Vendet baltike ndërpresin lidhjet me rrjetin elektrik rus, përgatiten të lidhen me BE-në!
Tre shtetet baltike ndërprenë të shtunën lidhjet me rrjetin elektrik të Rusisë për t'u bashkuar me rrjetin e Bashkimit Europian, kulmi i një procesi shumëvjeçar që fitoi urgjencë me pushtimin e Ukrainës nga Moska.
Estonia, Letonia dhe Lituania të gjitha ish-republikat sovjetike që janë tani në Bashkimin Europian dhe NATO kishin dashur të bllokonin aftësinë e Rusisë për t'i shantazhuar gjeopolitikisht ato nëpërmjet sistemit të energjisë elektrike.
“Ne kemi hequr çdo mundësi teorike që Rusia të përdorë kontrollin e energjisë (rrjetit) si armë”, tha ministri lituanez i Energjisë Zygimantas Vaiciunas për AFP të shtunën. Komisioneri Europian për Energjinë, Dan Jorgensen, tha: "Kjo është me të vërtetë një ditë historike".
"Më pëlqen më shumë drita kur nuk ka elektrone ruse të përfshirë," u tha ai gazetarëve në kryeqytetin estonez Talin. "Është e rëndësishme të theksohet se kjo ka të bëjë me sigurinë... Asnjë vend evropian nuk duhet të jetë i varur nga Rusia për asgjë," shtoi ai.
Vaiciunas tha se shtetet baltike kishin përfunduar procesin e shkyçjes në orën 9:09 të mëngjesit. Letonia më vonë ndërpreu fizikisht një linjë elektrike për në Rusi. "Tani ne kemi kontroll të plotë mbi rrjetin tonë të energjisë," u tha gazetarëve ministri letonez i Energjisë Kaspars Melnis ndërsa mbante një copë teli të çmontuar.
Vaiciunas tha se vendet baltike tani po operojnë në të ashtuquajturën "modalitet të izoluar" përpara se të integrohen me rrjetin evropian të dielën. Një total prej 1.6 miliardë eurosh (1.7 miliardë dollarë) kryesisht fonde të BE-së janë investuar në projektin e sinkronizimit në shtetet baltike dhe Poloninë.
Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen do të merrte pjesë të dielën në një ceremoni me krerët balltikë në Vilnius. Vendet baltike janë përgatitur prej kohësh për t'u integruar me rrjetin evropian, por janë përballur me probleme teknologjike dhe financiare.
Ndryshimi u bë më urgjent pasi Rusia pushtoi Ukrainën në vitin 2022, duke i shtyrë shtetet baltike të mendojnë se mund të jenë në shënjestër. Ata ndaluan blerjen e gazit dhe energjisë elektrike ruse pas pushtimit, por rrjetet e tyre të energjisë mbetën të lidhura me Rusinë dhe Bjellorusinë, të kontrolluara nga Moska.
Kjo i la ata të varur nga Moska për një rrjedhë të qëndrueshme të energjisë elektrike, e cila është thelbësore për fabrikat dhe objektet që kërkojnë një furnizim të besueshëm me energji elektrike. Disa kabllo nënujore telekomi dhe energjie janë shkëputur në Detin Baltik muajt e fundit. Disa ekspertë dhe politikanë kanë akuzuar Rusinë për një luftë hibride, një akuzë që Moska e mohon.
Sondazh

Një asteroid mund të godasë Tokën në vitin 2032 - Shkencëtarët studiojnë trajektoren e lëvizjes dhe mënyrat për ta shmangur
Një asteroid që ka një shanse të vogla për të goditur Tokën në vitin 2032 po monitorohet nga Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA), sipas Zyrës së Mbrojtjes......

“Kostot e energjisë së pastër do të vazhdojnë rënien” - Sipas raportit, burimet e gjelbra kushtojnë më pak se impiantet fosile
Kostoja e teknologjive të energjisë së pastër në mbarë botën, si ruajtja e erës, diellit dhe baterive, pritet të bjerë më tej këtë vit, tregoi një raport,......

Sa para’ ka mbledhur KPP në 2024 nga tenderat? - Buxheti i shtetit arkëtoi 59 milionë lekë tarifa financiare
Komisioni i Prokurimeve Publike, në muajin dhjetor të vitit që lamë pas ka regjistruar 90 ankesa për prokurimet publike. Por, referuar të dhënave të......

“Tarifat e Trump do të trondisin tregtinë globale” - Banka për Shlyerjet Ndërkombëtare paralajmëron për pasojat ekonomike
Grupi kryesor i bankës qendrore në botë, Banka për Shlyerjet Ndërkombëtare, ka dhënë paralajmërimin e parë publik në lidhje me rreziqet e paraqitura nga......

Në fund të dhjetorit, rreth 424 mld lekë jashtë bankave/ Plan masash për limitimin e pagesave cash për individët
Sipas të dhënave më të fundit të Bankës së Shqipërisë, gjatë vitit 2024 është parë një rritje e ndjeshme e parasë që qarkullon jashtë bankave. Nga janari......

560 mijë vizitorë të huaj në janar - Kumbaro: Rreth 14,5% më shumë se viti i kaluar. Shqipëria, me turizëm gjithëvjetor
Gjatë muajit janar, në Shqipëri kanë ardhur gjithsej 560 mijë vizitorë të huaj. Në krahasim me janarin e vitit të kaluar, vërehet një rritje me 14,5% e......

Tërheqje masive të shufrave të arit! - Pse depoja e dytë më e madhe e arit në botë po përballet me këtë fenomen?
Kërcënimet tarifore të Presidentit Donald Trump kanë krijuar një kërkesë kaq të fortë për arin e mbajtur në Mbretërinë e Bashkuar, saqë tregtarët po......

Zgjatet afati i huasë 400 mln euro me BQE - Banka e Shqipërisë: Siguri rezervë në rast krizash financiare
Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka zgjatur afatin e huasë së kolateralizuar në Euro (REPO) me Bankën e Shqipërisë deri në 31 janar 2027, me të njëjtat kushte......