Tarifë 250 USD për vizë jo-imigruese në SHBA! Sipas aktit “One Big Beautiful Bill” miratuar së fundmi nga administrata Trump
Vizitorët që hyjnë në Shtetet e Bashkuara do të duhet të paguajnë një "tarifë integriteti vize", sipas një dispozite të Aktit One Big Beautiful Bill të miratuar së fundmi nga administrata Trump. Tarifa zbatohet për të gjithë vizitorët që kanë nevojë për viza jo-imigruese për të hyrë. Megjithatë, udhëtarët mund të marrin rimbursimin e tarifave, sipas dispozitës.
Detajet rreth kërkesës së re janë të pakta, gjë që ka rezultuar në "sfida të rëndësishme dhe pyetje pa përgjigje në lidhje me zbatimin", tha një zëdhënës nga Shoqata e Udhëtimit të SHBA-së. Tarifa do të jetë të paktën 250 dollarë gjatë vitit fiskal 2025 të SHBA-së, që zgjat nga 1 tetori 2024 deri më 30 shtator 2025. Megjithatë, sekretari i Sigurisë Kombëtare është i lirë ta vendosë tarifën më të lartë, sipas dispozitës. Më pas, tarifa e integritetit të vizës do të përshtatet me inflacionin.
"Tarifa e integritetit të vizës" zbatohet për të gjithë vizitorët që kanë nevojë për viza jo-imigruese, që përfshijnë turistët, udhëtarët për biznes dhe studentët ndërkombëtarë. Disa vizitorë, përfshirë ata nga Australia, Japonia dhe shumë vende në Evropë, mund të mos kenë nevojë për viza për të hyrë në kuadër të Programit të Heqjes së Vizave.
Tarifa paguhet kur lëshohet viza, sipas dispozitës. Kështu, vizitorëve, kërkesat e të cilëve për vizë refuzohen, nuk do të paguajnë.
Për të marrë paratë e tyre mbrapsht, mbajtësit e vizave duhet të përmbushin kushtet e vizës, të cilat përfshijnë "mospranimin e punësimit të paautorizuar" dhe të mos e tejkalojnë datën e vlefshmërisë së vizës për më shumë se pesë ditë. Rimbursimet do të bëhen pasi të skadojë viza e udhëtimit. Por, ende nuk është e qartë se kur do të fillojë zbatimi i tarifës. Është gjithashtu e paqartë se si udhëtarët do ta paguajnë tarifën, tha Shoqata e Udhëtimit e SHBA-së.
Meqenëse shumë viza janë të vlefshme për disa vite, Zyra e Buxhetit të Kongresit të SHBA-së tha se pret që "një numër i vogël njerëzish do të kërkojnë rimbursim".
"Projektligji One Big Beautiful i Presidentit Trump ofron politikat dhe burimet e nevojshme për të rivendosur integritetin në sistemin e imigracionit të vendit tonë", tha një zëdhënës i Departamentit të Sigurisë Kombëtare.
Të dhënat tregojnë se shumica e mbajtësve të vizave i përmbahen kushteve të tyre. Për vitet fiskale 2016-2022, midis 1-2% e vizitorëve jo-emigrantë qëndruan më gjatë se vizat e tyre në Shtetet e Bashkuara, sipas Shërbimit Kërkimor të Kongresit të SHBA-së.
Megjithatë, të dhënat tregojnë se rreth 42% e afërsisht 11 milionë personave të paautorizuar që jeton në Shtetet e Bashkuara hynë ligjërisht në vend, por qëndruan më gjatë se periudha e pranimit.

Dogana “dëgjon” biznesin/ Ftohet të vlerësojë shërbimet për t’i përmirësuar ato
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave fton biznesin të kontribuojë në përmirësimin e shërbimeve doganore përmes një pyetësori të ri Drejtoria e Përgjithshme e......

“Monitorim me dron për hapësirat publike” Rama: Ballafaqimet do të bëhen përmes teknologjisë
Aksionit të lirimit të hapësirave publike, kryeministri Edi Rama e mori si nismë gjatë takimeve me qytetarët gjatë kohës së fushatës elektorale. Sipas......

Sa kushton strehimi për grekët? Pothuajse gjysma e rrogës për të jetuar në një shtëpi
Strehimi u bë më pak i përballueshëm për grekët midis viteve 2018-2021, pasi pothuajse 1/3 e familjeve shpenzuan më shumë se 40% të të ardhurave të tyre për......

Kartëmonedhat euro, me “fytyrë” të re/ BQE do t’i hedhë në treg nga viti i ardhshëm
Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka nisur zyrtarisht procesin e ripërtëritjes së estetikës së kartëmonedhave euro. Nga 15 korriku deri më 18 gusht 2025, BQE-ja......

Metalet e rrallë, Kina furnizon SHBA/ Eksportet e firmave amerikane u rritën 660% në qershor
Eksportet kineze të metaleve të rrallë të tokës në Shtetet e Bashkuara në qershor u rritën më shumë se shtatë herë nga muaji i kaluar, ndërsa firmat......

3-fishim tarifës së hyrjes në BE? Propozimi i Komisionit: Nga 7 në 20 euro për qëndrime afatshkurtra
Komisioni Evropian ka propozuar rritjen e tarifës për udhëtarët e përjashtuar nga viza që mbërrijnë në bllok për qëndrime afatshkurtra nga 7 euro në 20 euro,......

Lirimi i hapësirave/ “Pse tani e jo më parë?”- Kryeministri Rama nesër drejtpërdrejt në “Sy m’sy”
Kryeministri Edi Rama njoftoi se do të zhvillojë një komunikim të drejtpërdrejtë, në orën 8:30 të mëngjesit të së hënës, për t’u dhënë përgjigje të gjitha......

Cili qark ka më shumë mjete bujqësore? Fier dhe Korça kryesojnë, Dibra dhe Kukësi kanë numrin më të ulët
Për vitin 2024, Shqipëria shënon rritje të dukshme në përdorimin e mjeteve mekanike për bujqësinë, me një total prej 34 mijë njësish, përfshirë traktorë,......