Vera humb “sharmin”- Konsumi global, në nivelin më të ulët që nga viti 1961
Konsumi botëror i verës në vitin 2024 ra në nivelin më të ulët në më shumë se gjashtë dekada, njoftoi Organizata Ndërkombëtare e Vreshtarisë dhe Verës. Ajo gjithashtu paralajmëroi për rreziqe të mundshme shtesë, duke përfshirë tarifat amerikane dhe ndryshimet në shijet e konsumatorëve.
Sipas të dhënave, konsumi total global i verës ishte 214.2 milionë hektolitra vitin e kaluar, një rënie prej 3.3 përqind krahasuar me vitin 2023 dhe niveli më i ulët që nga viti 1961, kur konsumi ishte 213.6 milionë hektolitra.
Në të njëjtën kohë, prodhimi global ra me 4.8 përqind në 225.8 milionë hektolitra, gjithashtu niveli më i ulët i regjistruar në më shumë se 60 vjet.
"Industria e verës është goditur nga një stuhi e përsosur, që përfshin shqetësime shëndetësore, inflacion, paqëndrueshmëri gjeopolitike dhe ndryshime afatgjata në sjelljen e konsumatorëve", tha kreu i statistikave të organizatës.
Në raportin vjetor, u tha se nga viti 2019 deri më sot, konsumi i verës është ulur me 12 përqind, ndërsa çmimi mesatar i një shisheje u rrit me rreth 30 përqind.
Në Shtetet e Bashkuara, që janë tregu më i madh i verës në botë, konsumi ra me 5.8 përqind, në 33.3 milion hektolitra. Analistët vlerësojnë se tarifat e mundshme të Presidentit amerikan Donald Trump, mund të përfaqësojnë një goditje shtesë për industrinë.
Në Kinë, shitjet e verës ende nuk e kanë arritur nivelin para pandemisë së koronavirusit, ndërsa në Evropë, e cila përbën pothuajse gjysmën e tregut botëror, konsumi ra me 2.8 përqind. Franca pësoi një rënie prej 3.6 përqind, ndërsa Spanja dhe Portugalia ishin ndër vendet e pakta ku konsumi u rrit. Prodhimi ndikohet gjithashtu nga kushtet e motit, si reshjet e dendura të shiut dhe thatësirat.
Italia ruajti pozicionin e saj si prodhuesi kryesor në botë me 44 milionë hektolitra, ndërsa prodhimi në Francë ra me 23 përqind në 36.1 milionë hektolitra, niveli më i ulët që nga viti 1957.
Spanja prodhoi 31 milionë hektolitra, ndërsa prodhimi në SHBA ra me 17.2 përqind në 21.1 milionë hektolitra, kryesisht për shkak të nxehtësisë ekstreme.
Disa kompani ompani, si rrjeti francez i dyqaneve të verës "Nicolas", tregojnë për një "ndërrim brezash" në qëndrimin ndaj alkoolit. “Njerëzit nuk pinë më në mënyrë festive dhe të rinjtë konsumojnë më pak se prindërit e tyre. Ata pinë më pak, por më mirë, dhe për këtë arsye janë të gatshëm të shpenzojnë më shumë,” thonë burime nga kompania.
Sondazh

Kinë, IA “reformon” arsimin- Teknologjia integrohet me edukimin për të nxitur inovacionin
Kina do të integrojë aplikacionet e inteligjencës artificiale (IA) në sektorin e mësimdhënies, tekstet shkollore dhe kurrikulën shkollore. Ky vendim ka si......

Vota e Diasporës, OSBE/ODHIR dhe KQZ monitorojnë administrimin e zarfeve
Nga qendra ku po mblidhen votat e Diasporës, shefi i ODIHR Lamberto Zannier tha se procesi është i rregullt. Ambasadori, vlerësoi pozitivisht organizimin e......

“Ndërtimi i Durrës Yacht & Marina nuk cenon kushtetutën”-Hyn në fuqi vendimi i Gjykatës që rrëzon kërkesën e opozitës për shfuqizim të ligjit
Ka hyrë në fuqi vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e kërkesës së deputetëve të opozitës për shfuqizimin e ligjit që miratoi zhillimin e projektet......

Kosovë, energjia ndikim në shtrenjtimin e çmimeve tjera-Konsumatorët të trembur nga goditja e dyfishtë
Rritja e çmimit të energjisë elektrike pritet të sjellë një valë tjetër të rritjes së cmimeve të konsumit në Kosovë. Me gjithë protestat e organizuara për......

SHBA kërkon progres nga Rusia dhe Ukraina - Paralajmëron tërheqjen nga ndërmjetësimi i armëpushimit mes palëve
Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara, Marco Rubio, tha se SHBA mund të gati heqë dorë nga përpjekjet për një marrëveshje paqeje midis Rusisë dhe......

Guvernatori Sejko takon Ambasadorin e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, Reinout Vos
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti në një takim zyrtar Ambasadorin e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, Reinout Vos. Gjatë takimit,......

Trafiku, jo më policë në rrugë - Gati Qendra e Kontrollit, monitorim në 200 km autostradë
Rreth 200 km rrugë kombëtare do të monitorohen me kamera, duke eleminuar qëndrimin e njësive të policisë rrugore si dhe duke rritur sigurinë. Qendra......

Dëmshpërblimi për aksidentet me mjet të pasiguruar - AMF: Rreth 351 mln lekë në 2024. Janë ulur dëmet pezull nga Fondi i Kompensimit
Në vitin që lamë pas, pagesat nga Fondi i Kompensimit për dëmshpërblimin e një mjeti të siguruar që është përfshirë në një aksident me një mjet të pasiguruar......