjen si lider nëse kjo do të thoshte se kjo do të sillte në vendin e tij, duke......