Trump heq tarifat 40% për produktet braziliane - Vendimi përfshin kafenë, mishin, kakaon dhe frutat

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, hoqi tarifat 40% mbi produktet ushqimore braziliane, duke përfshirë mishin, kafenë, kakaon dhe frutat. Masat ishin vendosur në korrik për të ndëshkuar Brazilin në lidhje me ndjekjen penale të ish-presidentit Jair Bolsonaro, një aleat i Trump.
Ky veprim vjen pas një urdhri të ngjashëm të administratës javën e kaluar për të hequr tarifat mbi disa produkte bujqësore nga vende të tjera, teksa Shtëpia e Bardhë ndryshon politikën për disa masa që kanë rritur çmimin e ushqimeve në SHBA.
Urdhri do të ndikojë mbi importet braziliane në SHBA nga 13 nëntori e tutje dhe mund të kërkojë rimbursimin e tarifave të mbledhura për këto mallra ndërsa masat ishin ende në fuqi, sipas tekstit të publikuar nga Shtëpia e Bardhë.
Brazili furnizon një të tretën e kafesë që përdoret në SHBA, konsumatori më i madh i këtij produkti në botë, dhe së fundmi ka shtuar furnizimin me mish, veçanërisht llojet që përdoren për hamburger.
Çmimet e kafesë me pakicë në SHBA u rritën deri në 40% këtë vit për shkak të tarifave dhe prodhimit të ulët, që erdhi si pasojë e kushteve ekstreme të motit. Disa importues ruanin produktet në magazina pas njoftimit të tarifave të larta braziliane, duke pritur për një rishikim të mundshëm të masave.
Urdhri ekzekutiv i Trumpit nuk përmend veprimet ndaj autoriteteve braziliane të përfshira në ndjekjen dhe dënimin e ish-presidentit Jair Bolsonaro.
Presidenti brazilian, Luiz Inacio Lula da Silva, u shpreh i kënaqur që tarifa 40% u hoq, duke theksuar se kjo do të ndihmojë tregtinë mes dy vendeve.
Turizmi dhe ndërtimi, “fituesit” e rinj të territorit/ Në një dekadë, pesha e bujqësisë në prodhimin kombëtar ka rënë ndjeshëm
Ekonomia duket se po orienton gjithnjë e më shumë aktivitetin drejt ndërtimit, tregtimit të pronave dhe turizmit. Të dhënat e Institutit të Statistikave......
Rrjetet e pastrimit të parave, në mbështetje të Rusisë - Grupet kriminale kthejnë paratë “cash” në kripto, për të shmangur sanksionet
Një rrjet pastrimi parash me vlerë miliarda dollarë, që operonte në Britani, bleu aksione kontrolluese në një bankë të Kirgistanit për të lehtësuar shmangien......
Samiti i “Planit të Rritjes” në Tiranë - Rama: Jemi këtu të ndërtojmë atë që na takon të ndërtojmë sot
Ka nisur në Tiranë samiti “Plani i Rritjes, rruga jonë në BE", ku liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta......
Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan ka pasur një javë të paqëndrueshme duke regjistruar lëvizje të vazhdueshme të kuotës teksa është blerë këtë të premte me 83.2 lekë dhe është......
Si mund të neutralizohen tarifat e Trump? - Kreu i BQE-së jep zgjidhjen: BE duhet të lehtësojë tregtinë e brendshme
Bashkimi Evropian mund të reduktojë ndikimin e tarifave tregtare të SHBA-së nëse ul disa nga barrierat e brendshme, tha Presidentja e Bankës Qendrore......
Tirana, drejt efikasitetit dhe burimeve të rinovueshme - Bashkia hap garën për planin e ri të energjisë dhe klimës
Bashkia Tiranë ka shpallur hapjen e garës për hartimin e planit vendor të veprimit për energjinë dhe klimën. Referuar dokumentit në Agjencinë e Prokurimit......
SHBA furnizon Lindjen e Mesme - Do të eksportojë çipe të avancuara në Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara
Departamenti i Tregtisë i Shteteve të Bashkuara njoftoi se ka autorizuar eksportin e gjysmëpërçuesve të avancuar të inteligjencës artificiale për dy kompani......
Zgjedhjet “shpëtojnë” pagat e sektorit publik - Shpallja e datës zgjat buxhetin për dy muajt e parë të vitit 2026
Mbajtja e zgjedhjeve më 28 dhjetor e ka shpëtuar sektorin publik nga mungesa e pagave në muajin janar dhe shkurt. Ligji për menaxhimin e financave publike......





