“TrumpRx.gov, ilaçe më të lira për amerikanët” - Presidenti Trump zbulon faqen e re të internetit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, zbuloi TrumpRx.gov, një faqe interneti që synon t'u ofrojë konsumatorëve qasje në ilaçe me recetë me zbritje dhe një shtyllë qendrore e përpjekjeve të tij për të ulur çmimet e barnave në Shtetet e Bashkuara.
"Njerëzit do të kursejnë shumë para’ dhe do të jenë të shëndetshëm," tha Trump.
Gjashtëmbëdhjetë nga prodhuesit më të mëdhenj globalë të ilaçeve kanë arritur marrëveshje të "kombit më të favorizuar" me administratën Trump për të ulur çmimet e ilaçeve për amerikanët në këmbim të përjashtimeve nga tarifat. Sipas këtyre marrëveshjeve, ata do të ulin çmimet për programin Medicaid të qeverisë dhe nëpërmjet TrumpRx, për konsumatorët që paguajnë me para’ në dorë.
Sipas STAT Neës, faqja e internetit do të mundësohet nga faqja e kursimit të barnave me recetë GoodRx. Ata raportuan se TrumpRx nuk do t'i shesë ilaçet drejtpërdrejt, por do t'i dërgojë pacientët në faqe të tjera për t'i blerë ato.
Për momentin nuk dihet se sa do të kursejnë konsumatorët. Faqja e internetit është e synuar për konsumatorët që kërkojnë të blejnë ilaçe pa përdorur sigurim, që do të thotë se shumica e blerjeve nuk do të llogariten në zbritjet e sigurimeve të pacientëve.
Pacientët amerikanë aktualisht paguajnë shumë më tepër për ilaçet me recetë, shpesh gati tre herë më shumë sesa në vendet e tjera të zhvilluara dhe Trump ka ushtruar presion mbi prodhuesit e ilaçeve që të ulin çmimet e SHBA-së në nivelet e paguara jashtë vendit.
Përveç ilaçeve për obezitetin, barnat që do të jenë të disponueshme në faqen e internetit përfshijnë ilaçin për diabetin Januvia të Merck, holluesin e gjakut Plavix të Sanofi, inhalatorin e astmës Advair Diskus 500/50 të GSK, ilaçin për kolesterolin Repatha të Amgen dhe trajtimin e hepatitit C Epclusa të Gilead.
Si përllogaritet sigurimi i detyruar nga përmbytjet? - Formula/ Merren në konsideratë zonat, lartësia e ndërtesës dhe cilësia
Ndryshe nga sigurimi i tërmeteve, detyrimi ligjor për t’u siguruar nga përmbytjet nuk do të shtrihet në të gjithë vendin, por vetëm në ato zona me risk të......
Të ardhurat reale të familjeve për frymë në Evropë - Në cilin vend u rritën më shumë që nga pandemia?
Të ardhurat reale të familjeve për frymë në BE janë rritur me rreth 7% që nga periudha para pandemisë, por diferencat midis viteve 2019 dhe 2024 ndryshojnë......
Si do mblidhet “taksa” e detyruar e tërmetit? - Modeli turk vs modeli shqiptar, zbatim duke kufizuar shërbimet
Për herë të parë Shqipëria do të aplikojë sigurimin e detyrueshëm nga tërmetet përmes ngritjes së Fondit të Tërmeteve si shoqëria e vetme aksionere për......
Nga cilat vende e blejmë më shtrenjtë mishin? Nga Japonia, te Kili. Furnizuesit më të kushtueshëm dhe më të lirë për vitin 2025
Shqipëria ka importuar mish nga dhjetëra vende gjatë vitit 2025, por çmimi për kilogram ndryshon ndjeshëm në varësi të origjinës. Të dhënat zyrtare të......
Sundimi i ligjit, ku po shkon Shqipëria? Vendi shfaq përmirësime graduale dhe hapësirë për zhvillim në institucione
Indeksi Global i Sundimit të Ligjit, i publikuar nga World Justice Project, e pozicionon Shqipërinë mes vendeve që po punojnë aktivisht për të përmirësuar......
Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan pas luhatjesh të vazhdueshme gjatë kësaj jave e ka mbyllur këtë periudhë pozitivisht duke fituar pikë nga dita e djeshme teksa është blerë......
Linja e re 110 kV Zogu i Zi-Tirana, Qendër - Hapet gara për ndërtimin. Përmirësohet siguria e furnizimit me energji elektrike
Operatori i Sistemit të Transmetimit ka shpallur hapjen e garës për ndërtimin e linjës së re elektrike 110 kilovolt Zogu i Zi – Tirana, Qendër, si dhe për......
Digjitalizimi i shërbimeve doganore, treguesit kryesorë janar–dhjetor 2025
Gjatë periudhës janar–dhjetor 2025, shërbimet doganore të ofruara përmes platformës e-Albania kanë shënuar një rritje të qëndrueshme, duke reflektuar......


