Trump kërcënon Kinën me tarifa 100% - Masa vjen pasi Pekini kufizoi eksportet e metaleve të rralla
Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se do të vendosë një tarifë shtesë prej 100% ndaj importeve kineze duke filluar nga 1 nëntori, ose edhe më herët, duke rrezikuar përshkallëzimin e tensioneve tregtare mes dy vendeve.
Në një postim në rrjetin Truth Social, Trump deklaroi gjithashtu se administrata e tij “do të vendosë kufizime për eksportin e çdo lloj softueri kritik”.
Kjo masë erdhi pasi Kina vendosi kufizime të reja për eksportin e metaleve të rralla, që janë thelbësore për prodhimin e një sërë pajisjesh, nga motorët e avionëve, sistemet e radarëve dhe automjetet elektrike, deri te pajisjet elektronike të konsumit si laptopët dhe telefonat.
Lideri amerikan e cilësoi vendimin e Kinës si “jashtëzakonisht armiqësor” dhe sugjeroi se mund të anulojë takimin e planifikuar me presidentin kinez Xi Jinping më vonë këtë muaj në Korenë e Jugut. Më vonë, ai u tha gazetarëve se takimi nuk është anuluar, por shtoi: “Nuk e di nëse do të ndodhë. Unë do të jem atje sidoqoftë, kështu që supozoj se mund të mbahet.”
Kina përbën gati 70% të prodhimit botëror të metaleve të rralla dhe kontrollon afërsisht 90% të përpunimit të tyre global. Qasja në këto materiale është një pikë kyçe e mosmarrëveshjeve tregtare midis Uashingtonit dhe Pekinit. Kufizimet e reja të eksportit kërkojnë që kompanitë e huaja të marrin miratim të posaçëm për të eksportuar këto metale jashtë Kinës.
Gjithashtu, Pekini vendosi leje të posaçme për eksportin e teknologjive që përdoren në nxjerrjen, shkrirjen dhe riciklimin e metaleve të rralla, dhe njoftoi se çdo kërkesë për eksport që lidhet me prodhime ushtarake do të refuzohet.
Trump tha se Kina po mban botën “peng” duke kufizuar qasjen në metalet dhe magnetët e nevojshëm për teknologji të ndryshme, duke përfshirë çipet kompjuterike, lazerët, motorët e avionëve dhe pajisjet elektronike.

Shqiptarët, 1 milion transaksione me home banking - BSH: Rekord i ri, po kryhen më shumë veprime bankare në mënyrë digjitale
Nga paraja fizike tek ajo digjitale, shqiptarët po zgjedhin të kryejnë më shumë veprime bankare përmes telefonit. Sipas të dhënave më të fundit nga Banka e......

Investimet në Berat, 33 euro për banor - Bashkia rrit të ardhurat, potencial nga turizmi
Bashkia Berat ka regjistruar një trend në rritje të të ardhurave përgjatë vitit që lamë pas. Si një njësi në prag të zgjedhjeve të pjesshme vendore për......

Gjermania nis hetim ndaj Temu - Gjiganti tregtar kinez dyshohet për manipulim çmimesh
Zyra Federale e Kartelit në Gjermani ka nisur një hetim ndaj gjigantit kinez të tregtisë elektronike Temu. Institucioni kërkon të shqyrtojë kushtet që......

Mbi 15 mijë vende pune të kontrolluara në shtator - 704 biznese të inspektuara dhe 543 masa për shkelje
Inspektoratet shtetërore kanë vijuar kontrollet në terren edhe gjatë muajit shtator, me qëllim garantimin e kushteve të sigurta dhe të ligjshme në vendet e......

Shqipëri-BERZH, memorandum për depozitimin e energjisë, Balluku: Forcojmë sektorin energjetik
Shqipëria nënshkruan memorandum për depozitimin e energjisë me BERZH. Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale zëvendës kryeministrja,......

Investim 25 miliardë dollarë në Argjentinë, OpenAI projekt me Sur Energy për qendër të dhënash
OpenAI dhe Sur Energy kanë nënshkruar një letër qëllimi për një projekt të qendrës së të dhënave në Argjentinë që kërkon një investim deri në 25 miliardë......

Trump kërcënon Kinën me tarifa 'masive', ndërsa Pekini kufizon eksportet e metaleve të rralla
Donald Trump ka kërcënuar të vendosë tarifa “masive” amerikane ndaj Kinës, duke akuzuar Pekinin për lëvizje “shumë armiqësore” për të kufizuar eksportet e......

Prezantohet në Shkup nisma e 4 vendeve europiane për ndryshimin e metodologjisë për anëtarsimin në BE
Në Shkup u prezantua nisma e Austrisë, Gjermanisë, Italisë dhe Sllovenisë për të ndryshuar procesin e vendimmarrjes për anëtarësimin e vendeve kandidate në......