Të ardhurat nga mineralet, pas një dekade - SHBA dhe Ukraina mund të presin mbi 10 vjet për të përfituar nga marrëveshja
Shpërblimi financiar nga një marrëveshje e re për mineralet midis Ukrainës dhe SHBA-së mund të zgjasë një dekadë ose më shumë, pasi investitorët përballen me shumë pengesa për të vënë në prodhim miniera të reja në vendin e shkatërruar nga lufta.
Zhvillimi i minierave që prodhojnë minerale strategjikisht të rëndësishme në vendet me sektorë të avancuar, si Kanadaja dhe Australia, mund të zgjasë nga 10 deri në 20 vjet, sipas analistëve.
Por shumica e depozitave minerale në Ukrainë kanë të dhëna të pakta për të konfirmuar se janë ekonomikisht të qëndrueshme. Investitorët gjithashtu mund të hezitojnë të kanalizojnë paratë në një vend ku infrastruktura është shkatërruar nga pushtimi trevjeçar i Rusisë dhe siguria e ardhshme nuk është e garantuar.
"Nëse dikush mendon se papritmas të gjitha këto minerale do të fluturojnë nga Ukraina, ai po ëndërron. Realiteti është se do të jetë e vështirë për njerëzit të justifikojnë investimin e parave atje kur ka mundësi për të investuar në minerale kritike në vendet që nuk janë në luftë," theksojnë ekspertët e sektorit.
Ndërsa përfitimet financiare nga marrëveshja janë të pasigurta, zyrtarët në Ukrainë e përshëndetën atë si një përparim politik: Ata besojnë se kjo do të ndihmojë në forcimin e mbështetjes amerikane për Kievin, që ka rënë ndjeshëm nën udheheqjen e Presidentit Donald Trump.
Ukraina ka nevojë për mbështetjen e SHBA-së, veçanërisht për armët dhe paratë, për t'i bërë ballë pushtimit ushtarak të Rusisë.
Nga ana tjetër, Trump e promovoi marrëveshjen, veçanërisht aksesin që ajo ofron në depozitat e elementëve të tokës së rrallë në Ukrainë, të cilët përdoren në gjithçka, nga telefonat celularë te makinat. Pra, politika qeveritare mund të përshpejtojë investimet.
Shtetet e Bashkuara nuk prodhojnë sasi të konsiderueshme të elementëve të tokës së rrallë dhe kanë nxitur një luftë tregtare me Kinën, furnizuesin kryesor në botë.
Teksti i marrëveshjes tregon për 55 minerale plus naftë, gaz natyror dhe hidrokarbure të tjera. Sipas të dhënave të Ukrainës, vendi ka depozita të 22 nga 34 mineraleve të identifikuara nga Bashkimi Evropian si kritike, duke përfshirë elementët e tokës së rrallë, litiumin dhe nikelin.
"Kalimi nga një burim i zbuluar në një rezervë ekonomikisht të qëndrueshme kërkon kohë dhe investime të konsiderueshme, të cilat të dyja kanë qenë të kufizuara, jo vetëm që nga fillimi i luftës, por edhe para saj", tregojnë analistët.
Të dhënat e ministrisë së financave të Ukrainës treguan se në vitin 2024, shteti ukrainas fitoi rreth 1 miliard dollarë në pagesa që lidhen me shfrytëzimin e burimeve natyrore. Por fondi i përbashkët i krijuar sipas marrëveshjes do të marrë të ardhura vetëm nga licensat, lejet dhe marrëveshjet e reja të ndarjes së prodhimit.
Ukraina ishte e ngadaltë në lëshimin e licensave të reja të burimeve natyrore para pushtimit të plotë të Rusisë në vitin 2022. Nga viti 2012 deri në vitin 2020, u lëshuan rreth 20 të tilla për naftë dhe gaz, një për grafit, një për ar, dy për mangan dhe një për bakër, sipas shërbimit gjeologjik ukrainas. Në total, janë 3,482 licenca ekzistuese.
Meqenëse marrëveshja krijon një partneritet të kufizuar, të dyja vendet mund të jenë duke kërkuar investime të drejtpërdrejta qeveritare në një kompani minerare, thanë analistët.

Në cilat qarqe u hapën më shumë biznese? - Kryeson fuqishëm Tirana, Kukësi në vendin e fundit
Numri i bizneseve të reja të hapura përgjatë vitit 2024 ka pësuar rritje, duke reflektuar kështu dhe performancën e ekonomisë shqiptare si dhe kërkesën e......

Miratohet udhëzimi për administrimin e rezultatit zgjedhor - Zgjedhjet e 11 majit, synohet standardizim dhe transparencë
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi udhëzimin për përcaktimin e rregullave për mbledhjen, administrimin e publikimin e rezultatit paraprak të......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan vijon të regjistrojë paqëndrueshmëri teksa e mbyll këtë javë me luhatje te vazhdueshme duke u blerë sot me 86.4 lekë dhe duke u shitur me......

“Programi ynë për çdo shqiptar” - Berisha në Belsh: Synojmë të ndryshojmë jetën për mirë të çdo qytetari
Duke folur në një takim me banorë të Belshit dhe Cërrikut, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh programi i aleancës PD-ASHM është për çdo......

Ulet numri i të vetëpunësuarëve në Shqipëri/ Dominojnë meshkujt dhe personat me arsim 8-9 vjeçar
Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, gjatë tre muajve të fundit të vitit 2024, numri i të vetëpunësuarve në Shqipëri zinte rreth 29.9% të të punësuarve......

OSHEE, kredi 81.5 mln euro nga BERZH - Do të jetë me garanci shtetërore. Marrëveshja mbërrin në Kuvend
Detyrimet e kredisë 81.5 mln euro, që Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike do të marrë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim do të......

4.3 mld euro qarkullojnë në duart e shqiptarëve - BSH: Paraja jashtë bankave, me rritje prej 10.2% në mars
Në Shqipëri qarkullojnë rreth 4.3 miliardë euro jashtë bankave. Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se paraja fizike që gjendet jashtë......

Festat zyrtare, si paguhen orët shtesë në punë? - Kompensim me pushim, apo deri ne 50% të pagës
Punonjësve në vend të cilëve u kërkohet të punojnë më shumë orë se 8 orë në ditë apo 40 orë në javë, si dhe në ditët që përkojnë me festa zyrtare, u lind e......