Turistët kinezë “zbarkojnë” drejt Evropës - Rritet numri i vizitorëve aziatikë, por “tkurren” shpenzimet
Qytetarët amerikanë, të ndjeshëm ndaj kostove, mund të jenë duke reduktuar pushimet e tyre evropiane këtë verë, por një grup tjetër po e zë vendin e lirë: udhëtarët kinezë. Sipas një ankete të Komisionit Evropian të Udhëtimeve, 72% e të anketuarve kinezë thonë se planifikojnë të udhëtojnë në Evropë këtë verë, 10% më shumë se në vitin 2024. Shifrat pasqyrojnë kërkesën më të lartë të qytetarëve kinezë që nga pandemia.
Kjo duhet të shkaktojë një lehtësim për hotelierët, pronarët e restoranteve dhe të bizneseve në të gjithë kontinentin, që varen nga turistët e huaj me shpenzime të mëdha. Përpara se turizmi kinez i jashtëm të ndalonte në vitin 2020, ai përfaqësonte një sektor veçanërisht fitimprurës në Evropë, me udhëtarët aziatikë që renditeshin të dytët për shpenzime, pas amerikanëve.
Turistët kinezë shpenzuan 251 miliardë dollarë jashtë vendit në vitin 2024, sipas OKB-së, duke tejkaluar nivelet para vitit 2020. Kjo e bën Kinën tregun më të madh për sa i përket shpenzimeve të përgjithshme në turizëm, edhe nëse deri vonë shumica e këtyre të ardhurave shpenzoheshin për udhëtime brenda Azisë.
Por ata nuk planifikojnë të shpenzojnë si më parë. Kjo është e dukshme, duke pasur parasysh prirjen e mëparshme të grupit për blerje luksoze. Në fakt, vetëm 29% e të anketuarve thonë se mund të shpenzojnë më shumë se 200 euro në ditë, një rënie prej 44% krahasuar me verën e kaluar, ndërsa 54% e udhëtarëve kinezë synojnë të kufizojnë buxhetet e tyre midis 100 dhe 200 euro në ditë.
Në përgjithësi, vizitorët kinezë po tregohen më të rreptë me shpenzimet se shumica e homologëve të tyre globalë. Sondazhi pyeti 7,100 turistë të udhëtimeve të gjata nga Australia, Brazili, Kanadaja, Kina, Japonia, Koreja e Jugut dhe SHBA, dhe rezultatet tregojnë se 11% e tyre do të ulin shpenzimet e tyre në Evropë këtë verë. Raporti i përgjithshëm i udhëtarëve që shpenzojnë vetëm 100 deri në 200 euro në ditë ishte (40%), më i ulët se përqindjet e udhëtarëve kinezë.
Në një klimë pasigurie ekonomike, pak turistë po shpenzojnë shifra të larta, pavarësisht nga origjina e tyre. Kjo pasqyrohet në të dhënat e Këshillit Botëror të Udhëtimeve dhe Turizmit, që tregojnë se rritja e turizmit pritet të ngadalësohet ndjeshëm në vitin 2025. Vetëm një e treta e të anketuarve amerikanë po planifikojnë udhëtime në Evropë këtë verë, që është 7% më pak se në vitin 2024. Gjithashtu, tre shtete të tjera të anketuara në raport, si Brazili, Kanadaja dhe Japonia, janë në rënie, edhe pse në një shkallë më të vogël. Kostot e larta të udhëtimit dhe planet për të bërë pushime në vend janë pengesat kryesore.

“Zjarrvënia e qëllimshme, akt kriminal. Të zbulohen e ndëshkohen autorët” - Ministri Hoxha, me drejtuesit e Shërbimit Zjarrfikës
Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha kërkoi të ndërmerren masa për parandalimin, ndërhyrjen e shpejtë dhe efikase në raste zjarresh, por edhe për identifikimin......

Apple prezanton veçoritë e reja të “IA” - Zbulon përkthimet “live” dhe teknologjinë e “qelqit të lëngshëm”
Apple njoftoi disa veçori të inteligjencës artificiale, duke përfshirë teknologjinë themelore që përdor për Apple Intelligence, në një përditësim të......

Emigrantët shqiptarë po fitojnë më shumë para’! - 154 mln euro nga paga në 3 muaj. Në një vit u rritën me 12%
Nga puna jashtë vendit, emigrantët shqiptarët kanë përfituar 154.7 milionë euro gjatë tre muajve të parë të vitit 2025. Sipas të dhënave nga Banka e......

Eksportet e Kinës ngadalësohen në maj - Dërgesat drejt SHBA-së u tkurrën me 34.5%, thellohet deflacioni
Rritja e eksporteve të Kinës u ngadalësua në nivelin më të ulët tremujor në muajin maj, ndërsa tarifat e SHBA-së goditën dërgesat. Deflacioni në çmimet e......

Eurobondi rriti me 5.3% borxhin e jashtëm bruto - BSH: Shumica e detyrimeve janë afatgjata. Nuk ndryshon raporti me PBB
Aktualisht, Shqipëria ka 10,677 miliardë euro borxh të jashtëm. Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se stoku i borxhit të jashtëm bruto u......

“Dy orë pushim për faljen e xhumasë” - Diskutohen ndryshime të reja në Kodin e Punës
Leje për falje të namazit, dy orë pushim për faljen e xhumasë si dhe krijimi i hapësirave të faljes për punëmarrësit të cilët janë besimtarë myslimanë. Këto......

Nevoja për rinovimin e godinave - Sektori rezidencial ka gjurmë të ndikimeve në mjedis
Teksa ligji “Për performancën energjetike në ndërtesa” kërkon rikonstruksionin masiv të godinave ekzistuese, të dhënat e Censit të vitit 2023 tregojnë se......

Turistët e huaj apo shqiptarët, kush shpenzon më shumë? Tremujori i parë sjell rekorde të reja, të ardhurat kapin 874 milionë euro
Turizmi në Shqipëri ka vijuar të jetë një burim i rëndësishëm të ardhurash edhe gjatë tre muajve të parë të vitit 2025, duke shënuar një tjetër rekord në......