Varësia e madhe e Kinës nga nafta iraniane - Vitin e kaluar Pekini bleu 10.27 milionë fuçi në ditë nga vendi nën sanksione

Kina, importuesja më e madhe e naftës bruto në botë, është blerësi kryesor nga prodhuesi i OPEC-ut, Irani, duke e lënë Pekinin të ekspozuar në mënyrë unike ndaj çdo ndërprerjeje të furnizimit si rrjedhojë e konfliktit në Lindjen e Mesme.
Pekini, i cili është gjithashtu blerësi më i madh i naftës nga Venezuela dhe një importues kryesor i naftës nga Rusia, ka përdorur blerjet nga të tre vendet që përballen me sanksione të ndryshme perëndimore për të kursyer miliarda dollarë në faturën e importit në vitet e fundit.
Kina bleu më shumë se 80% të naftës së dërguar nga Irani, treguan të dhënat për vitin 2025 nga firma analitike Kpler. Nafta iraniane ka blerës të kufizuar për shkak të sanksioneve të SHBA-së që synojnë ndërprerjen e financimit për programin bërthamor të Teheranit. Sipas Kpler, Kina bleu mesatarisht 1.38 milionë fuçi naftë iraniane në ditë vitin e kaluar, që përfaqësonte rreth 13.4% të totalit prej 10.27 milionë fuçi në ditë të importuar nga deti.
Rafineritë e pavarura kineze, të grupuara kryesisht në provincën Shandong, janë blerësit kryesorë të naftës bruto iraniane, të tërhequr nga zbritja e saj ndaj fuçive të pasanksionuara. Këto rafinerioperojnë me marzhe të ngushta dhe nganjëherë negative dhe janë tkurrur kohët e fundit nga kërkesa e vakët vendase për produkte të rafinuara.
Nafta bruto iraniane e lehtë është tregtuar me rreth 8 deri në 10 dollarë për fuçi nën çmimin ICE Brent për për produktin e dorëzuar në Kinë që nga dhjetori, nga një zbritje prej rreth 6 dollarësh në shtator, thanë tregtarët. Kjo do të thotë që rafineritë kineze kursejnë rreth 8 deri në 10 dollarë për fuçi nëse blejnë naftë bruto iraniane të lehtë në vend të naftës bruto të Omanit të pa sanksionuar.
Irani ka një sasi rekord nafte në rezerva, ekuivalente me rreth 50 ditë prodhim, pasi Kina ka blerë më pak për shkak të sanksioneve dhe Teherani kërkon të mbrojë furnizimet e tij nga rreziku i sulmeve amerikane, tha Kpler.
Uashingtoni rivendosi sanksionet ndaj Teheranit në vitin 2018 dhe administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka vendosur disa raunde të reja sanksionesh ndaj tregtisë së naftës së Iranit që nga marrja e detyrës në janar.
Sanksionet e Trump kanë përfshirë penalizime për tre rafineri kineze. Pekini kundërshton sanksionet e njëanshme dhe e mbron tregtinë e saj me Iranin si të ligjshme. Nafta iraniane e importuar nga Kina zakonisht etiketohet nga tregtarët si me origjinë nga vende të tjera, të tilla si Malajzia, një qendër e madhe transporti, dhe Indonezia.
Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka nisur këtë të martë në rritje duke fituar pikë nga një ditë më parë teksa është blerë këtë mëngjes me 82.3 lekë dhe është shitur me......
Pentagoni “përqafon” chatbot-in Grok të Musk - Hegseth: Do të ndihmojë për më shumë të dhëna për ushtrinë
Sekretari i Departamentit të Luftës, Pete Hegseth, tha se chatbot-i i inteligjencës artificiale, Grok, i Elon Musk, do t'i bashkohet motorit gjenerues të......
Avantazhi i Kinës në inteligjencën artificiale - Gara me SHBA. Çmimet dhe subvencionet, faktorët vendimtarë
Ndërsa diskutimet rreth garës së inteligjencës artificiale midis SHBA dhe Kinës kanë tendencë të përqendrohen në atë se cili vend ka modelet më të fuqishme......
Kosova e mbylli 2025-ën me inflacion 3.9% - Fundviti solli rritjen më të madhe të çmimeve
Viti 2025 u karakterizua me rritje të vazhdueshme të çmimeve të konsumit në Kosovë, duke ndikuar drejtpërdrejt në uljen e fuqisë blerëse të qytetarëve. Sipas......
Rafineria serbe NIS rifillon aktivitetin - Nis furnizimi me naftën e parë bruto pas heqjes së sanksioneve të SHBA-së
Rafineria e vetme serbe e naftës, NIS, e kontrolluar nga Rusia dhe e sanksionuar nga SHBA-të, mori mëngjesin e së martës dërgesat e para të naftës bruto......
Tarifa 25% për vendet që bëjnë biznes me Iranin - Trump nënshkruan ligjin. Synon të izolojë ekonomikisht vendin e Lindjes së Mesme
Presidenti Donald Trump tha se çdo vend që bën tregti me Iranin do të përballet me një tarifë prej 25% “për çdo biznes që bëhet me Shtetet e Bashkuara të......
Java e Zhvillimit të Qëndrueshëm, kryeministri Edi Rama vizitë në Abu Dhabi
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Emiratet e Bashkuara Arabe për të marrë pjesë në Javën e Qëndrueshmërisë “Abu DhabiSustainability Week 2026” (ADSW). Ky......
Pasojat e përmbytjeve, Rama: 500 milionë lekë për kompensimin e qytetarëve
Në një postim në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama ka publikuar shifrat e fondeve buxhetore si reagim ndaj situatës së përmbytjeve të ditëve të fundit.......


