Bota Postuar më 26 Korrik 2025, 11:02

Trump dhe von der Leyen takohen në Skoci - Pritet firmosja e marrëveshjes tregtare, tarifa 15% për produktet europiane

Nga Lidion Kulla

Trump dhe von der Leyen takohen në Skoci - Pritet firmosja e

Presidentja e Komisioni europian, Ursula von der Leyen, do të takohet gjatë fundjavës në Skoci, me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në përpjekje për të arritur një marrëveshje tregtare përpara datës 1 gusht, kur hyjnë në fuqi tarifat e reja prej 30% ndaj produkteve europiane. Në një postim në platformën X të premten, von der Leyen shkruante se kishte rënë dakord të takohej me presidentin amerikan të dielën, “për të diskutuar marrëdhëniet tregtare transatlantike dhe se si mund t'i mbajnë ato të forta”. Pak me vonë, ndërsa mbërriti në Skoci të premten, Trump konfirmoi se takimi do të zhvillohej. “Të shohim nëse mund të arrijmë një marrëveshje. "Mendoj se kemi një shans të mirë 50/50. Është një shifër domethënëse”, tha Trump.

Takimi vjen mes një optimizmi në rritje rreth perspektivës për të arritur një marrëveshje për heqjen e tarifave. Burime brenda Komisionit Europian kanë deklauar për mediat se skenari bazë përfshin një tarifë prej 15% për produktet që SHBA importon nga BE. Trump ka kërcënuar të vendosë tarifa prej 30% mbi mallrat europiane duke filluar nga 1 gushti, duke e shtyrë Bashkimin Europian, që paralelisht me shpresat për marrëveshje të konsiderojë edhe kundërmasat, si pjesë e përgjigjes.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian kanë marrëdhënien më të madhe dypalëshe tregtare dhe investimesh në botë, duke përfaqësuar pothuajse 30% të tregtisë globale të mallrave dhe shërbimeve dhe 43% të Produktit të Brendshëm Bruto global.

Vizita 4-ditore e Trump në Skoci përfshin edhe disa ndeshje golfi dhe një takim jo zyrtar me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer. Ndryshe nga BE-ja, Mbretëria e Bashkuar kohët e fundit arriti një marrëveshje tregtare me administratën e Trump, marrëveshje e cila përqendrohet në një tarifë bazë prej 10% për mallrat britanike që mbërrijnë në SHBA. Shpresat që Amerika dhe Bashkimi Europian të shmangin një luftë tregtare transatlantike, duke nisur nga 1 gushti, janë nxitur pjesërisht nga njoftimi i fundit për një marrëveshjeje midis SHBA-së dhe Japonisë.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat