Trump shton presionin ndaj industrisë farmaceutike - U kërkon kompanive të ulin çmimet e barnave në SHBA
Shtëpia e Bardhë njoftoi se Presidenti Donald Trump u dërgoi letra drejtuesve të 17 kompanive të mëdha farmaceutike, duke u kërkuar të ulin çmimet e barnave me recetë në SHBA.
Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv gjithëpërfshirës në maj duke specifikuar se prodhuesit e barnave duhet të ulin çmimet në SHBA, për t'u përputhur me ato jashtë vendit. Nëse kompanitë nuk e zbatojnë urdhrin, qeveria mund të përdorë rregulloren për të ulur kostot ose të ndjekë masa të tjera, të tilla si importimi i ilaçeve më të lira nga shtetet e tjera.
Presidenti amerikan u dërgoi letrat drejtuesve ekzekutivë të Eli Lilly, Regeneron, Johnson & Johnson dhe AstraZeneca, ndër të tjera, njoftoi Shtëpia e Bardhë. "Shumica e propozimeve që Administrata ka marrë për të 'zgjidhur' këtë çështje kritike kishin të bënin me zhvendosjen e fajit dhe kërkimin e ndryshimeve në politika që do të rezultonin në miliarda dollarë ndihma për industrinë", shkroi Trump në letrat drejtuar firmave.
Ai u bëri thirrje prodhuesve të barnave të ofrojnë çmime të favorshme për çdo pacient të regjistruar në programin shëndetësor qeveritar Medicaid për njerëzit me të ardhura të ulëta, si dhe të garantojnë çmime të tilla për barnat e reja. Politika synon uljen e kostove në nivelin më të ulët të mundshëm të paguar nga anëtarët e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, që përfshin shumicën e ekonomive më të mëdha në botë.
Trump tha gjithashtu se kompanitë duhet të kthejnë të ardhurat e tepërta të fituara jashtë shtetit, duke ulur çmimet në SHBA për pacientët dhe taksapaguesit amerikanë përmes një marrëveshjeje me qeverinë. Ai u kërkoi firmave të përcaktojnë se nuk do t'u ofrojnë vendeve të tjera të zhvilluara çmime më të mira se ato që u ofrojnë Shteteve të Bashkuara. Po ashtu, lideri amerikan shtoi se administrata e tij do të ofrojë mënyra për të eliminuar ndërmjetësit dhe për t'u shitur produktet drejtpërdrejt pacientëve. Sipas dokumentit, kompanitë kanë afat deri më 29 shtator për t'u përgjigjur me angazhime ndaj këtyre kushteve.

BE, gati të financojë një program të ri për Shqipërinë - Nga lufta kundër korrupsionit, te siguria ushqimore. Ku do të shkojnë 67.3 mln euro?
Në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Paraanëtarësimit (IPA III), Bashkimi Evropian do t'i ofrojë Shqipërisë 67.3 milionë euro për mbështetjen e luftës......

Subvencionim i kredisë me interes 0% për banesa - Cilat janë kategoritë përfituese? Programi zbatohet nga Enti Kombëtar i Banesave
Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim në mbështetje të familjeve në nevojë për strehim, duke përcaktuar procedurat dhe dokumentacionin për përfitimin......

Sa kushton të shëtisësh Shqipërinë? - Nga jugu deri në veri këto janë kostot për çdo turist
Prej disa vitesh, Shqipëria ka hyrë fuqishëm në hartën turistike të Europës dhe botës, duke tërhequr miliona vizitorë çdo vit. Bregdeti I bukur, qytetet......

Makineritë bujqësore pa TVSH - E-Albania informon mbi hapat që duhen ndjekur nga agrobizneset!
Portali i qeverisë e-Albania njoftoi sot në rrjetet sociale se agrobiznesi është i përjashtuar nga TVSH-ja për importin e makinerive dhe pajisje në funksion......

Çfarë ka ndodhur këtë fillim muaji në tregun valutor?
Dollari amerikan duket se ka ruajtur relativisht vlerat e një dite më parë duke e nisur muajin pozitivisht teksa është blerë këtë mëngjes me 84.2 lekë dhe......

Emetimet nga zjarret, në nivele rekord - Nxehtësia ekstreme dhe thatësira nxisin përhapjen e flakëve në Evropë
Zjarret në të gjithë Evropën janë rritur në nivele rekord këtë verë, me flakë intensive të nxitura nga temperaturat e larta dhe kushtet e thata. Një total......

Sa para’ ka mbledhur KPP nga tenderët në 6 muaj? - Regjistrohen 501 ankesa, shënohet rënie krahasuar me 2024
Në 6 muajt e parë të këtij viti, në Komisionin e Prokurimeve Publike, janë adresuar 501 ankesa nga operatorët ekonomikë. Ndërkohë, qershori është muaji i......

Produktet e shportës në Evropë - Cilat qytete kanë çmimet më të larta?
Çmimet e shportës reflektojnë pabarazi të konsiderueshme në të gjitha qytetet evropiane, madje edhe midis atyre në të njëjtin shtet. "Indeksi i Shportës" i......