Bota Postuar më 8 Korrik 2025, 10:01

Trump letër për Vuçiç, tarifa 35% për Serbinë - Vendos detyrime 30% për importet nga Bosnjë Hercegovina

Nga Kristi Ceta

Trump letër për Vuçiç, tarifa 35% për Serbinë

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi vendosjen e tarifave prej 35% për importet nga Serbia dhe 30% për Bosnjën e Hercegovinën. Ai theksoi se tarifat mund të shmangen nëse kompanitë zhvendosin prodhimin e tyre në SHBA.

Presidenti amerikan Donald Trump, njoftoi tarifa prej 35 përqind për importet nga Serbia dhe 30 përqind për Bosnjën dhe Hercegovinën.

Trump informoi presidentin serb Aleksandar Vuçiç në një letër se Shtetet e Bashkuara do të vendosin tarifa shtesë prej 35 përqind për importet e mallrave nga Serbia duke nisur nga 1 gushti.

Presidenti amerikan tha se ishte “shumë i nderuar që dërgoi një letër që tregon angazhimin ndaj marrëdhënieve tregtare SHBA-Serbi dhe faktin se SHBA-të kanë rënë dakord të vazhdojnë të punojnë me Serbinë, pavarësisht deficitit të konsiderueshëm tregtar midis dy vendeve”.

Trump theksoi se nuk do të kishte tarifa nëse Serbia ose kompanitë serbe vendosnin të prodhonin produktet e tyre në SHBA. Ai gjithashtu nënvizoi se taksat do të rriteshin nëse Beogradi vendoste të hakmerrej duke vendosur masa shtesë për importet nga SHBA-të.

Në fillim të prillit, kur Trump e ngriti për herë të parë këtë çështje, tarifat për importet nga Serbia ishin 37 përqind, por pas vendimit të fundit u njoftua se ato do të ishin 35 përqind.

Lideri amerikan i dërgoi një letër edhe Zhelko Cvijanovic, kryetarit të Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, duke e njoftuar se tarifa për importet e mallrave nga Bosnja e Hercegovina do të ishte 30 përqind.

Këto masa janë pjesë e programit të “Tarifave Reciproke”, që synon të vendosë barriera të ngjashme tregtare ndaj vendeve që sipas administratës Trump kanë vendosur taksa ose pengesa të padrejta për eksportet amerikane.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat