Treni me bateri vendos rekord botëror - Përshkon 322 km me një karikim, redukton ndotjen mjedisore
Një tren elektrik me bateri ka vendosur një rekord të ri botëror për udhëtimin më të gjatë me një karikim të vetëm, duke përshkuar rreth 322 kilometra (200 milje) mes Reading, Londrës dhe Oksfordit.
Sipas Great Western Railway (GWR), kjo arritje tregon se trenat me bateri mund të jenë një alternativë e vlefshme dhe më ekonomike krahasuar me trenat me naftë në të ardhmen.
"Ne jo vetëm që thyem rekordin ekzistues prej 139 miljesh. Ne në fakt arritëm një shifër të jashtëzakonshme prej 200 miljesh, çka përkon bukur me festimet për 200-vjetorin e hekurudhës,” tha zëdhënësi i kompanisë, Paul Gentleman.
Rekordi u arrit duke operuar në modalitetin 'SuperMode' – me shpejtësi nga 30 deri në 40 milje në orë dhe pa sistem ngrohjeje. Sipas GWR, treni do të mund të përshkonte rreth 120 milje edhe nëse udhëtonte me shpejtësinë e plotë prej 60 mph (96 km/h).
Treni është i pajisur me gjashtë bateri që përdorin një përzierje kimike hibride dhe ka gjithashtu me një sistem të ri karikimi të shpejtë, që nuk u përdor gjatë përpjekjes për rekord.
“Njerëzit ndoshta kanë dëgjuar për makinat elektrike që karikohen për 40 minuta në vend të 3 orëve. Ne po e bëjmë të njëjtën gjë me teknologjinë e trenave, ku bateritë e trenit mund të karikohen për vetëm 3 minuta,” tha Gentleman.
“Ky ndoshta nuk do të jetë një karikim i plotë, por do të mjaftojë që treni të arrijë destinacionin tjetër ose të realizojë një udhëtim vajtje-ardhje në një linjë dytësore.”
Testi tregoi gjithashtu përfitime të mëdha mjedisore: treni me bateri shfaqi një ulje prej 80% të emetimeve totale të karbonit, krahasuar me një tren me naftë. Udhëtimi rekord është verifikuar nga Shoqata e Performancës së Hekurudhave, që analizon performancën e rrjetit hekurudhor në Mbretërinë e Bashkuar. Great Western Railway thotë se planet e saj të ardhshme do të kërkojnë që trenat elektrikë me bateri të përshkojnë më shumë se 60 milje me një karikim të vetëm.

Imitimet e markave luksoze ndalohen në doganë - Kushte edhe për bagazhet e qytetarëve, hyn në fuqi ligji
Tregtarët, si dhe qytetarët që tentojnë të fusin në Shqipëri produkte të falsifikuara do të bllokohen në pikat doganore. Ligji i reja për markat tregtare,......

Turistët “dynden” edhe nga deti - Korriku shënon fluks të lartë, 111.049 hyrje-dalje nga Porti i Durrësit
Sezoni turistik ka rritur fluksin e udhëtarëve në Portin e Durrësit, ku vetëm gjatë muajit korrik janë regjistruar 111,049 pasagjerë që kanë hyrë dhe dalë......

NAREA: Shitja e pronës, taksë 3% nga 15% që është - “Me nivelin aktual shteti humbet 40 milion euro të ardhura në vit”
Shoqata Kombëtare e Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtshme të Shqipërisë, NAREA kërkon nga qeveria në emër të mbi 115 Zyrave të Real Estate, uljen në masën......

Familjet dhe bizneset investuan më tepër sesa kursyen - Raporti i BSH: Balancë negative për sektorin privat. Ai publik, me rritje të të dyjave
Familjet dhe bizneset shqiptare më tepër kanë investuar sesa kanë kursyer. Sipas analizës së Bankës së Shqipërisë mbi zhvillimet në sektorin e jashtëm të......

Çmimet në Shqipëri barazojnë Europën/ Sipas Eurostat, inflacioni arrin në 2.4%. Rajoni vijon të jetë më i shtrenjtë
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, që mat rritjen e çmimeve sipas metodologjisë së ‘Agjencisë Europiane të Statistikave’, në muajin Korrik të vitit......

Dyfishim gjobash për gazet serrë - Projektligji “Për ndryshimet klimatike” ashpërson masat administrative për shkelësit
Qeveria ka propozuar ndryshime në ligjin “Për ndryshimet klimatike”, ku ndër të tjera parashikohet dyfishimi i gjobave për subjektet që shkelin detyrimet......

Ngrihen 3 institucione të reja për sigurinë ushqimore - Forcohet kontrolli. Nga pesticidet, tek OMGJ-të dhe mishi
Nga 1 gushti 2027, Shqipëria do të ketë një sistem më të fuqishëm kontrolli ndaj bizneseve që prodhojnë, importojnë dhe tregtojnë produkte ushqimore në vend,......

Mbi 111 mijë pasagjerë udhëtuan nëpërmjet Portit të Durrësit në korrik 2025/ APD: Kryesojnë të huajt me 70 mijë!
Autoriteti Portual Durrës njoftoi sot se nëpërmjet Portit të Durrësit kanë hyrë dhe dalë gjithsej 111,049 pasagjerë vetëm gjatë muajit korrik 2025, duke e......