Trump kundër gjigantëve të naftës - "Ju fitoni shumë para’ dhe duhet të ulni çmimet"

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka nisur një sulm të ashpër ndaj kompanive amerikane të naftës, duke i akuzuar ato se “fitojnë shumë para” dhe duke u bërë thirrje atyre të ulin çmimet. ExxonMobil dhe Chevron njoftuan të premten e kaluar një rritje të ndjeshme të fitimeve të tyre, si rezultat i luftës në Lindjen e Mesme.
Trump theksoi se "nuk i pëlqen kjo" dhe se të dy kompanitë po përfitojnë nga mungesat në treg, duke realizuar fitime të mëdha. Në të njëjtën kohë, ai siguroi se mbështet lirinë e biznesit, por theksoi se këto kompani kanë përfituar më shumë nga pasojat e konfliktit në Iran.
Presidenti amerikan theksoi: “ Kur sheh një kompani që fiton dymbëdhjetë herë më shumë sesa vitin e kaluar, ata duhet t’ua kthejnë njerëzve një pjesë të kësaj shume.” Ai shtoi se “është në interesin e tyre më të mirë të ulin çmimet në pompë ” .
Të premten, të dy kompanitë raportuan rezultatet e tremujorit të dytë. ExxonMobil dyfishoi të ardhurat neto në 14.5 miliardë dollarë, ndërsa Chevron shënoi një fitim prej 12.1 miliardë dollarësh, një rritje pesëfish nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Megjithatë, të dyja shmangën lidhjen e rritjes së të ardhurave të tyre me luftën në Lindjen e Mesme.
Rritja e çmimeve të karburantit ka ndihmuar në mbajtjen e inflacionit të lartë që nga fillimi i vitit. Çështja ka marrë një dimension politik vetëm disa muaj para zgjedhjeve të mesit të mandatit të nëntorit, me demokratët që përpiqen të përfitojnë nga pakënaqësia publike.
Presidenti Republikan ishte zotuar gjatë fushatës zgjedhore për të ulur koston e jetesës. Konflikti në Lindjen e Mesme ka çuar në mbylljen thuajse të plotë të Ngushticës së Hormuzit, përmes së cilës transportohet rreth 20% e prodhimit global të naftës. Në të njëjtën kohë, prodhimi preket nga dëmtimet në infrastrukturën kyçe të energjisë, kryesisht ato që ndodhen në Katar.
Pagat minimale në Evropë - Luksemburgu në krye me 2,771 euro. Në fund, Ukraina me 169 euro
Vetëm tetë nga 29 vendet evropiane e rritën pagën e tyre minimale bruto midis janarit dhe korrikut 2026, ndërsa inflacioni i konsumatorit në zonën e euros......
Shpërndahen 6 milionë euro për fëmijët nën 18 vjeç - Rreth 40 mijë tatimpagues marrin paratë e DIVA, tatimet vijojnë rimbursimin
Rreth 40 mijë të punësuar në të gjithë vendin të cilët kanë aplikuar për rimbursim përmes Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave, DIVA 2025, janë......
Rikonstruksioni i rrjetit elektrik në Shkodër - OSSH hap garën, synohet rrjet më i sigurt e më i qëndrueshëm
Drejtoria Rajonale e OSSH-së në Shkodër ka shpallur tenderin për rikonstruksionin e një pjese të rrjetit elektrik në zonën e Rrjollit. Për realizimin e këtij......
SHBA ratifikon marrëveshjen e huasë me Shqipërinë - Nufi: Votë besimi strategjike dhe hap historik në modernizimin e mbrojtjes
Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar ratifikimin e marrëveshjes së huasë prej 302 milionë dollarësh për Shqipërinë në kuadër të programit Foreign......
114 mln euro investime në sektorin energjetik - Firmosen 3 marrëveshjet me Gjermaninë, 90 mln euro kredi dhe 24 mln euro grant
114 mln euro do të investohen në sektorin energjetik përgjatë viteve në vijim. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi dhe ambasadori gjerman......
Kriteri financiar “djeg” bashkitë? - Reforma e re administrativo-territoriale, vlerësimi mbi performancën ekonomike
Një ndër kriteret kryesore mbi të cilat është hartuar reforma e re administrativo-territoriale, ku 15 bashki janë projektuar të shkrihen, është ai......
Diaspora kërkon një klimë më të sigurt biznesi - Bialczak: Duhet të garantohet më shumë mbrojtje për investitorët
Interesi i sipërmarrësve shqiptarë në Shtetet e Bashkuara për të investuar në Shqipëri mbetet i lartë. Megjithatë, sipas sipërmarrëses Marsilda Bialczak,......
180 tekste të reja në shtator për klasat I, VI dhe X - Osmani: 15 mijë mësues të trajnuar për zbatimin e kurrikulës së re
Reforma kurrikulare do të sjellë në sistemin arsimor 180 tekste të reja për nxënësit e klasave të para, të gjashta dhe të dhjeta. Zv.ministrja e arsimit,......

