Bota Postuar më 18 Korrik 2026, 11:27

Trump fajëson Kanadanë për tymin në Nju Jork - “Kostot e dëmeve nga zjarret do t’u shtohen tarifave tregtare”

Nga Lidion Kulla

Trump fajëson Kanadanë për tymin në Nju Jork - “Kostot

Presidenti amerikan, Donald Trump, kritikoi ashpër Kanadanë për zjarret masive që kanë mbuluar zona të mëdha të Shteteve të Bashkuara me një shtresë të dendur tymi, duke deklaruar se koston e ndotjes do të përfshihen në tarifat ekzistuese ndaj Kanadasë. Duke e cilësuar situatën si “krejtësisht të papranueshme”, Trump akuzoi Otavën se nuk po merr masat e nevojshme për të trajtuar shkaqet e zjarreve në Kanada. Tymi i përhapur nga këto zjarre ka përkeqësuar ndjeshëm cilësinë e ajrit, duke e çuar në nivele të rrezikshme në disa prej qyteteve më të mëdha amerikane, gjatë ditëve të fundit.

Kostot prej miliarda dollarë të shkaktuara ndaj Shteteve të Bashkuara, si rezultat i ndotjes së ajrit “duhet domosdoshmërisht t'i shtohen tarifës që Kanadaja po paguan aktualisht”, shkruan Trump në një postim në Truth Social. “Kanadaja është përgjegjëse për faktin se ata nuk po i mirëmbajnë siç duhet pyjet dhe shkurret e tyre dhe Shtetet e Bashkuara po pushtohen pa arsye nga ajri i ndotur dhe i pashëndetshëm”, vijoi Trump.

Në anën tjetër, kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, në një postim në X më herët, tha se zjarret janë “përshkallëzuar ndjeshëm” në javët e fundit, veçanërisht në pjesën veriperëndimore të Ontarios, ku mijëra njerëz janë detyruar të evakuohen. Ndërkohë, në prag të finales së Kupës së Botës midis Spanjës dhe Argjentinës, Trump udhëtoi për në Nju Jork të premten për të marrë pjesë në një pritje të FIFA-s në Trump Tower.

Shkencëtarët kanë paralajmëruar se ndryshimet klimatike të ndikuara nga njeriu po çojnë në më shumë zjarre dhe ngjarje të tjera ekstreme të motit. Menjëherë pasi Trump postoi për Kanadanë në Truth Social, The Neë York Times raportoi se administrata Trump në muajt e fundit ka ndërmarrë hapa për të çmontuar laboratorët qeveritarë, që studiojnë tymin e zjarreve dhe efektet e tij.

Lee Zeldin, që kryeson Agjencinë Amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit, tha se “ndikimet e zjarreve në Kanada po shkaktojnë shqetësim dhe dëm të madh në të gjithë Shtetet e Bashkuara”. Agjencia është në komunikim me drejtuesit e Kanadasë dhe do t'i inkurajojmë fuqimisht që të bëjnë gjithçka që është e mundur për të shuar këto zjarre sa më shpejt të jetë e mundur”, shkroi Zeldin në një postim në X.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat