Ukraina, sistem të ri për eksportin e drithërave - Rregullat e reja vendosin çmime minimale, parandalojnë shmangien e taksave
Ukraina ka prezantuar një sistem të ri për eksportin e mallrave kryesore bujqësore, duke përfshirë drithërat, që nënkupton ndalimin e eksportit të ngarkesave të mallrave me çmime nën ato të përcaktuara nga Ministria e Bujqësisë.
Ukraina është një nga prodhuesit dhe eksportuesit më të mëdhenj globalë të drithërave dhe farave vajore. Sistemi i ri u bë funksional më 1 dhjetor.
Qeveria nisi planin për të trajtuar deformimet e çmimeve të lidhura me pushtimin rus, i cili ka parë një rritje në blerjet e brendshme me para “cash” të disa produkteve bujqësore dhe eksportimin e tyre të mëvonshëm me çmime artificialisht të ulëta për të shmangur taksat.
Në përputhje me rregullat e reja, çmimet minimale të lejueshme të eksportit do të llogariten në bazë të të dhënave të shërbimit doganor shtetëror, duke marrë parasysh kushtet e dorëzimit për muajin e kaluar dhe duke përdorur një zbritje prej 10%.
Ministria ka publikuar tashmë çmimet minimale në faqen e saj të internetit dhe do ta rifreskojë atë në datën 10 të çdo muaji. Burimet zyrtare thanë gjithashtu se kanë hequr nevojën që eksportuesit të kalojnë procesin e vetingut dhe të marrin licencat për eksportin e produkteve ushqimore.
Mekanizmi nënkuptonte regjistrimin e detyrueshëm të një kompanie eksportuese në një regjistër të posaçëm bujqësor dhe, në mungesë të një regjistrimi të tillë, nevojën për të marrë një licencë për çdo operacion eksporti.

Balluku: Lufta kundër Portit të ri është luftë kundër interesit strategjik të Shqipërisë
“Lufta kundër projektit strategjik të portit të ri të Durrësit është luftë kundër vendosjes së Shqipërisë në hartën e Mesdheut si një pikë e re e rrjetit të......

Tabaku: Integrimi po zhvillohet në mënyrë të mbyllur - Dhuka: Shqipëria i ka pararendur përgatitjet teknike për çeljen e negociatave
Në Komisionin për Çështjet Europiane, u zhvillua shqyrtimi i Draft Pozicionit negociues për Grupimin e VI të kapitujve “Marrëdhëniet me Jashtë”. Në këtë......

2.6 trilionë USD për të ndalur degradimin e tokës - OKB: Investimet synojnë ta mbrojnë nga ndryshimet klimatike
Rikuperimi i tokës së degraduar të planetit dhe frenimi i përhapjes së shkretëtirave do të kërkojnë të paktën 2.6 trilionë dollarë investime deri në fund të......

Qeveria “rrëzon” amendamentin për minimumin jetik - “Nuk ka metodologji të qartë për përllogaritjen e tij”
Pas propozimit nga Partia Demokratike të amendamentit lidhur me minimumin jetik në buxhetin e shtetit për vitin 2025, ka ardhur dhe reagimi nga ana e......

Bie me 0.4 pikë besimi në ekonomi - BSH: Në “krizë” aktiviteti i bizneseve në sektorin e shërbimeve dhe industrisë
Treguesi i ndjesisë ekonomike ka pësuar një rënie me 0.4 pikë në muajin nëntor. Të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se kjo rënie u përcaktua......

Nis shpërndarja e bonusit të fundvitit - Në pak orë u shpërndanë mbi 19 mijë bonuse
Mëngjesin e kësaj të hëne, ka nisur shpërndarja e bonusit të fundvitit. Sipas të dhënave, deri pranë mesditës shpërblimet janë tërhequr nga mbi 19,50......

“Energjia e erës do kapërcejë hidrocentralet” - Raporti i BB për Shqipërinë: Dekarbonizimi i sektorit është i realizueshëm
“Përshpejtimi i tranzicionit të energjisë për të arritur emetimet neto zero në të gjithë ekonominë në Shqipëri deri në vitin 2050 është i realizueshëm, por......

Bashkitë, në “luftë” me borxhet - Bien detyrimet, asnjë njësi me mbi 1 miliard lekë
Njësitë e vetëqeverisjes vendore po ndjekin një trend pozitiv sa i takon shlyerjes së detyrimeve të prapambetura, të cilat në fund të Shtatorit 2024......