Trump, thirrje BE-së - I kërkon bllokut të vendosë tarifa 100% ndaj Kinës dhe Indisë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka kërkuar Bashkimit Evropian të vendosë tarifa deri në 100% ndaj Kinës dhe Indisë për shkak të blerjeve të naftës nga Rusia. Kjo përpjekje synon të rrisë presionin ndaj Moskës që t’i japë fund luftës në Ukrainë.
Trump e bëri këtë kërkesë gjatë një takimi me zyrtarë të lartë amerikanë dhe evropianë në Uashington. Sipas raportimeve, Uashingtoni është gjithashtu i gatshëm të “pasqyrojë” çdo tarifë që Evropa mund të vendosë ndaj këtyre dy vendeve.
SHBA tashmë ka vendosur një tarifë ndëshkuese prej 25% ndaj importeve indiane, për shkak të blerjeve të naftës ruse nga ana e Nju Delhit, duke i çuar detyrimet totale doganore deri në 50%. India i ka quajtur këto tarifa “të padrejta, të pajustifikuara dhe të paarsyeshme”, ndërkohë që ka theksuar se si SHBA ashtu edhe BE vijojnë të bëjnë tregti me Rusinë.
Sipas të dhënave nga Komisioni Europian, tregtia dypalëshe e BE-së me Rusinë ka qenë 67.5 miliardë euro në vitin 2024, ndërsa tregtia e shërbimeve për vitin 2023 ka arritur në 17.2 miliardë euro.
Nga ana tjetër, të dhënat nga ambasada indiane në Moskë tregojnë se tregtia dypalëshe mes Indisë dhe Rusisë ka arritur në një rekord prej 68.7 miliardë dollarësh për vitin që përfundon në mars 2025, afro 5.8 herë më shumë se nivelet përpara pandemisë.
Kina, blerësi më i madh i naftës ruse, deri tani ka shpëtuar nga tarifat “dytësore”, pasi ka arritur një marrëveshje me SHBA-në për të ulur detyrimet e reja mbi produktet kineze në nivelin 30%.
Propozimi i Trump vjen në një kohë kur takimi i tij me presidentin rus Vladimir Putin në Alaskë muajin e kaluar nuk ka sjellë përparim domethënës për një armëpushim në Ukrainë. Pas takimit, Putin u tha gazetarëve gjatë një konference të përbashkët me Trump se “shkaqet themelore” të konfliktit duhen adresuar për të arritur një paqe të qëndrueshme.
Ndërkohë që përpjekjet e Uashingtonit për të ndërmjetësuar një marrëveshje paqeje kanë dështuar, Putin duket se ka forcuar lidhjet me presidentin kinez Xi Jinping dhe kryeministrin indian Narendra Modi gjatë takimit të tyre në Samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait në Pekin javën e kaluar.

“Kosova në kufi të varfërisë energjetike” - Për shkak të rritjes së çmimit. Studimi i INDEP: Rikthim pas në vitin 2007
“Kosova është në kufi të varfërisë energjetike, për shkak të shtrenjtimit të rrymës”, vlerësoi një studim i fundit i Institutit për Politika Zhvillimore......

Kursi i këmbimit/ Forcohen Dollari dhe Paundi. Franga humbet pikë!
Dollari amerikan ka rikuperuar disi këtë mëngjes duke regjistruar rritje të lehtë të kuotës teksa është blerë sot me 82.3 lekë dhe është shitur me 83.7 lekë......

Greqia, “kritike” për planin energjetik të SHBA-së - Në fokus, eksportet e gazit amerikan dhe ndërtimi i anijeve
Vizita e Sekretarit të Brendshëm të Shteteve të Bashkuara, Doug Burgum, në Greqi, në cilësinë e tij si kryetar i Këshillit të Dominancës Energjetike të......

Volkswagen, 1 miliard euro për IA - Kompania synon të rrisë efikasitetin e të përshpejtojë zhvillimin e makinave
Volkswagen do të investojë deri në 1 miliard euro për inteligjencën artificiale deri në vitin 2030, duke integruar këtë teknologji në çdo sektor të......

Transporti detar nga Durrësi, në 7 muaj hynë dhe dolën 350 mijë udhëtarë
Porti i Durrësit shënon një rritje tjetër në shifrat e transportit të udhëtarëve. Sipas një njoftimi në rrjetet sociale të Autoritetit Portual të Durrësit......

Tiranë, Këshilli Bashkiak shton edhe 78 kredi të buta për strehim
Këshilli Bashkiak i Tiranës në mbledhjen e tij të fundit miratoi shtimi i numrit të familjeve që përfitojnë nga programi i subvencionimit të interesave të......

‘Lidershipi’ i Henry Kissinger vjen në shqip, Kryeministri Rama autor i parathënies
I pranishëm në prezantimin e librit të Henry Kissinger në Tiranë, ishte i pranishëm edhe ish-Kryeministri italian dhe ish-ministri i Jashtëm Massimo......

Elon Musk mund të jetë trilioneri i parë i botës në 2027
Në vitin 2027 parashikohet të shënohet rekordi i parë historik në botën e pasurisë personale. Elon Musk mund të bëhet trilioneri i parë i botës. Sipas......