Trump në Davos: Askush veç SHBA-së nuk e siguron Groenlandën, PE pezullon punën për marrëveshjen tregtare BE-SHBA

Një fjalim që ka zgjatur 1 orë e 10 minuta nga të cilat një orë iu kushtuan tematikave ndërkombëtare, Presidenti amerikan Trump iu drejtua një audience që përveç atyre në sallë plotësohej nga qindra të tjerë që po e ndiqnin në hollin e Davosit nga televizorët dhe telefonat celularë. Fjalimi u transmetua live dhe u ndoq me interes kudo në botë.
Tema kryesore ishte Groenlanda. Trump e quajti Groenlandën, "një copë akulli". “E tëra çfarë kërkojmë është të marrim Groenlandën, sepse na nevojitet pronësia për ta mbrojtur atë. Nuk mund ta mbrohet diçka me kontratë qiraje”, tha Trump. Ai shtoi tha se asnjë komb tjetër përveç SHBA-së nuk mund ta sigurojë Grenlandën. Sipas tij kontrolli amerikan i Grenlandës 'nuk do të përbënte kërcënim për NATO-n'. "Kjo do ta rriste shumë sigurinë e të gjithë aleancës, aleancës së NATO-s, tha Trump, duke shtuar megjithatë se nuk kishte ndërmend të përdorte forcën. "Kjo është ndoshta deklarata më e rëndësishme që kam bërë, sepse njerëzit menduan se do të përdorja forcë. Nuk dua të përdor forcë. Nuk do të përdor forcë."
Duke folur për Ukrainën, Trump tha se “jemi mjaft afër” arritjes së një marrëveshjeje midis Presidentit rus, Putin dhe Zelenskit. Unë besoj se ata janë në një pikë tani ku mund të bashkohen dhe të arrijnë një marrëveshje. Dhe nëse nuk e bëjnë këtë, janë budallenj. Kjo vlen për të dy. Dhe e di që nuk janë budallenj, por nëse nuk e arrijnë këtë, janë budallenj."
Nuk munguar as komentet për presidentin francez Makron. "E pashë dje me ato syze dielli të bukura. Çfarë dreqin ndodhi?" tha Trump.
Duke iu referuar çështjeve të brendshme të SHBA Trump foli për zëvendësimin e Kryetarit të Rezervës Federale , Jerome Poëell, mandati i të cilit përfundon në maj "Të gjithë ata që intervistova janë të shkëlqyer dhe mund të bëjnë një punë fantastike. Problemi është se ata pasi e marrin punën, ndryshojnë", tha Trump.
Pas fjalimit të Trump nuk munguan reagimet e menjëhershme. Parlamenti Evropian vendosi të pezullojë punën e tij mbi marrëveshjen tregtare të Bashkimit Evropian me Shtetet e Bashkuara në shenjë proteste ndaj kërcënimeve të Trump mbi Groenlandën.
Ndërkohë zëvendëskryeministrja suedeze ka deklaruar se fjalimi i Trumpit “nuk ishte i habitshëm në shumë mënyra. Kjo edhe një herë vërteton se BE-ja duhet të ashpërsohet, ne duhet të ruajmë qëndrimin", ka shtuar ajo.
DAVOS – Trump: E dua Europën, por ajo nuk po shkon në drejtimin e duhur
Presidenti amerikan, Donald Trump pohoi sot gjatë fjalimit të tij në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit se “Europa nuk po shkon në drejtimin e duhur”, sipas......
Shqipëria prezantohet në FITUR Madrid me “Albania All Senses” — Ministri Gonxhja thirrje për zhvillim të turizmit gjithëvjetor!
Në hapjen e Panairit Ndërkombëtar të Turizmit FITUR në Madrid, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, prezantoi pavionin e Shqipërisë me......
Policia paralajmëron: Kujdes nga faqet mashtruese që kërkojnë pagesa të rreme për gjobat e automjeteve
Drejtoria për Hetimin e Krimit Kibernetik informon qytetarët se së fundi është konstatuar qarkullimi i mesazheve mashtruese (SMS) dhe lidhjeve të rreme......
Sfidat për integrimin e tregut energjetik - Nga të drejtat e konsumatorëve, te varfëria energjetike. Masat që nevojiten
Vendi ynë duhet të ndërmarrë një sërë hapash për integrimin në tregun energjetik evropian, duke nisur nga të drejtat e konsumatorëve, varfëria energjetike......
Si ndikon konkurrenca e pandershme te bizneset formale? - Gjokutaj: Informaliteti prek drejtpërdrejt zgjerimin e aktivitetit
Sipas anketës së Këshillit të Investimeve, që nga viti 2017 e deri më sot, perceptimi i informalitetit në vend mbetet i qëndrueshëm dhe i lartë: 7 nga 10......
“Turizmi nxiti ekonominë shqiptare” - KE: Shembull stabiliteti çmimesh në rajon. Eksportet e mallrave vuajnë nga leku i fortë
Serbia, Shqipëria dhe Bosnja dhe Hercegovina, tre ekonomitë më të mëdha në rajon, ruajtën përgjithësisht të njëjtin ritëm të zgjerimit ekonomik në tremujorin......
AMF bashkëpunim me Departamentin Amerikan të Thesarit për forcimin e tregjeve financiare jo-bankare në Shqipëri
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) po bashkëpunon ngushtësisht me ekspertët e Departamentit Amerikan të Thesarit përmes zyrës së tij të asistencës......
Investimet përballë sfidave strukturore - Çfarë duhet bërë për përmirësimin e klimës së biznesit?
Bizneset në Shqipëri vijojnë ta perceptojnë klimën e të bërit biznes si të ndikuar ndjeshëm nga disa faktorë kyç, të cilët mbeten sfida të vazhdueshme për......


