Bota Postuar më 1 Shkurt 2025, 13:19

Turqia dyfishon kapacitetin diellor në 2 vite -Synon të arrijë objektivin 120GW deri në 2035

Nga Kristi Ceta

Turqia dyfishon kapacitetin diellor në 2 vite -Synon të arrijë

Turqia e tejkaloi objektivin e saj të energjisë diellore për vitin 2025 prej 19 GW që në gushtin e kaluar, tha kompania Ember në një raport të ri. Kapaciteti total, tani afër 20 GW, u dyfishua në vetëm dy vjet e gjysmë.

Sistemet e energjisë diellore kryesisht për familjet dhe bizneset në Turqi kanë nxitur 94% të rritjes që nga korriku 2022, sipas Ember. Dyfishimi i mëparshëm i kapacitetit të energjisë diellore kërkoi më shumë se katër vjet.

Veçanërisht, parku diellor Karapınar në provincën Konya, me 1.3 GW kapacitet maksimal, është më i madh se çdo objekt i këtij lloji në Evropë. Impianti ka nisur operimin në vitin 2023.

Zhvendosja tek burimet e rinovueshme po ndihmon Turqinë të reduktojë varësinë nga importet dhe të forcojë qëndrueshmërinë ekonomike, thuhet në përditësim. Gjatë dy viteve e gjysmë të fundit, energjia e erës dhe diellore e kanë kursyer vendin nga 15 miliardë dollarë importe gazi. Në të njëjtën periudhë, vetëm panelet diellore furnizonin 6% të totalit të vendit, që nënkupton 5.4 miliardë dollarë më pak shpenzime për gazin e huaj fosil.

Periudhën e fundit, Turqia prezantoi objektivin për të arritur kapacitet të energjisë diellore dhe të erës prej 120 GW brenda vitit 2035. Vendi ka ambicien për ta bërë ekonominë neutrale ndaj karbonit deri në 2053. Përpjekjet përfshijnë mbështetjen për prodhuesit vendas të pajisjeve të energjisë dhe plotësimin e kërkesave në këtë sektor.

 

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat