Trump rrit tarifat tregtare për Korenë e Jugut - Nga 15, në 25%. Qeveria koreane nuk ka miratuar marrëveshjen dypalëshe

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se do të rrisë tarifat për disa mallra nga Republika e Koresë nga 15, në 25 për qind, duke akuzuar qeverinë e këtij vendi se nuk ka miratuar një marrëveshje dypalëshe tregtare me Shtetet e Bashkuara.
"Meqenëse qeveria koreane nuk e ka miratuar Marrëveshjen tonë Historike Tregtare, e cila është prerogativë e tyre, unë po rris tarifat e Koresë së Jugut për automjetet, drurin, farmaceutikën dhe të gjitha tarifat e tjera reciproke, nga 15, në 25 përqind", shkroi ai në mediat sociale.
"Qeveria e Koresë së Jugut nuk po i përmbahet Marrëveshjes me Shtetet e Bashkuara. Unë dhe Presidenti Lee arritëm një Marrëveshje të Madhe për të dy vendet më 30 korrik 2025 dhe i riafirmuam këto kushte ndërsa isha në Kore më 29 tetor 2025", tha Trump
Sipas marrëveshjes së finalizuar nga Trump dhe Presidenti i Koresë së Jugut, Lee Jae Myung, në tetor 2025, Shtetet e Bashkuara do të vendosnin tarifa të përgjithshme prej 15 përqind për importet nga Koreja e Jugut, 10 pikë përqindjeje më të ulëta se niveli që kishte kërcënuar Trump. Në këmbim, Koreja e Jugut pranoi të investonte 350 miliardë dollarë amerikanë në Shtetet e Bashkuara.
Koreja e Jugut është një partner i rëndësishëm tregtar për Shtetet e Bashkuara, që importuan mallra me vlerë mbi 100 miliardë dollarë në vitet e fundit.
Zyra presidenciale e Republikës së Koresë së Jugut tha se nuk ka marrë asnjë njoftim zyrtar nga SHBA-të në lidhje me rritjen e fundit të tarifave dhe se ministri i tregtisë së vendit do të vizitojë Shtetet e Bashkuara për të diskutuar çështjen.
Doganat, krijohet “dritarja e vetme kombëtare” - Lehtësohet tregtia. Kosto 1.4 milionë USD/vit. Tarifa deri në 75 euro për bizneset
Dogana shqiptare do të funksionojë me një Dritare të Vetme Kombëtare. Projektligji i hedhur për konsultim publik, përcakton rregullat për krijimin dhe vënien......
Luhatje në tregun valutor – Sa këmbehen sot monedhat e huaja?
Dollari amerikan ka regjistruar edhe këtë mëngjes luhatje të lehta të vlerës relativisht pozitive krahasuar me një ditë më parë duke u blerë sot me 81 lekë......
Nënshkruhet marrëveshja BE-Indi - Tregtia e lirë, çfarë përfitojnë vendet evropiane?
Pas muajsh negociatash intensive, Komisioni Evropian përfundoi të martën një marrëveshje të tregtisë së lirë me Indinë, e cila ul ndjeshëm tarifat për......
Vendi me 5,4 mln banorë prodhon 1 mln makina - Si arriti Sllovakia të mbledhë kaq shumë prodhues makinash?
Sllovakia, e cila numëron 5.4 milionë banorë, prodhon pothuajse një milion makina në vit. Ky numër është i vogël në krahasim me prodhuesit më të mëdhenj në......
Hamburg, pakt për 100 gigavat energji eolike - BE: Energjia e pastër, zhvillim dhe sovranitet
Britania, Gjermania, Danimarka dhe vende të tjera të Europës do të nënshkruajnë një pakt për energji të rinovueshme në një samit në Hamburg, duke siguruar......
Si ndryshojnë taksat e shërbimeve digjitale në Evropë? - Mesatarisht janë 3-5%. Hungaria ka normën më të lartë prej 7.5%
Ekonomia digjitale paraqet sfida në rritje për sistemet tatimore, pasi shërbimet online nxjerrin në pah kufizimet e kornizave aktuale. Sipërmarrjet virtuale,......
1 miliardë euro investime ne energji - Paketa e reformave ekonomike 2026-2028, rritje e investimeve te huaja
Paketa e re e reformave të zhvillimit ekonomik, pritet të sjellë një rritje të ndjeshme të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), duke e përmirësuar rritjen......
“Floririn merreni, hebrenjtë jo”, fjalët e Edi Ramës që ngritën në këmbë Parlamentin e Izraelit
Në një seancë të posaçme, Kryeministri Rama iu drejtua parlamentit izraelit me një fjalim, pasi u prit me ceremoni shtetërore nga Kryeministri Netanjahu dhe......


