Bota Postuar më 26 Nëntor 2024, 12:51

Trump, kërcënon me tarifa: 25% për mallrat kanadeze dhe meksikane. 10% ndaj Kinës. Vendos kushte!

Nga Dorian Koça

Trump, kërcënon me tarifa: 25% për mallrat kanadeze dhe

Presidenti i zgjedhur, Donald Trump, premtoi vendosjen e tarifa të larta për tre partnerët më të mëdhenj tregtarë të Shteteve të Bashkuara, Kanadanë, Meksikën dhe Kinën, duke detajuar se si do të zbatojë premtimet e fushatës që mund të shkaktojnë luftëra tregtare.

Trump, i cili merr detyrën më 20 janar 2025, tha se do të vendoste një tarifë prej 25% ndaj Kanadasë dhe Meksikës derisa ato të ndalonin prodhimin dhe trafikun e drogës, veçanërisht fentanilin, si dhe migrantët që kalojnë kufirin.

Trump gjithashtu deklaroi një tarifë shtesë prej 10% ndaj Kinës, në disa nga komentet e tij më specifike se si do të zbatojë agjendën ekonomike, që nga fitorja e zgjedhjeve të 5 nëntorit mbi premtimet për të "vënë Amerikën në vend të parë".

Ndërsa arrestimet e emigrantëve arritën një rekord gjatë presidencës së Presidentit Joe Biden, duke tensionuar situatën në kufirin e SHBA-së, kalimet e paligjshme ranë në mënyrë dramatike këtë vit pasi Biden vendosi kufizime të reja kufitare dhe Meksika rriti kontrollet.

Më shumë se 83% e eksporteve nga Meksika shkuan në SHBA në vitin 2023 dhe 75% e eksporteve kanadeze shkojnë në SHBA.

Tarifa e re e deklaruar nga Trump duket se shkel kushtet e Marrëveshjes trepalëshe SHBA-Meksikë-Kanada për tregtinë. Marrëveshja që Trump e ktheu në ligj hyri në fuqi në vitin 2020 dhe vazhdoi tregtinë kryesisht pa taksa midis tre vendeve.

Ministria e financave e Meksikës tha se vendi është partneri kryesor tregtar i Shteteve të Bashkuara dhe marrëveshja ofron një kornizë sigurie për investitorët kombëtarë dhe ndërkombëtarë.

Zyra e kryeministrit kanadez, Justin Trudeau dhe ministria e jashtme kanadeze nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment.

Më parë, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj produkteve reciproke gjatë bisedimeve të gjata që përfundimisht çuan në arritjen e marrëveshjes trepalëshe.

 

Sondazh

Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?

  • Janë të detajuara dhe të realizueshme
  • Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
  • Janë premtime të parealizueshme

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Video