Trump dhe Starmer nënshkruajnë marrëveshjen/ Investimet rekord rrisin shqetësimet mbi varësinë e Britanisë nga SHBA
Për kryeministrin britanin Keir Starmer, sigurimi i investimeve rekord nga SHBA justifikoi ftesën që i bëri presidentit Donald Trump për një vizitë shtetërore të dytë, një hap me rrezik që synonte ta mbante presidentin në anën e tij. Trump e festoi vizitën duke shpallur 150 miliardë paund investime në sektorët e teknologjisë, financës dhe energjisë në Mbretërinë e Bashkuar. Opinioni publik ishte i ndarë për faktin që Starmer po afrohej shumë me Trump, por marrëveshjet e arritura i dhanë atij një shtysë shumë të nevojshme pas disa prej javëve të vështira në udhëheqjen e vendit.
Gjatë vizitës, dy qeveritë shpallën një seri investimesh korporative amerikane në Britani, me grupin Blackstone që premtoi 100 miliardë paund në 10 vite dhe Microsoft që do të investojë 22 miliardë paund. Trump theksoi se SHBA kërkon të fitojë garën globale në inteligjencën artificiale, dhe me Kinën si sfiduesin kryesor, Britania ka zgjedhur të bashkëpunojë ngushtë me Amerikën për të siguruar ndërtimin e qendrave të të dhënave dhe superkompjuterëve.
Sipas liderit amerikan, ishte e rëndësishme që Britania të varej prej Shteteve të Bashkuara në këtë sektor. “Jemi të përkushtuar për të siguruar që Britania të ketë furnizim të sigurt dhe të besueshëm me hardware dhe software, si dhe pajisjet më të mira në botë,” shtoi Trump. Investimet synojnë të kombinojnë fuqinë amerikane në infrastrukturën e inteligjencës artificiale dhe aftësitë financiare të SHBA-së me inovacionin dhe kreativitetin britanik, që vijnë nga universitete, startup-e dhe kompani të mëdha.
Por jo të gjithë e mbështetën marrëveshjen. Disa analistë argumentojnë se kjo mënyrë lidhjeje do të rriste varësine e Britanisë nga Shtetet e Bashkuara. “Nëse inteligjenca artificiale britanike ndërtohet mbi infrastrukturë, software dhe qendra të dhënash amerikane, atëherë fuqia jonë në aspektin politik është komprometuar”, shprehen ata. Marrëdhëniet e ngushta me SHBA-në gjithashtu rrisin rrezikun që Britania të kufizojë aftësinë për të eksportuar në Bashkimin Evropian, partnerin e saj tregtar më të madh.

Shqipëria pritëse e Forumi të 12-të BRAF: Diskutohet lufta kundër Gjuhës së Urrejtjes në mediat audiovizive dhe online
Rrjeti i Rregullatorëve Audioviziv të vendeve të Detit të Zi, mblidhet në Shqipëri. Diskutohet Gjuha e Urrejtjes në mediat audiovizive dhe platformat......

Parku diellor në Spitallë nis licencimin/ Kapaciteti 100 MW, kompania u shpall fituese në ankandin e zhvilluar në vitin 2021
Enti Rregullator i Energjisë ka nisur procedurën e licencimit të shoqërisë “Spitalla Solar”, në veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike nga centrali......

Më 7 tetor nga Shqipëria nisin pagesat përmes SEPA /41 vendet europiane me të cilat kryhen transferta më të lira
Nga 7 tetori Shqipëria do të mund të nisë zyrtarisht transfertat përmes sistemit SEPA. Këshilli Evropian i Pagesave ka publikuar versionin e ri të listës së......

‘Rama 4’ zyrtarisht në detyrë, sot mbahet mbledhja e parë e kabinetit ministror
Pas betimit në Presidencë qeveria ‘Rama 4’ nis zyrtarisht punën. Kryeministri Edi Rama e me radhë pas tij, të 16 ministrat, u betuan para Presidentit të......

Ceremonia, ministrat e Qeverisë “Rama 4” betohen para Presidentit Begaj
Në presidencë mbahet ceremonia e betimit e ministrave të qeverisë Rama 4. Pas betimit ministrat do të përshkruajnë në këmbë rrugën nga Presidenca në......

Kryeministria në pritje, sot dita e parë e punës për Qeverinë “Rama 4”
Kryeministria është në pritje. Mbi shkallët e hyrjes kryesore të ndërtesës është shtruar tapeti i kuq, në pritje të ministrave të qeverisë ‘Rama 4’. Kabineti......

Tuneli i ri lidh Austrinë me Italinë/ Rruga nëntokësore përshkon Alpet, shkurton ndjeshëm kohën e udhëtimit
Punëtorët evropianë kanë hapur një tunel nëntokësor midis Austrisë dhe Italisë, i cili do të shndërrohet në një linjë hekurudhore me shpejtësi të lartë që......

Investim për rrjetin elektrik në Kavajë dhe Golem/ OSSH hap tenderin mbi 96 mln lekë, synohet rritja e cilësisë
Drejtoria Rajonale e OSSH Tiranë ka shpallur hapjen e tenderit për investim në rrjetin TU, 20kV, n/st Kavajë; zgjerim rrjeti 20 kV; ndërtim kabine elektrike,......