Trump njofton marrëveshje për TikTok/ Kompania kineze ByteDance pranon transferimin e aseteve në SHBA
Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi arritjen e një marrëveshjeje midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës për të lejuar që TikTok të vazhdojë të operojë në SHBA. Tre burime të njohura me çështjen thanë se marrëveshja është e ngjashme me atë që ishte diskutuar më herët këtë vit.
Sipas paktit, asetet amerikane të TikTok do të transferohen te pronarë amerikanë nga kompania kineze ByteDance, duke u dhënë fund zvarritjeve që kanë zgjatur për afro një vit. Një marrëveshje për aplikacionin, që numëron 170 milionë përdorues në SHBA, do të përbënte një hap të rëndësishëm përpara në negociatat e gjata mes dy ekonomive më të mëdha të botës.
“E kemi një marrëveshje për TikTok... Kemi një grup kompanish shumë të mëdha që duan ta blejnë,” tha Trump në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, pa dhënë më shumë detaje.
Shtëpia e Bardhë zgjati afatin deri më 16 dhjetor, duke i dhënë ByteDance edhe 90 ditë të tjera për të përfunduar paktin për transferimin e aseteve amerikane të TikTok te pronarët amerikanë. Kjo tregon se ka ende shumë punë për të përmbyllur këtë transaksion kompleks.
Sipas "Wall Street Journal", entiteti i ri do të ketë një bord drejtorësh të dominuar nga amerikanët, ku një anëtar do të caktohet nga qeveria e SHBA-së.
Çdo marrëveshje përfundimtare mund të kërkojë miratim nga Kongresi i kontrolluar nga republikanët, i cili në vitin 2024 gjatë administratës Biden miratoi një ligj që kërkonte shitjen e TikTok. Ata ngritën shqetësime në lidhje me të dhënat e përdoruesve amerikanë, që mund të përdoreshin nga qeveria kineze për të spiunuar apo për të ndikuar në opinionin publik përmes aplikacionit.

Rrjeti 5G, së shpejti një realitet në gjithë Shqipërinë/ Me lirimin e brezit të frekuencave 700 MHz, i hapet rruga zbatimit të kësaj teknologjie
I është hapur rruga zbatimit të rrjetit 5G përmes lirimit të frekuencave të digital dividentit dy (DD2), ku përfshihet brezi i frekuencave nga 694 MHz në 790......

Trump në Londër, Britani-SHBA 42 mld USD marrëveshje/ Partneriteti përfshin investime në sektorin e teknologjisë, energjisë bërthamore
Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara kanë nënshkruar një marrëveshje teknologjike për të forcuar lidhjet në fushat e inteligjencës artificiale,......

BE, 17 mld euro për bizneset e vogla, të mesme/ Nisma synon të përmirësojë eficiencën e energisë
Komisioni Evropian dhe Grupi i Bankës Evropiane të Investimeve (BEI) kanë nisur një iniciativë financimi me vlerë 17.5 miliardë euro. Sipas Komisionit, më......

Arsimi profesional dual po zgjerohet/ Ministri Gonxhja: 16 shkolla profesionale, 7 degë të reja
Në vitin shkollor 2025- 2026, Arsimi Profesional Dual në Shqipëri po bën një hap të rëndësishëm, duke zgjeruar ndjeshëm rrjetin e shkollave dhe degëve që......

Edi Rama me kreun e NATO-s: Po rilindim industrinë ushtarake, Rutte: Shqipëria aleat i fortë
Kryeministri Edi Rama u takua këtë të mërkurë në Bruksel me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. Takimi u zhvillua në selinë e Aleancës së......

Siguria dhe mbrojtja, kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, takohet ditën e sotme në Bruksel me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. Takimi mbahet në selinë e NATO-s......

Presidenti Trump vizitë në Britaninë e Madhe, ekonomia tema kryesore e bisedimeve
Presidenti i SHBA-së Donald Trump të martën në mbrëmje mbërriti për një vizitë shtetërore në Britaninë e Madhe. Në program: Bisedime me mbretin Charles III......

Rama në “laboratorin e Evropës”: Sfida e sotme është të forcojmë urat, jo ndarjet
Kryeministri Edi Rama u ndal sot në Kolegjin e Evropës në Bruzh, ku gjatë fjalës së tij pranoi se kishte pasur një hezitim për të ardhur. Ai e shpjegoi......