Trump promovon kriptomonedhat - Urdhëron krijimin e një grupi pune për rregulloret e reja të industrisë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, urdhëroi krijimin e një grupi pune për kriptovalutat, i ngarkuar me hartimin e rregulloreve të reja të aseteve digjitale dhe eksplorimin e krijimit të një stoku kombëtar të kriptomonedhave.
Tramp urdhëroi gjithashtu që shërbimet bankare për kompanitë e kriptove të mbroheshin, pasi industria pretendon se rregullatorët amerikanë i kanë nxitur huadhënësit të heqin kompanitë e kriptove nga shërbimet bankare. Urdhri ndaloi krijimin e monedhave digjitale të bankës qendrore në SHBA, të cilat mund të konkurronin me kriptovalutat ekzistuese.
Gjatë fushatës, Trump u zotua se do të ishte një "kriptopresident" dhe do të promovonte adoptimin e aseteve digjitale. Kjo është në kontrast të plotë me rregullatorët e ish-presidentit Joe Biden, të cilët, në një përpjekje për të mbrojtur amerikanët nga mashtrimi dhe pastrimi i parave, goditën industrinë, duke paditur shkëmbimet Coinbase, Binance dhe dhjetëra të tjerë, pasi sipas tyre po shkelnin ligjet e SHBA-së.
Urdhri i fundit u brohorit nga industria e kriptove, e cila kishte shtyrë që administrata e re të dërgonte një sinjal të fortë mbështetjeje në ditët e para të Trump në detyrë.
"Duke marrë një qasje të gjithë qeverisë ndaj kriptos, administrata po bën një hap të rëndësishëm drejt shkrimit të rregullave të qarta dhe të qëndrueshme në këtë sektor," thanë burime të industrisë.
Nëse zbatohet nga rregullatorët përkatës, urdhri i Trump ka potencialin për të shtyrë kriptovalutat në rrjedhën kryesore, shpjegojnë ekspertët. Ai pason njoftimin e Komisionit të Letrave me Vlerë para disa ditësh se po krijonte një grup pune për të rinovuar politikën e kriptove.
Sondazh

Firmoset marrëveshja e vendit pritës me Shqipërisë dhe Bankës Europiane të Investimeve!
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka njoftuar sot në rrjetet sociale se marrëveshja e Vendit Pritës e nënshkruar sot mes Shqipërisë dhe......

“Makina fluturuese deri në 2027” - Serbia, në negociata me SHBA-në dhe Kinën për projektin ambicioz
Serbia synon të prezantojë makinat fluturuese deri në vitin 2027, sipas presidentit Aleksandar Vuçiç, i cili e dha lajmin gjatë Forumit Ekonomik Botëror në......

Tryeza për projektimin e Shqipërisë 2050 - Çfarë duhet bërë për një ambient më të sigurt?
Shoqëria civile, ekspertë ligjorë dhe jo vetëm, organizuan një tryezë të rumbullakët ku hodhën diskutime mbi problemet ekonomike, sociale, politike etj në......

Pritet të ngrihet Banka Shqiptare e Zhvillimit - Rama: Garanci sovrane edhe për bizneset e vogla dhe të mesme
Shqipëria po bashkëpunon me Bankën e Italisë, Cassa Depositi e Prestiti, për ngritjen e një Banke Shqiptare Zhvillimi, e cila do të rrisë financimin ndaj......

“Sheba Medical Center”, partner strategjik i QSUNT - Spitali Onkologjik do të transformohet në një shërbim nga më bashkëkohorët
Spitali Onkologjik në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” do të transformohet në një shërbim nga më bashkëkohorët, duke çelur një kapitull të ri......

Transporti hekurudhor e detar, me sisteme inteligjente - Miratohet dokumenti/ Shërbim më i sigurt e më efikas për qytetarët dhe mallrat
Teksa një sërë projektesh në sektorin hekudhuror dhe atë portual janë në zhvillim, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka miratuar “Dokumentin e......

600 mld USD investime në SHBA - Arabia Saudite synon zgjerimin e tregtisë me Trump
Agjencia shtetërore e lajmeve në Arabinë Saudite raportoi se princi i kurorës synonte të rriste ndjeshëm investimet në ekonominë amerikane gjatë mandatit të......

Viti 2024, 11.7 milionë të huaj zgjodhën Shqipërinë / Turizmi u zhvillua gjatë gjithë vitit, surprizon muaji shkurt
Në vitin 2024, Shqipëria regjistroi rekord në numrin e të huajve që vizituan vendin, me 11.7 milionë turistë të huaj që e zgjodhën Shqipërinë si......