Bota Postuar më 25 Korrik 2025, 09:34

Trump “përplaset” me kreun e Fed/ Normat e interesit dhe kostot e rinovimit të selisë, në fokus të takimit

Nga Kristi Ceta

Trump “përplaset” me kreun e Fed/ Normat e interesit dhe kostot

Presidenti Donald Trump pati përplasje me kryetarin e Rezervës Federale, Jerome Powell, gjatë një vizite të rrallë presidenciale në selinë e bankës qendrore.

Trump vazhdoi fushatën e tij të presionit mbi Rezervën Federale për të ulur normat e interesit. Ai vizitoi selinë e saj në Uashington për të parë rinovimet e kushtueshme që sipas tij janë të barasvlershme me mashtrim.

Përveç normave të interesit, Trump e ka kritikuar projektligjin prej 2.5 miliardë dollarësh për rinovimin e ndërtesave historike të Rezervës Federale. Presidenti pretendoi se projektligji për rinovimet tani do të kushtonte 3.1 miliardë dollarë.

"Duket sikur është rreth 3.1 miliardë dollarë, u rrit pak ose shumë," tha Trump. Powell, dukshëm i irrituar, u shpreh se nuk është në dijeni të kësaj çështjeje. Presidenti u tërhoq nga deklaratat e mëparshme në të cilat kishte sugjeruar se do ta shkarkonte Powell. Ai shtoi se "të bësh këtë është një lëvizje e madhe dhe nuk mendoj se është e nevojshme. Unë besoj se ai do të bëjë gjënë e duhur."

Vizita në Rezervën Federale vjen më pak se një javë para se 19 zyrtarët e bankës qendrore të mblidhen për një takim dyditor në lidhje me normat e interesit, ku pritet gjerësisht që ata ta lënë normën bazë në rangun 4.25%-4.50%.

Trump ka kërkuar që Rezerva Federale të ulë normat e interesit me tre pikë përqindjeje. Lideri amerikan ka kritikuar vazhdimisht Powell, pasi sipas tij, nuk po ndërmerrte veprimet e duhura në lidhje me normat e interesit në SHBA. Ai gjithashtu ka përmendur shpesh mundësinë e shkarkimit të kreut të Fed.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat