Vaksina e Covid, Pfizer dhe BionTech e vodhën patentën-Gjykata rajonale në Dusseldorf ka vendosur në favor të Modernas
Kompanitë bioteknologjike gjermane, BioNTech dhe partneri i saj amerikan, Pfizer kanë përdorur pa leje pronën intelektuale të Moderna-s gjatë zhvillimit të vaksinës kundër COVID-19 dhe duhet t’i paguajnë asaj një kompensim. BioNTech dhe Pfizer kanë shkelur të drejtat e patentave të Moderna gjatë zhvillimit të vaksinës kundër COVID-19, ka vendosur një gjykatë në Düsseldorf dhe ata duhet t’i paguajnë një kompensim të përshtatshëm. Vendimi përfshin gjithashtu kërkesën për BioNTech dhe Pfizer që të dorëzojnë informacion mbi të ardhurat nga përdorimi i patentës.
“Moderna, e cila ka selinë në SHBA, ka dorëzuar kërkesa për informacion dhe dëmshpërblim për shkeljen e të drejtave të saj të patentave në zhvillimin e vaksinës kundër COVID-19. Gjykata rajonale në Düsseldorf ka vendosur në favor të Modernas”, tha një zëdhënëse, shkruan reuters.
Kompanitë e akuzuara kanë pohuar se Moderna në një njoftim për shtyp në tetor të vitit 2020 lejoi përdorimin e patentës. Sipas pretendimeve të tyre, leja ka qenë e vlefshme deri më 5 maj 2023, kur Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpalli se coronavirusi nuk është më një kërcënim për shëndetin publik.
Gjykata ka arritur në përfundimin se Moderna në një njoftim për shtyp të publikuar më 7 mars 2022 ka tërhequr lejen. Prandaj, sipas mendimit të gjykatës, BioNTech gjerman dhe Pfizer amerikan duhet të paguajnë për përdorimin e patentës për 14 muaj pas tërheqjes së lejes, dhe jo vetëm nga maji i vitit 2023.
Sondazh

Gratë në parlament, si renditet Shqipëria? Arrin një përfaqësim prej 35.7%. Kapërcen mesataren europiane
Një raport i publikuar nga Eurostat ka treguar përqindjen e grave që mbanin poste parlamentare në disa shtete të Europës. Referuar këtyre të dhënave, në......

Festivali i Blerjeve ndez atmosferën në QTU!-Ulje deri në 70%, argëtim dhe super oferta do të jenë prezente deri më 9 mars
Festivali i Blerjeve ka nisur me plot energji në QTU, duke krijuar një atmosferë festive dhe një mundësi të shkëlqyer për të gjithë qytetarët që të......

“Shpenzimet ushtarake për Ukrainën do të shkatërronin BE-në” - Lideri hungarez Orban shpjegon vendimin për të kundërshtuar Brukselin
Kryeministri hungarez Viktor Orban theksoi se Bashkimi Evropian nuk mund ta përballojë financimin e luftës në Ukrainë, pa mbështetjen e Shteteve të......

Ulja e normës, BQE paralajmëron “pasiguri fenomenale” - Rreziku i luftërave tregtare, shpenzimet e mbrojtjes mund të nxisin inflacionin
Banka Qendrore Evropiane uli përsëri normat e interesit, por paralajmëroi për "pasiguri fenomenale", duke përfshirë rrezikun që luftërat tregtare dhe më......

Punimet në Sheshin Shqiponja-Lumi i Tiranës/ ARRSH: Aksi do të bllokohet gjatë natës. Detajet
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se në kuadër të fazës përfundimtare të punimeve të ndërtimit të rrugës në objektin: “Plotësimi, Rakordimi dhe vazhdimi i......

Stagflacioni mund të “godasë” SHBA-në - Tarifat e Trump mund të përkeqësojnë situatën e vështirë ekonomike
Ekonomia e Shteteve të Bashkuara po tregon shenja të stagflacionit, me inflacionin në rritje dhe ngadalësimin e tregut të punës. Kjo mund të krijojë probleme......

Sa shpenzojnë shqiptarët për arsim në vit? Rreth 290 milionë euro në total. Pesha e grupit në konsum, rreth 3.5%
Në Shqipëri, shpenzimet për arsim janë një pjesë e rëndësishme e buxhetit familjar dhe kombëtar. Sipas të dhënave të fundit, fondet e parashikuara për......

Arsimi shqiptar përballë sfidave, Kaptelli: Rritje pagash! - Rama: Paga mesatare e mësuesve do jetë përtej 1 mijë eurove
Shqipëria ka bërë progres të ndjeshëm për sa i përket agjendës së integrimit në Bashkimin Evropian. Si pjesë e rëndësishme e zhvillimit të vendit, arsimi......