Bota Postuar më 27 Shkurt 2025, 14:47

Të gjithë kundër çelikut kinez - Tarifat e Trump detyrojnë shumë shtete të marrin masa kundër Pekinit

Nga Kristi Ceta

Të gjithë kundër çelikut kinez - Tarifat e Trump

Industria gjigante e çelikut në Kinë po përballet me presion në rritje mbi eksportet këtë vit, teksa afrohet një valë tjetër tensionesh tregtare nga tarifat e reja të Presidentit të SHBA-së Donald Trump.

Trump njoftoi planet në fillim të këtij muaji për të vendosur tarifa 25% për të gjitha importet e çelikut dhe aluminit në Shtetet e Bashkuara, duke filluar nga 12 marsi.

Disa shtete kanë zbuluar masat që do të ndërmarrin pas propozimeve të Trump.

Vietnami

Vietnami njoftoi javën e kaluar se do të vendoste një taksë të përkohshme deri në 27.83% për disa produkte çeliku nga Kina, që do të hynte në fuqi nga 7 marsi. Megjithëse vendi nisi hetimin kundër konkurrencës së pandershme korrikun e kaluar, njoftimi befasoi tregun sepse erdhi më herët se sa pritej.

Vietnami ishte destinacioni më i madh i eksporteve të çelikut të Kinës në vitin 2024, me 12.77 milionë tonë metrikë, apo 11.5% të totalit që eksportoi Pekini për këtë metal. Këto shifra arritën nivelin më të lartë të nëntë viteve të fundit.

Koreja e Jugut

Ministria e industrisë e Koresë së Jugut tha javën e kaluar se kishte vendosur përkohësisht të vendoste tarifa deri në 38% për importet e pllakave të çelikut kinez, pas një hetimi mbi dyshimin për politika të padrejta tregtare të produktit, që përdoret në ndërtimin e anijeve dhe godinave.

Rreth 7.4%, ose 8.19 milionë tonë të eksporteve të çelikut të Kinës shkuan në Korenë e Jugut vitin e kaluar, duke e bërë atë tregun e dytë më të madh të eksporteve të metalit të Kinës.

India

India mund të vendosë një taksë të përkohshme prej 15%-25% mbi çelikun nga Pekini brenda gjashtë muajve të ardhshëm për shkak të "sfidës serioze" për prodhuesit vendas nga importet e lira., u shprehën burimet zyrtare të vendit.

Eksportet e çelikut të Kinës në Indi përbënin vetëm 2.7% të totalit të saj vitin e kaluar, megjithëse importet e përfunduara të çelikut nga Pekini arritën nivelet e tyre më të larta në të paktën shtatë vjet, gjatë nëntë muajve të parë të vitit financiar që filloi në prill.

Bashkimi Evropian

Ndërsa Komisioni Evropian po heton nëse duhet të shtrëngojë sistemin aktual të kuotave për importet e çelikut, që të mbrojë prodhuesit e BE-së nga tarifat e reja të Trump.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat