Ukraina, 2.9 miliardë euro për blerjen e armëve amerikane/ Fondi do të financohet nga vendet e NATO-s, përveç SHBA-së
Ukraina pret që deri muajin e ardhshëm të ketë rreth 2.9 miliardë euro në një fond të posaçëm për të blerë armë nga Shtetet e Bashkuara dhe për të vazhduar përpjekjet ushtarake kundër pushtimit rus. Kështu deklaroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy përpara mediave në Kiev.
Marrëveshja financiare, e njohur si Lista e Kërkesave Prioritare për Ukrainën, mbledh kontributet nga vendet anëtare të NATO-s, përveç SHBA-së, për të blerë armë, municione dhe pajisje ushtarake amerikane.
“Kemi marrë mbi 2 miliardë dollarë nga partnerët tanë pikërisht për këtë program,” tha Zelenskyy në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola. “Do të marrim edhe fonde shtesë në tetor. Mendoj se do të arrijmë në rreth 2.9 miliardë euro,” shtoi lideri ukrainas.
Ai nuk dha detaje për armët që do të përfshihen në dërgesat e para, por konfirmoi se do të përmbajnë raketa për sistemet mbrojtëse ajrore Patriot dhe municione për strukturat raketore HIMARS.
Sistemet Patriot janë jetike për të mbrojtur vendin nga sulmet ajrore ruse, ndërsa ato HIMARS kanë rritur ndjeshëm aftësinë goditëse precize të ushtrisë ukrainase.
Përfundimi i luftës, që ka zgjatur mbi tre vjet, duket ende larg, pavarësisht përpjekjeve për paqe të udhëhequra nga SHBA.
Një zëdhënës i Kremlinit ritheksoi gatishmërinë e Rusisë për bisedime paqësore, duke u shprehur për gazetarët se “ne mbetemi të hapur për negociata dhe preferojmë të zgjidhim krizën ukrainase përmes mjeteve politike dhe diplomatike.”
Megjithatë, Moska ka kundërshtuar disa nga propozimet kryesore, dhe negociatat nuk kanë përparuar.

“IA mund të transformojë tregtinë globale”/ OBT: Vlera e shkëmbimeve tregtare mund të rritet me 40% deri në 2040
Inteligjenca artificiale mund të rrisë vlerën e tregtisë së mallrave dhe shërbimeve me gati 40% deri në vitin 2040, sipas Organizatës Botërore të Tregtisë.......

Programi qeverisës për rrugët/ Ndërtim i 700 km deri në 2029-ën, ja akset ku do investohet
Ndërtim dhe modernizim i rrjetit rrugor kombëtar është një nga pikat kryesore të programit qeverisës 2025-2029, si pjesë e shtyllës së dytë: Rritja ekonomike......

Gati për Kuvend, sot kryeministri Rama paraqet programin qeverisës, nesër votëbesimi i ministrave
Kryeministri Edi Rama paraqet sot në Kuvend programin qeverisës. Duke nisur nga ora 10:00 e ditës së sotme, kjo senacë pritet të shtrihet në dy ditë pasi pas......

Ministrja Diella ‘e prekshme’ në Facebook: Misioni im, të lehtësoj punën e qeverisë
E njohur tashmë si e para ministre virtuale në botë, Diella bëhet me faqen e saj në Facebook, nga ku ju ka drejtuar një mesazh qytetarëve. I ngarkuar me......

Shqipëria, nën Europën dhe rajonin/ Inflacioni arrin në 2.3% në Gusht sipas matjeve të EUROSTAT
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, që mat rritjen e çmimeve sipas metodologjisë së ‘Agjencisë Europiane të Statistikave’, në muajin Gusht të vitit......

AKSK paralajmëron qytetarët: Mashtrim me SMS për gjoba të rreme rrugore
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka njoftuar qytetarët për një fushatë mashtruese “smishing”, që po qarkullon përmes mesazheve......

BQK lançon Platformën për Krahasimin e Produkteve Financiare. Transparencë më e madhe për qytetarët
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka lansuar zyrtarisht Platformën për Krahasimin e Produkteve dhe Shërbimeve Financiare, një instrument i ri që......

Rama në Parlamentin Europian: Olivier Röpke, një ‘superhero i heshtur’ i Europës
Kreu i qeverisë, Edi Rama, mbajti një fjalim në Parlamentin Europian në nder të përfundimit të mandatit të presidentit të Komitetit Ekonomik dhe Social......