Trump premton marrëveshje tregtare me BE-në - Lideri amerikan dhe kryeministrja italiane Meloni diskutojnë për tarifat
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni u takua me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, ku presidenti amerikan theksoi marrëdhënien shumë të mire mes Italisë dhe SHBA-së. Ai gjithashtu deklaroi se "do të ketë një marrëveshje tregtare, 100%", në lidhje me tarifat që "prekin" Evropën. Trump madje nënvizoi se "do të jetë një marrëveshje e drejtë".
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve para fillimit të drekës me Meloni-n, Trump tha se negociatat tregtare me vendet e tjera po "shkonin shumë mirë", por këmbënguli se SHBA "nuk ishte me nxitim" për të përfunduar bisedimet.
"Shtetet e Bashkuara janë mashtruar... Kjo nuk do të ndodhë më, por ne do të bëjmë marrëveshje të drejta", tha ai. Lideri amerikan theksoi gjithashtu se do të bënte "një marrëveshje shumë të mirë" me Kinën. Trump vlerësoi Meloni-n, duke thënë se ajo është "një kryeministre e shkëlqyer" dhe "po bën një punë fantastike në Itali".
"Jemi shumë krenarë për të. E njihja që nga fillimi. E dija që kishte talent të madh. Ajo është një nga udhëheqëset e vërteta të botës. Dhe jam shumë krenar që jam me të", tha ai. Duke iu përgjigjur komenteve të tij, Meloni shprehu bindjen se BE do të arrinte një marrëveshje për tarifat dhe do ta ftonte Trump të vinte në Itali.
Kryeministrja italiane është udhëheqësja e parë evropiane që takohet me Donald Trump që kur ai vendosi tarifa prej 20% ndaj Bashkimit Evropian. Të dyja palët tani i kanë pezulluar tarifat për 90 ditë.
Ajo tha se është "e vetëdijshme për atë që përfaqëson dhe atë që mbron" përpara takimit, gjatë të cilit do të përpiqet ta bindë Trump për avantazhet e një marrëveshjeje "zero-me-zero" me BE-në.
Disa në Evropë shpresojnë se marrëdhënia e ngushtë e Meloni me Trump mund të ndihmojë në zgjidhjen e situatës. Por disa paralajmërojnë se takimi mund të thyejë unitetin evropian, pasi strategjia e Trump me "bisedimet dypalëshe" është të "përçajë evropianët".
Sondazh

Ushtria e SHBA-së, pjese e bisedimeve për tarifat - Trump përfshin kostot e trupave amerikane në negociata me aleatët aziatikë
Dhjetëra mijëra trupa amerikane të stacionuara në Korenë e Jugut dhe Japoni duket se do të jenë pjesë e negociatave tarifore të Presidentit Donald Trump,......

Pika të reja panoramike në Vlorë - FSHZH hap tenderin 46,3 milionë lekë për dy viewpoint-e (FOTOT)
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur hapjen e tenderit, për ndërhyrje për përmirësimin e aksesit turistik, pika panoramike, viewpoint përgjatë rrugës......

Superstrada Tiranë–Durrës/ Balluku: Me kushte dhe parametra europiane të sigurisë rrugore!
Zv.kryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka publikuar sot në rrjetet sociale foto se si do të jetë në përfundim......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan e ka mbyllur javën negativisht duke regjistruar rënie të vazhdueshme përgjatë këtyre ditëve duke u blerë këtë të premte me 86.7 lekë dhe......

Mbrojtje për pronën e dëmtuar të efektivëve në detyrë - Qeveria kompenson deri në 1 milion lekë për punonjësit e policisë
Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin e ri që përcakton kriteret dhe procedurat për dhënien e kompensimit të menjëhershëm financiar punonjësve të......

Kina “shkarkohet” në Evropë - OBT parashikon rritjen e eksporteve kineze në BE këtë vit
Disa javë pas valës së parë të njoftimeve të tarifave nga Uashingtoni, të dhënat e tregtisë ndërkombëtare tregojnë një perspektivë të dobët. Shenjat kryesore......

Tryeza e tregut të energjisë, Balluku: Shqipëria në rritje të vazhdueshme në fushën energjitike
Shqipëria është në rritje të vazhdueshme në fushën energjitike, është shprehur zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë,......

Mbrojtje për pronën e dëmtuar të efektivëve në detyrë-Qeveria kompenson deri në 1 milion lekë për punonjësit e policisë
Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin e ri që përcakton kriteret dhe procedurat për dhënien e kompensimit të menjëhershëm financiar punonjësve të......