Trump: Tarifa vendeve që e kundërshtojnë për Groenlandën/ Kërcënim aleatëve evropianë me tarifa mbi produktet farmaceutike

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se mund të zbatojë tarifa për vendet që kundërshtojnë kontrollin e Groenlandës nga Uashingtoni. Presidenti amerikan ka këmbëngulur për muaj të tërë që Uashingtoni duhet të kontrollojë Groenlandën, një territor gjysmëautonom i Danimarkës, aleatit të NATO-s, duke përmendur arsye sigurie kombëtare.
Gjatë një eventi në Shtëpinë e Bardhë në lidhje me kujdesin shëndetësor rural, Trump tregoi se si i kishte kërcënuar aleatët evropianë me tarifa mbi produktet farmaceutike, duke vënë në dukje se ai mund ta përdorë përsëri strategjinë për të arritur këtë objektiv.
“Mund ta bëj këtë edhe për Groenlandën”, ka thënëTrump. “Mund t’u vendos tarifa vendeve nëse nuk pajtohen me Groenlandën, sepse ne kemi nevojë për Groenlandën për sigurinë kombëtare. Kështu që mund ta bëj këtë”, ka thënë Trump.
Komentet erdhën pas bisedimeve të dështuara midis zyrtarëve danezë dhe të Gronlandës me ata amerikanë në fillim të javës në Uashington, të cilat synonin të gjenin mënyra për të kënaqur shqetësimet e SHBA-së, pa përdorur kërcënime apo aneksim.
Në bisedime morën pjesë ministrat e jashtëm të Danimarkës dhe Groenlandës, të cilët u takuan me zëvendëspresidentin e SHBA-së JD Vance dhe sekretarin e shtetit Marco Rubio.
Ai takim nuk i zgjidhi dallimet e thella, por prodhoi një marrëveshje për të ngritur një grup pune për qëllimin e të cilit Danimarka dhe Shtëpia e Bardhë ofruan më pas pikëpamje publike krejtësisht të ndryshme.
Udhëheqësit evropianë kanë këmbëngulur se vetëm Danimarka dhe Groenlanda duhet të vendosin për çështjet që kanë të bëjnë me territorin, dhe Danimarka tha këtë javë se po rrit praninë e saj ushtarake në Groenlandë në bashkëpunim me aleatët.
7.1 mln euro nga shitja e energjisë/ Reshjet shtojnë prodhimit, KESH zhvillon 3 procedura
Teksa prurjet në Kaskadën e Drinit shënuan nivele të larta si pasojë e reshjeve të javëve të fundit, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka zhvilluar disa......
Berlin, ministri Salla: Kërkesat e kapitujve 11, 12 e 13 thelbësore për një bujqësi moderne
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, ndodhet në Berlin( Gjermani në një vizitë zyrtare në kuadër të Forumit Global për Bujqësinë dhe......
Stoku 48 milionë euro, rriten investimet sllovene në Shqipëri, Ibrahimaj: Tregues pozitivë për klimën e investimeve
Investimet sllovene në Shqipëri kanë shënuar një trend të qëndrueshëm rritjeje gjatë viteve të fundit. Sipas ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina......
Nëndeklarimi i pagave, ndërtuesit në fokusin e tatimeve/ Kontroll të kontratave të shitjeve dhe burimit të të ardhurave
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se duke nisur nga 16 janari ka filluar kontrollet në terren për nëndeklarimin e pagave në sektorin e ndërtimit.......
Raporti, ku mund të investoni në 2026? ALTAX zbulon sektorët më premtues për Shqipërinë!
Ekonomia shqiptare premton mundësi të mira investimi në sektorë me rritje të qëndrueshme dhe kthim relativisht të shpejtë kapitali. Ky është thelbi I një......
Leksionet që nxorrëm nga përmbytjet/ Cilat janë 3 masat që duhet të merren për bujqësinë?
Përmbytjet nuk janë më një ngjarje e jashtëzakonshme, por një sfidë që po përsëritet vit pas viti. Ato lënë pas toka të mbuluara nga uji, prodhim të humbur......
Marketingu 2026: Sfida e inteligjencës artificiale/ Ekspertët: Algoritmet po prodhojnë volum dhe jo vlerë
Industria globale e marketingut po hyn në vitin 2026 në një fazë të re polarizimi, e shtyrë fuqishëm nga inteligjenca artificiale. Kështu vlerëson një......
Rregulla të reja për tregjet e peshkut- Pr.ligji/ Produktet do të shoqërohen me origjinën dhe kategoritë
Qeveria do të vendosë rregulla të reja për tregjet e produkteve të peshkimit, duke krijuar një mekanizëm të qartë për funksionimin e tij, sipas standardeve......


