Trump, i gatshëm për luftë - Miraton sulmet ndaj Iranit, por heziton të japë urdhrin përfundimtar
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, raportohet se ka miratuar planet për të sulmuar Iranin, por nuk po jep urdhrin përfundimtar nëse do ta godasë apo jo, t’i lënë kohë Iranit të tërhiqet dhe t'u dorëzohet kërkesave të tij, sipas një ndihmësi të lartë të Trump.
Trump i ka bërë vazhdimisht thirrje Iranit që të dorëzohet pa kushte dhe të braktisë programin e tij bërthamor. Konflikti në Lindjen e Mesme, që ka hyrë në ditën e shtatë, ka marrë jetën e dhjetëra izraelitëve dhe qindra iranianëve deri më tani.
I pyetur nëse Uashingtoni planifikon t'i bashkohet Izraelit në sulmin ndaj Iranit, Trump dha një përgjigje të prerë duke thënë "Mund ta bëj, mund të mos e bëj". Ai madje ka sugjeruar që vrasja e Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, është ende një opsion. Presidenti i 47-të i SHBA-së pretendon se e di se ku fshihet Khamenei, por nuk është i interesuar ta vrasë atë "për momentin".
Në një fjalim të regjistruar, Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka hedhur poshtë thirrjet e presidentit amerikan për t'u dorëzuar, duke u zotuar të vazhdojë sulmet dhe duke premtuar të kryejë një "operacion ndëshkues" intensiv kundër Izraelit.
Në orët e para të së enjtes, ushtria izraelite i paralajmëroi njerëzit të evakuojnë zonën përreth reaktorit në Arak të Iranit. Paralajmërimi erdhi në një postim në mediat sociale në rrjetin X dhe përfshinte një imazh satelitor të uzinës në një rreth të kuq.
Ushtria izraelite tha se raundi fillestar i sulmeve ajrore të së enjtes kishte në shënjestër Teheranin dhe zona të tjera të Iranit, pa dhënë hollësi. Më vonë tha se Irani qëlloi një breshëri të re raketash drejt Izraelit dhe lajmëroi publikun të strehohej.

"World Economic Forum": Shqipëria e para për qëndrueshmërinë energjetike
Shqipëria renditet në vend të parë sa i takon qëndrueshmërisë në sektorin energjetik. World Economic Forum, ka publikuar renditjen e shteteve duke ju......

Samiti për Tranzicionin Energjetik - Balluku: Në fokus zhvillimet gjeopolitike, që ndikojnë sektorin energjetik
Zhvillimet gjeopolitike të javëve të fundit, që ndikojnë sektorin energjetik ishin në fokus të Samitit për Tranzicionin Energjetik, i cili mbulon Europën......

“Ndryshimet në sektorin energjetik, në Kuvend” - Muçaj: Tranzicioni i gjelbër, do të arrihet brenda vitit 2030
“Tranzicioni i gjelbër do të arrihet në objektivin e përcaktuar, brenda vitit 2030”. Kështu ka thënë në emisionin GDP në SCAN TV, Enkelejda Muçaj,......

Shqipëria mbi Europën, por nën rajonin/ Inflacioni arrin në 2.3% në muajin Maj, me ndikim nga sektori i argëtimit
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, që mat rritjen e çmimeve sipas metodologjisë së ‘Agjencisë Europiane të Statistikave’, në muajin Maj të vitit......

Më pak burokraci për mbrojtjen! - BE planifikon masa që përshpejtojnë projektet dhe nxisin prodhimin
Komisioni Evropian zbuloi një sërë masash që shpreson se do të ulin burokracinë për sektorin e mbrojtjes dhe do të nxisin prodhimin. E ashtuquajtura Paketë......

Pushimet e “ëndrrave” për shqiptarët - Nga ishujt Mauritius, në Sri Lanka. Japonia kryeson me çmimet më të shtrenjta
Pavarësisht kostove, shqiptarët po udhëtojnë më shumë se kurrë. Nga metropolet më të vizituara të europës, Turqinë e Greqinë si dy destinacionet më të......

Treni i natës “afron” Evropën - Synon të ndërlidhë 100 qytete deri në vitin 2035
Trenat me kabina fjetjeje po përjetojnë një rilindje në Evropë, edhe pse disa udhëtarë ende dekurajohen nga ideja e ndarjes së një dhome me të huaj. Ndërsa......

Kontrata për shit-blerjen e energjisë - Organizatat e biznesit, letër ERE-s: Propozime për parashikimin e prodhimit dhe disbalancat
Katër nga organizatat më të rëndësishme të biznesit në vend, i janë drejtuar zyrtarisht Entit Rregullator të Energjisë me një letër, ku paraqesin propozime......