Vendet e G7 “shmangin” tarifat - Premtojnë reduktimin e çekuilibrave ekonomikë globalë
Ministrat e financave dhe guvernatorët e bankave qendrore nga Grupi i Shtatë demokracive i fshehën dallimet e tyre duke u zotuar të adresojnë "çekuilibrat e tepërt" në ekonominë globale dhe duke thënë se mund të rrisin sanksionet ndaj Rusisë.
Përpara takimit kishte dyshime nëse do të kishte një komunikatë përfundimtare, duke pasur parasysh ndarjet mbi tarifat e SHBA-së dhe ngurrimin e Uashingtonit për t'iu referuar luftës së Rusisë kundër Ukrainës si të paligjshme.
Por pas bisedimeve që zgjatën tre ditë, pjesëmarrësit nënshkruan një dokument që kishte zbutur referencat për luftën në Ukrainë.
"Ne gjetëm terren të përbashkët për çështjet më urgjente globale me të cilat përballemi. Mendoj se i dërgon një sinjal shumë të qartë botës ... se G7 është e bashkuar në qëllim dhe në veprim," tha Ministri Kanadez i Financave Francois-Philippe Champagne në konferencën përmbyllëse.
Ministrat e financave dhe guvernatorët e bankave qendrore, të cilët u takuan në Malet Shkëmbore Kanadeze, thanë se ekzistonte nevoja për një kuptim të përbashkët se si "politikat dhe praktikat jotregtare" dëmtojnë sigurinë ekonomike ndërkombëtare.
Dokumenti nuk e përmendi Kinën, por referencat nga SHBA dhe ekonomitë e tjera të G7 ndaj politikave dhe praktikave jotregtare shpesh synojnë subvencionet shtetërore të Kinës dhe modelin ekonomik të orientuar nga eksporti.
Deklarata e G7 gjithashtu nuk përmendi tarifat e vendosura nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump që po tronditin tregtinë globale dhe zinxhirët e furnizimit.
Champagne minimizoi mungesën e gjuhës së komunikimit mbi tarifat, por tha se ministrat "nuk po e anashkalonin" çështjen dhe diskutuan ndikimet e tyre gjatë takimit. Kanadaja po kërkon një marrëveshje për të eliminuar tarifat prej 25% të Trump për shumë mallra, duke përfshirë çelikun dhe aluminin.
"Ne po përpiqemi të nxisim rritjen dhe stabilitetin. Dhe pa dyshim tarifat janë diçka që nuk mund ta shmangësh," theksoi ai.
Takimi përgatit terrenin për një samit të liderëve të G7 në datat 15-17 qershor në zonën turistike malore të afërt të Kananaskis. Shtëpia e Bardhë konfirmoi se Trump do të marrë pjesë në samit.
Komunikata e G7 bëri thirrje për një analizë të përqendrimit të tregut dhe qëndrueshmërisë së zinxhirit ndërkombëtar të furnizimit.

“Eksodi modern”, shqiptarët po udhëtojnë më shumë - Në katër muaj, rreth 2.56 milionë shtetas shqiptarë dolën jashtë vendit
Në katër muajt e parë të vitit 2025, Shqipëria po përjeton një dinamikë të re të mobilitetit, ku shqiptarët po eksplorojnë botën gjithnjë e më shumë. Sipas......

Apple rrit çmimet e shkëmbimit për iPhone në Kinë - Masa synon të nxisë kërkesën në ekonominë e dytë botërore
Apple po u ofron njerëzve në Kinë më shumë para kur kthejnë pajisjet e tyre të vjetra dhe blejnë një iPhone të ri, me qëllim që të rrisë shitjet në tregun e......

SHBA fton zyrtarët aziatikë në Alaskë - Në fokus, projekti i gazit të lëngshëm prej 44 miliardë USD
Shtetet e Bashkuara kanë ftuar zyrtarë nga Japonia, Koreja e Jugut dhe Tajvani në Alaskë për të diskutuar disa projekte, duke përfshirë një tubacion të gjerë......

Balluku: Nga nesër hapet për qarkullimin e automjeteve tuneli Llogarasë! Pa pagesë deri më 15 shtator
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, njëherësh zv.Kryeministrja e vendit Belinda Balluku njoftoi sot përmes rrjeteve sociale se duke nisur nga......

“2025 do të jetë viti i uraganeve” - Shkencëtarët amerikanë parashikojnë sezon stuhish mbi nivelet normale
Shkencëtarët e qeverisë amerikane presin një sezon uraganesh mbi normalen në vitin 2025, duke prodhuar tre deri në pesë uragane të mëdha me erëra të......

Ulen faturat e energjisë për familjet britanike - Rregullatori Ofgem njoftoi reduktimin e çmimeve me 7%
Miliona familje britanike do të shohin fatura më të ulëta të energjisë që nga korriku, pasi rregullatori Ofgem tha se çmimi maksimal do të reduktohet me......

“Mosha e daljes në pension të barazohet më shpejt” - BE: Jo në 2056. Shqipëria kërkon më tepër kohë për përafrimin e Direktivës përkatëse
Bashkimi Evropian kërkon që Shqipëria të përshpejtojë moshën e daljes në pension për burrat dhe gratë. Bashkimi Evropian ka bërë publik qëndrimin e tij për......

Në 4 muaj erdhën në Shqipëri 2.4 mln vizitorë/ Dominojnë vizitat nga Europa Jugore dhe Perëndimore
Gjatë muajit prill, në territorin e Shqipërisë kanë hyrë gjithsej 1.5 milionë shtetas, përfshirë si qytetarë shqiptarë, ashtu edhe të huaj. Këto të dhëna, të......