Bota Postuar më 6 Shtator 2025, 12:33

Tesla, shpërblim 1 trilion USD për Musk - Paketa pritet të miratohet nga aksionarët e kompanisë në nëntor

Nga Lidion Kulla

Tesla, shpërblim 1 trilion USD për Musk - Paketa pritet të

Tesla ka përgatitur një paketë shpërblimi prej 1 trilion dollarë për shefin ekzekutiv, Elon Musk, e cila pritet të miratohet nga aksionerët në muajin nëntor. Sipas bordit, paketa është hartuar me synimin për ta mbajtur Musk në detyrë, pasi ka këcënuar disa herë për tu larguar.

Paketa e shpërblimit prej plot 1 trilion dollarësh, me një afat 10-vjeçar, e krijuar për ta mbajtur në detyrë CEO-n e Tesla, Elon Musk, ka gjasa të miratohet nga aksionarët në mbledhjen vjetore të kompanisë në nëntor, edhe pse shuma është marramendëse.

Kjo pritet të ndodhë sepse paketa është hartuar me synimin për ta mbajtur Musk në detyrë, në mënyrë që të adresojë shqetësimet mbi perspektivën teknike të kompanisë dhe për t’u dhënë pronarëve të mëdhenj mjaftueshëm arsye për të mbështetur shumën prej 1 trilion dollarë.

Të premten, bordi i Tesla miratoi atë që e quajti “Një Paketë Shpërblimi Super Ambicioze për një CEO Pionier, Ambicioz dhe Unik”, e cila përcakton objektiva të larta për fitimet dhe vlerësimin e kompanisë, duke i dhënë Musk miliona aksione gjatë dekadës së ardhshme nëse i realizon objektivat. Paketa i jep menjëherë Elon Musk 96 milionë aksione të kufizuara, me një vlerë prej mbi 31 miliardë dollarë, të cilat do të shlyhen përgjatë dy viteve të ardhshme, si dhe më shumë kontroll mbi kompaninë. Sipas firmës kërkimore mbi shpërblimet ekzekutive, Equilar, paketa totale e kompensimit për Musk në vitin 2025 vlerësohet të kalojë 113 miliardë dollarë.

“Paketa e pagave, e cila vendos një bast të madh mbi të ardhmen e robotëve, mund të marrë mbështetjen e aksionarëve”, tha Taufiq Rahim, një investitor i SpaceX. “Por kjo ngre pikëpyetje më të mëdha sociale në lidhje me fitimet që shkojnë tek pak mbajtës të kapitalit, gjë që ka të ngjarë të mos jetë e qëndrueshme dhe do të përballet me presione publike.”

Paketa është hartuar për të penguar Musk të largohet dhe është përqendruar drejtpërdrejt në transformimin e Teslës në një fuqi të inteligjencës artificiale dhe robotikës, tha bordi, që beson se Musk është i vetmi person në planet që mund të zhbllokojë potencialin e plotë të Teslës.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat