Bota Postuar më 10 Shkurt 2025, 12:07

Trump, tarifa 25% për çelikun dhe aluminin - Masa pritet të godasë kryesisht Kanadanë, Brazilin, Meksikën

Nga Kristi Ceta

Trump, tarifa 25% për çelikun dhe aluminin - Masa pritet të

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se do të vendosë tarifa të reja prej 25% për të gjitha importet e çelikut dhe aluminit në SHBA, përveç detyrimeve ekzistuese të metaleve.

Ai tha gjithashtu se do të shpallë tarifat reciproke të martën ose të mërkurën, që do të hyjnë në fuqi menjëherë, duke i zbatuar ato në të gjitha vendet dhe duke u përshtatur me tarifat e vendosura nga secili vend.

Burimet më të mëdha të importeve të çelikut të SHBA-së janë Kanadaja, Brazili dhe Meksika, të ndjekura nga Koreja e Jugut dhe Vietnami, sipas të dhënave të qeverisë dhe Institutit Amerikan të Hekurit dhe Çelikut.

Me një diferencë të madhe, Kanadaja e pasur me hidrocentrale është furnizuesi më i madh i metalit primar të aluminit në SHBA, duke zënë 79% të importeve totale në 11 muajt e parë të 2024.

"Çeliku dhe alumini kanadez mbështesin industritë kryesore në SHBA, si mbrojtja, ndërtimi i anijeve dhe makinat," postoi Ministria kanadeze e Inovacionit.

Gjatë mandatit të tij të pare, Trump vendosi tarifa prej 25% për çelikun dhe 10% për aluminin, por më vonë pati përjashtime për disa partnerë tregtarë, duke përfshirë Kanadanë, Meksikën dhe Brazilin. Meksika është një furnizues kryesor i skrapit të aluminit dhe lidhjeve të aluminit.

Ish-presidenti Joe Biden negocioi më vonë marrëveshjet e kuotave pa taksa me Britaninë, Bashkimin Evropian dhe Japoninë. Nuk ishte menjëherë e qartë nga njoftimi i Trump se çfarë do të ndodhë me ato përjashtime dhe marrëveshje kuotash.

Kuebeku në Kanada eksporton 2.9 milionë ton alumin në SHBA, pra 60% të nevojave. Sipas zyrtarëve kanadezë, vendi duhet të fillojë të rinegociojmë marrëveshjen e tregtisë së lirë me Shtetet e Bashkuara sa më shpejt të jetë e mundur, për t’i dhënë fund kësaj pasigurie.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat