Tensione pas sulmit në Iran, Teherani kundërpërgjigjet/ Reagon BE e disa vende: Situatë kritike. Rama: Garda Revolucionare, terroriste

Vijon të jetë e tensionuar situata pas sulmeve të fundit të SHBA dhe Izraelit, në Iran, ku sipas disa medieve raportohet për vdekjen e komandantit të Gardës Revolucionare, Mohammad Pakpour, dhe të ministrit të Mbrojtjes të Iranit,Aziz Nasirzadeh. Nga ana tjetër Teherani është kundërpërgjigjur me raketa drejt bazave amerikane në Bahrein, Katar, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kuvajt. SCAN tv ka siguruar pamje nëpërmjet pedagogut dhe ekspertit për çështjet ndërkombëtare, Yehuda Hamovitz në një vendstrehim në Izrael, ku janë grumbulluar banorët dhe ku ka folur për situatën e fundit.
“Përshëndetje nga Izraeli! Është hera jonë e katërt që shkojmë drejt strehës pas sulmit ajror të nisur nga SHBA dhe Izraelit mbi Iranin. Ne jemi të mbrojtur, ne kemi strehë, ne jemi të përgatitur, jemi mirë emocionalisht dhe shpresojmë të mbarojë sa më shpejt. Ideja e një lufte dhe kërcënimi të vazhdueshëm për një vend mikëpritës, për njerëzit tanë, për sovranitetin tonë është e padurueshme. Ne mbështesim sulmin ajror të Izraelit dhe ShBA-së. Ne suprtojmë edhe njerëzit e Iranit, të cilët janë kundër këtij regjimi dhe jemi optimist duke pritur për ditë më të mira” – tha Hamovitz.
Reagime të shumta kanë ardhur, ku fillimisht ishte Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa, të cilët i quajtën zhvillimet në Iran “shumë shqetësuese”. Ndërkohë, Kryeministri britanik, Keir Starmer, ka thirrur mbledhje të komitetit të krizës. Ndërsa, presidenti francez, Emmanuel Macron, ka kërkuar mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Sipas tij, regjimi iranian duhet të angazhohet në negociata të sinqerta për të ndalur programet bërthamore dhe raketore dhe veprimet që destabilizojnë Lindjen e Mesme. Reagime ka patur edhe nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani. Rama tha se Shqipëria do të veprojë për ta renditur Gardën Revolucionare Islamike të Iranit, organizatë mes strukturave terroriste, duke kujtuar se Shqipëria ka qenë objekt i sulmeve kibernetike të Iranit, çka solli edhe ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike dhe mbylljen e ambasadës së saj në Tiranë në shtator të 2022. Për ne është është siguri kombëtare, qartësi morale dhe ligjore.
Starmer mbledh Komitetin e Krizës/ Macron: Situata e rrezikshme, Irani të bisedojë
Kryeministri britanik, Keir Starmer, kathirrur mbledhje të komitetit të krizës së qeverisë (Cobra) dhe planifikon të zhvillojë telefonata me aleatët në orët......
Lufta mes Iranit dhe Izraelit “trondit” tregjet/ Ngrihet çmimi i naftës dhe bie Bictoin
Tensionet e fundit në Lindjen e Mesme kanë shkaktuar rritje të ndjeshme të çmimeve të naftës, duke e çuar Brent drejt niveleve më të larta në muajt e fundit,......
Sulmet amerikano-izraelite në Iran, reagon Rama: Qëndrojmë të palëkundur me Izraelin, mbështesim paqen!
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas situatës sëkrijuar nga lufta mes Izraleit dhe Iranit ku është e përfshirë edhe SHBA. Kryeministri deklaroi se Shqipëria......
Përshkallëzohen tensionet, goditet shkolla në Minab, vdesin 24 nxënëse/ Reagon BE: Situata shumë shqetësuese, palët të përmbahen
24 nxënëse raportohet se kanë vdekur gjatë sulmit izraelit ndaj qytetit iranian Minab. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve IRNA, sulmi goditi një shkollë......
SHBA dhe Izraeli sulm Iranit, mbyllet hapësira ajrore në Teheran/ Netanyahu falenderon Trump dhe thekson se Irani duhet të ndryshojë regjimin
Izraeli ka nisur një sulm “parandalues” ndaj Iranit, duke rindezur përplasjen mes dy vendeve për herë të dytë brenda më pak se një viti. Ministri izraelit i......
Rritet bileta me 300 lekë pas bllokimit të aksit Librazhd - Pogradec/ Shoqata e Transportit Publik: Mos abuzoni, problemit i jepet zgjidhje shpejt
Bllokimi i aksit Librazhd-Pogradec ka sjellë rritje të çmimeve të transportit publik për udhëtimet nga juglindja drejt Tiranës. Drejtuesit e mjeteve shprehen......
Pronat, 33 mijë harta drejt digjitalizimit/ Kadastra Fiskale në fazën e tretë, sistem i drejtë taksimi
Rreth 33 mijë harta fizike do të gjeoreferohen dhe do të integrohen në sistemin digjital, duke krijuar një bazë të unifikuar dhe të besueshme të të dhënave......
Rama: Korridori VIII, investim kolosal/ “Rrëshqitja, jo nga punimet”. ARRSH: Mbyllet puna për devijimin e lumit
Teksa shembja e rrugës në aksin Librazhd - Prrenjas ka bllokuar lëvizjen e automjeteve drejt juglindjes nga aksi kryesor, kryeministri Edi Rama ka ndarë në......


