Turqia garanton furnizimin e Hungarisë me gaz rus - Kryeministri Orban njofton marrëveshjen me Presidentin Erdogan

Turqia dhe Hungaria ranë dakord që Ankaraja të garantojë kalimin e gazit rus drejt Budapestit. Kryeministri Viktor Orban vijon të mbështetet tek importet ruse pavarësisht kritikave nga BE dhe NATO.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, dhe kryeministri hungarez, Viktor Orban, kanë rënë dakord që Turqia të garantojë furnizimin me gaz rus të Hungarisë.
Hungaria e ka ruajtur varësinë nga energjia ruse që prej fillimit të luftës në Ukrainë, duke u përballur me kritika nga disa aleatë të Bashkimit Evropian dhe NATO-s.
Budapesti nënshkroi marrëveshje 15-vjeçare me Rusinë në vitin 2021 për të blerë 4.5 miliardë metra kub gaz çdo vit dhe e rriti sasinë e blerjeve nga Gazprom vitin e kaluar, duke importuar rreth 7.5 miliardë metra kub gaz rus përmes tubacionit TurkStream.
“Sot arritëm një marrëveshje me presidentin, që Turqia të veprojë si garantuese e korridorit të furnizimit, në mënyrë që gazi rus të mund të transportohet pa pengesa drejt Hungarisë,” deklaroi Orban në një konferencë për shtyp.
Kryeministri hungarez tha gjithashtu se vendi ka marrë 7.5 miliardë metra kub gaz përmes tubacionit TurkStream deri më tani këtë vit.
Muajin e kaluar, Shtetet e Bashkuara e përjashtuan Hungarinë për një vit nga sanksionet amerikane pavarësisht përdorimit të naftës dhe gazit rus, pasi Orban kërkoi lehtësime gjatë një takimi miqësor me presidentin Donald Trump në Uashington.
Orban u takua gjithashtu me presidentin rus, Vladimir Putin, në Moskë, në fund të nëntorit. Ai deklaroi në atë kohë se po vizitonte Moskën “për t’u siguruar që furnizimi me energji i Hungarisë të jetë i garantuar për këtë dimër dhe për vitin e ardhshëm”.
AKPA: Garancia Rinore mundësi për punësimin e të rinjve - Programet e punësimit shtuan ss7.451 të rinj të punësuar në 10 muaj
Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive bën të ditur se përmes ndërmjetësimit, programeve të nxitjes së punësimit dhe aftësimit profesional, përgjatë 10......
Kursi i këmbimit/ Forcohen Dollari amerikan dhe Paundi britanik!
Dollari amerikan ka regjistruar rritje të vlerës këtë mëngjes në raport me një ditë më parë duke u blerë sot me 82.5 lekë dhe duke u shitur me 83.5 lekë......
SHBA lejon dërgesat e çipeve të IA drejt Kinës - Administrata Trump njofton tarifa 25% mbi këto eksporte
Shtetet e Bashkuara do të lejojnë eksportin e çipeve të inteligjencës artificiale drejt Kinës. Presidenti Donald Trump ka njoftuar tarifa 25% mbi dërgesat,......
Greqia po humb fuqinë punëtore - Vetëm 1 në 10 pensionistë punon. Papunësia e të rinjve, gati 20%
Greqia po i shfrytëzon më pak të rinjtë dhe pensionistët, me papunësinë e personave nën 25 vjeç që shkon gati 20%. Gjithashtu, të dhënat tregojnë se vetëm 1......
“Pagesa direkte për litër qumësht dhe kg mish” - Ekspertja Papa: Të ndryshojë skema e subvencioneve për blegtorët
Mbështetja direkte e dhënë për blegtorinë në bazë të numrit të krerëve që kanë fermerët, nuk po jep efektet e pritura, pasi pavarësisht faktit që aplikohet......
Sa të përfaqësuar janë të rinjtë shqiptarë sot? - Hajdari: S’ka suport në tregun e punës. Tasho: Të rinjtë e viteve ’90, më entuziastë
35 vjet më parë, më 8 dhjetor 1990, pikërisht në qytetin studenti nisi lëvizja studentore, shkëndija e parë e rënies së regjimit komunist në Shqipëri. Filloi......
Shqiptarët nuk i besojnë më televizioneve/ RCC: Rreth 74.9% e të anketuarve deklarojnë se kanë mosbesim ndaj medias
Besimi i qytetarëve shqiptarë ndaj mediave po bie ndjeshëm, sipas të dhënave të fundit nga SecuriMeter për vitin 2025, i publikuar nga Këshilli për......
Bizneset pa furnizues energjie - Vetëm 1 aplikim për Furnizuesin e Mundësisë së Fundit, mbetet kompetencë e FSHU
Furnizuesi i Mundësisë së Fundit për bizneset e liberalizuar që nuk arrijnë të sigurojnë furnizimin me energji elektrike do të mbetet Furnizuesi i Shërbimit......





