“Toka do të ngrohet me 2.8 gradë deri në vitin 2100” - Raporti i OKB: Vendet, larg përmbushjes së objektivave klimatikë

Toka rrezikon të ngrohet me 2.8 gradë Celsius deri në fund të shekullit, nëse nuk merren masa shtesë për reduktimin e emetimeve të gazeve serrë, sipas Raportit Vjetor të Hendekut të Emetimeve 2025, të publikuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP). Dokumenti analizon hendekun midis rrjedhës aktuale të emetimeve globale dhe nivelit që duhet për të arritur objektivat ndërkombëtare të klimës.
Dhjetë vjet pas miratimit të Marrëveshjes së Parisit, raporti vlerëson se pakti ka luajtur një rol kyç në uljen e projeksioneve të temperaturës globale dhe në nxitjen e energjive të rinovueshme. Megjithatë, përparimi i ngadaltë i vendeve në reduktimin e emetimeve e bën të mundshëm tejkalimin e kufirit prej 1.5 gradësh Celsius mbi nivelet paraindustriale, ndoshta brenda kësaj dekade.
Sipas marrëveshjes, vendet duhet të dorëzojnë çdo pesë vjet kontributet e përcaktuara në nivel kombëtar, që përcaktojnë planet për reduktimin e emetimeve dhe përshtatjen me ndryshimet klimatike.
Deri më 30 shtator 2025, vetëm 64 vende nënshkruese, që përfaqësojnë 63% të emetimeve globale, kishin dorëzuar ose shpallur plane me objektiva për vitin 2035. Vetëm 13 shtete, që përbëjnë më pak se 1% të emetimeve botërore, i kishin përditësuar objektivat e tyre. Raporti thekson gjithashtu një hendek të madh në zbatim: shumica e vendeve nuk janë në rrugën e duhur për të përmbushur as objektivat për vitin 2030, e jo më ata për 2035.
Nëse të gjitha kontributet do të zbatoheshin plotësisht, temperatura mesatare globale do të rritej me 2.3 deri në 2.5 gradë Celsius deri në fund të shekullit, një përmirësim i vogël krahasuar me parashikimin e vitit të kaluar prej 2.6–2.8 gradësh. Por nëse mbeten vetëm politikat aktuale, ngrohja do të arrijë 2.8 gradë, pak më pak se 3.1 gradë të parashikuara më parë.
Zbatimi i plotë i të gjitha masave deri në vitin 2035 do të ulte emetimet me 12%–15% krahasuar me nivelet e vitit 2019. Nëse Shtetet e Bashkuara do të qëndronin jashtë Marrëveshjes së Parisit, shifra do të tkurrej në 9%–11%. Numrat mbeten shumë larg objektivave: një ulje prej 35% do të kufizonte ngrohjen në 2 gradë Celsius, ndërsa një reduktim prej 55% do ta mbante brenda kufirit prej 1.5 gradësh Celsius.
Plani i BE, shkurtim drastik i kohës së udhëtimit me tren midis kryeqyteteve deri në 2040
Nga kryeqyteti në kryeqytet vetëm në pak orë: BE do të shpejtojë udhëtimin me tren brenda Evropës. Për ta arritur këtë, duhet të modernizohen rrjetet dhe të......
Një marrëveshje e re për zhvillimin e qëndrueshëm të ndërmarrjeve në Shqipëri!
Sot, AIDA dhe Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi për institucionalizimin e programit SCORE – që synon rritjen e......
Diskutimet për buxhetin 2026, Spiropali: Rijetëzim dhe fuqizim i diplomacisë ekonomike
Në 2026-tën, procesi i integrimit të Shqipërisë në BE, hyn në kapitullin e tij vendimtar. Kështu deklaroi Ministrja Elisa Spiropali nga Komisioni Parlamentar......
Rivitalizim urban në qytetin e Vlorës - FSHZH, investim 150 mln lekë për infrastrukturën
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur hapjen e garës për investime për infrastrukturën e tregjeve, hapësirave tregtare, multifunksionale, rrugë tregtare në......
12 mln vizita dhe 44 milionë transaksione në e-Albania/ Aplikimet për pasaportë dhe certifikatat elektronike, më të kërkuarat
Platforma qeveritare e-Albania po shënon shifra rekord në përdorim, duke konfirmuar se qytetarët shqiptarë po i drejtohen gjithnjë e më shumë shërbimeve......
Faturat e qirave, barrë për konsumatorët/ Udhëheqin rritjen e çmimeve në tetor. Inflacioni vlerësohet në 2.3%
Në muajin tetor 2025, Indeksi i Çmimeve të Konsumit arriti në 120,3, krahasuar me bazën e dhjetorit 2020. Sipas të dhënave zyrtare, inflacioni vjetor u......
Suficiti tregtar i Gjermanisë, në rënie të lirë - Arrin nivelin më të ulët që nga tetori i vitit të kaluar
Teprica tregtare e Gjermanisë u tkurr më tej në shtator, duke arritur në nivelin më të ulët që nga tetori 2024, pasi rritja më e fortë se sa pritej e......
Avionë zjarrfikës, armatim, infrastrukturë dhe teknologji - Ministria e Mbrojtjes rrit kapacitetet, 59 mld lekë investime në vitin 2026
Me një buxhet total prej rreth 59 miliardë lekësh, Ministria e Mbrojtjes pritet të kryejë një sërë investimesh të rëndësishme për vitin 2026. Në forcat......





