“Të përjashtohen vendet e varfra nga tarifat reciproke” - OKB: Masat do të shkaktonin demë të mëdha në ekonomitë e tyre
Agjencia e Tregtisë dhe Zhvillimit e OKB-së i ka kërkuar SHBA-së të përjashtojë vendet më të varfra dhe më të vogla të botës nga tarifat reciproke. Agjencia paralajmëroi se ato mund të shkatërrojnë ekonomitë e cenueshme, ndërsa gjenerojnë vetëm të ardhura minimale për Uashingtonin.
Administrata e Presidentit Donald Trump njoftoi tarifa gjithëpërfshirëse për 57 partnerë tregtarë, duke filluar nga 11% për Kamerunin deri në 50% për Lesoton, por në fund i pezulloi tarifat për 90 ditë, përveç rastit të Kinës. Pezullimi i ka lënë këto shtete përballë një takse universale prej 10%, që zbatohet për pothuajse të gjitha vendet.
Në një raport, Agjencia tha se "pauza aktuale 90-ditore ofron një mundësi të rëndësishme për të rivlerësuar se si trajtohen ekonomitë e vogla dhe të cenueshme sipas politikës së tarifave reciproke".
"Ky është një moment kritik për të marrë në konsideratë përjashtimin e tyre nga tarifat që ofrojnë pak ose aspak avantazh për politikën tregtare të SHBA-së, ndërsa potencialisht shkaktojnë dëme serioze ekonomike jashtë vendit."
Sipas organizatës, 28 nga 57 vendet e synuara nga tarifat përballen me taksa të larta, pavarësisht se secila përbën më pak se 0.1% të deficitit tregtar të Shteteve të Bashkuara. Këto përfshijnë Laosin, i cili po përballet me një tarifë prej 48%; Mianmarin, me 45% pavarësisht tërmetit të fundit; si dhe Mauritiusin, me 40%.
Nëse tarifat reciproke hyjnë përsëri në fuqi, kërkesat për shumë mallra të importuara në SHBA ka të ngjarë të ulen për shkak të çmimeve më të larta, sipas raportit. Për 36 nga 57 partnerët tregtarë të listuar, detyrimet reciproke do të gjeneronin më pak se 1% të të ardhurave aktuale nga tarifat e SHBA-së, zbuloi raporti.
"Këto ekonomi janë të vogla në madhësi, të dobëta strukturisht me fuqi blerëse të ulët, ato ofrojnë mundësi të kufizuara të tregut të eksportit për SHBA-në,” nënvizoi agjencia.
Raporti theksoi gjithashtu se disa nga këto vende eksportojnë mallra bujqësore që nuk prodhohen në SHBA, për të cilat ka pak zëvendësues. Produkte të tilla përfshijnë vaniljen nga Madagaskari dhe kakaon nga Bregu i Fildishtë dhe Gana.
Në vitin 2024, Shtetet e Bashkuara importuan vanilje me vlerë afërsisht 132 milionë euro nga Madagaskari. Importet e kakaos nga Bregu i Fildishtë arritën në një vlerë prej gati 704 milionë eurosh, ndërsa ato nga Gana u vlerësuan në rreth 176 milionë euro.
"Rritja e tarifave për mallra të tilla, edhe pse gjeneron disa të ardhura, pritet të rezultojë në çmime më të larta për konsumatorët", tha agjencia.
Sondazh

Kursi i këmbimit/ Rënie e ndjeshme për valutat kryesore!
Dollari amerikan ka pësuar sërish rënie këtë mëngjes pas rikuperimit të djeshëm duke u blerë me 87 lekë dhe duke u shitur me 88.5 lekë sipas kursit të......

Vota e emigrantëve/ KQZ: Mbi 87 mijë zarfe të dërguara në gjashtë shtete deri më tani!
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur shpërndarjen e fletëve të votimit për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, të cilët janë regjistruar për të marrë......

Përfundon aksi Shëngjin-Velipojë/ Rama: Vlerë e shtuar për turizmin në veri të vendit!
Kryeministri Edi Rama përcolli këtë mëngjes një video me pamje nga aksi i ri rrugor, tashmë i përfunduar, Shëngjin-Velipojë, duke e cilësuar atë si një vlerë......

Berisha: Vlora do të jetë një zonë e lirë industriale
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim me elektoratin në qytetin e Vlorës. në fjalën e tij, kryedemokrati tha se Vlora do të......

Kush është kandidati tipik për deputet? Burrë, mbi 40 vjeç, jeton në Tiranë dhe është i përfshirë në politikë
“Scan Intel” ka sjellë shpesh herë profile të ndryshme bazuar në të dhënat zyrtare nga INSTAT apo EUROSTAT, duke dalë në një “identikit” të një shqiptari......

Kryeministri Rama: Në mandatin e parë, shlyem borxhet. Rruga Tiranë-Elbasan ishte pa projekt
Kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, morën pjesë në një një takim lidhur me prezantimin e programit për infrastrukturën 2030.......

Hekurudhat, Balluku prezanton linjat e reja: Lidhim qytetet me aeroportet dhe portet
"Shqipëria ka hyrë në një kapitull të ri të zhvillimit. Nëse flasim që po hedh drejt Europës, ne duhet të operojmë me të njëjtat instrumenta siç operon çdo......

Fermerët, më pak kosto prodhimi? Premtimi i PSD-së: Rrisim kompensimin e TVSH-së nga 6% në masën 8%
Në proframin e saj, Partia Social Demokrate (PSD) ka premtuar rritjen e kompensimit të TVSH-së për fermerët nga 6% në 8%, me qëllimin për të garantuar më......