Trump dhe G7 shtojnë presionin ndaj Turqisë - A mund të heqë dorë Ankaraja nga energjia dhe gazi rus?
Gjatë takimit me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, Donald Trump kërkoi që Turqia të ndalojë blerjen e naftës dhe gazit nga Rusia. Po ashtu, kohët e fundit edhe vendet e G7 e kanë shtuar presionin ndaj Ankarasë.
Shtetet kryesore të industrializuara perëndimore, si Gjermania, Britania e Madhe, Kanadaja, Franca, Italia, Japonia dhe SHBA deklaruan bashkërisht se ishte koha për të "maksimizuar presionin mbi eksportet e naftës së Rusisë". Kjo masë synon të zvogëlojë të ardhurat që i nevojiten Moskës për luftën.
Deri më tani, Turqia nuk ka reaguar pas deklaratave të Trump apo kërkesës së G7-ës. Vendi është jashtëzakonisht i varur nga Rusia për furnizimet me energji. Sipas të dhënave nga Autoriteti Rregullator i Tregjeve të Energjisë Turke, 66 përqind e importeve dhe produkteve turke të naftës erdhën nga Kremlini vitin e kaluar. Kjo shifër ishte 41 përqind në vitin 2022.
Vlerat e larta të importit janë një pasojë e drejtpërdrejtë e luftës së agresionit rus kundër Ukrainës. Turqia po përfiton nga fakti që Rusia është nën presion për shkak të sanksioneve të BE-së dhe po ofron përkohësisht naftën e saj deri në 15 përqind nën çmimet e tregut ndërkombëtar. Një ndalim importi jo vetëm që do të rrezikonte sigurinë e furnizimit, por do të eliminonte edhe këtë avantazh të qartë çmimi. Gjithashtu, 41 përqind e importeve të saj të gazit natyror Ankaraja i mori nga Moska në vitin 2024.
Ekspertët nuk presin që vendi të ndalojë furnizimet me energji nga Kremlini në vitet e ardhshme. Në vend të kësaj, Turqia po ndjek strategjinë e diversifikimit. Kompania shtetërore BOTAS nënshkroi dy kontrata afatgjata gjatë vizitës së fundit të Erdogan në SHBA për të zgjeruar furnizimin me gaz natyror. Një kontratë u realizua me kompaninë amerikane Mercuria për të importuar 70 miliardë metra kub gaz natyror të lëngshëm (LNG), ndërsa tjetra me Woodside Energy për 5.8 miliardë metra kub LNG.

Pagesa “cash”, apo me kartë? - Vendet që përdorin më shumë paratë fizike në Evropë
Sipas një ankete të Bankës Qendrore Evropiane, përqindja e pagesave me para në dorë vazhdon të bjerë, ndërsa përdorimi i metodave digjitale po zgjerohet. Por......

Përmbyllet faza e aplikimeve në Skemën Kombëtare të Investimeve: 801 kërkesa nga fermerët në të gjithë vendin!
Skema Kombëtare e Investimeve 2025 ka përmbyllur me sukses fazën e aplikimeve më 30 shtator, duke shënuar një interes të lartë nga fermerët në të gjithë......

Historike, Shqipëria nis pagesat me SEPA - Maksimumi 3 euro komision për remitancat. Miliona euro kursime për shqiptarët
Nga 7 tetori, çdo emigrant shqiptar mund t'i dërgojë para familjes së tij në Shqipëri duke përdorur SEPA. Po ashtu, edhe shqiptarët brenda vendit mund të......

Ushqimet, barra kryesore e buxhetit familjar/ Rritje e ndjeshme për mobilim, transport dhe akomodim
Në vitin 2024, shpenzimet mesatare mujore për konsum të një njësie ekonomike familjare (NjEF), e përbërë mesatarisht nga 3.1 persona, arritën në 93,042 lekë,......

“Shqipëria 2030”/ Spiropali: Diplomacia ekonomike, pjesë kyçe e vizionit
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka theksuar se diplomacia ekonomike mbetet një nga prioritetet kryesore të Shqipërisë në kuadër......

Ministri Salla në UBT: Partneriteti me BOKU sjell diplomë ndërkombëtare për studentët
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, mori pjesë sot në ceremoninë e fillimit të vitit të ri akademik në Universitetin Bujqësor të Tiranës......

“Studentët, akses të kufizuar në financë” - Tafa: Ka disa produkte të dizenjuara për ta, por edhe ndërgjegjësimi financiar është i ulët
Aksesi i studentëve në financë mbetet i kufizuar. Pavarësisht se bankat tregtare ofrojnë disa produkte financiare posaçërisht për ta, ndërgjegjësimi mbi......

Cilat janë kostot e riciklimit drejt tregut europian? - Baltëza: Problem ndarja e mbetjeve në burim, ligji ekziston që në 1995
Sektori i riciklimit në Shqipëri mbetet një nga sektorët që has vështirësi në përmbushjen e standardeve të BE. Në një intervistë për Scan Tv, një ndër......