Tarifat “trondisin” Volkswagen/ Gjiganti evropian raporton 1.3 miliardë euro humbje në vitin 2025
Volkswagen raportoi humbje prej 1.3 miliardë eurosh në gjysmën e parë të vitit, si pasojë e tarifave tregtare të administratës Trump. Kompania gjithashtu uli parashikimet për shitjet dhe fitimet për gjithë vitin.
Prodhuesit evropianë të makinave kanë pësuar miliarda euro humbje dhe kanë paralajmëruar për rënie të fitimeve teksa përballen me tarifat tregtare, konkurrencën në rritje nga Kina dhe me rregullat e brendshme që përshpejtojnë tranzicionin e automjeteve elektrike.
Volkswagen tani parashikon një marzh fitimi operativ prej 4%-5% për këtë vit, krahasuar me shifrat e mëparshme prej 5.5%-6.5%, tha kompania më e madhe e makinave në Evropë, duke dhënë për herë të parë një vlerësim të qartë për ndikimin e tarifave, së bashku me rezultatet tremujore.
Shitjet për gjithë vitin pritet të jenë në të njëjtat nivele si vitin e kaluar, ndryshe nga parashikimi i mëparshëm për një rritje deri në 5%.
Vetëm tarifat i kushtuan kompanisë 1.3 miliardë euro gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2025, sipas deklaratës së Volkswagen. Aksionet e gjigantit gjerman ranë me 3.5% në bursën e Frankfurtit pas publikimit të rezultateve tremujore dhe uljes së parashikimeve.

30 miliardë dollarë në vit për IA/ Oracle zbulon marrëveshjen me OpenAI për qendrat e të dhënave
Kompania e zhvillimit të inteligjencës artificiale Open AI ka konfirmuar se ka nënshkruar një kontratë me Oracle me vlerë 30 miliardë dollarë në vit për të......

“Penalitete dhe publikim identitetesh”, Balluku: Dënim maksimal për zjarrvënësit e qëllimshëm
Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka reaguar ashpër ndaj zjarrvënieve të qëllimshme në......

Temperaturat e larta vënë në provë rrjetin energjetik - OST dhe OSSH në gatishmëri të lartë për të garantuar furnizimin
Përballë rritjes së temperaturave dhe ngarkesës në rrjetin elektrik, strukturat e sektorit energjetik në vend janë vënë në gatishmëri të lartë për të......

Formalizimi i produkteve bujqësore e blegtorale - Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bllokon 76.1 ton mallra në 12 ditë
Në kuadër të fushatës për formalizimin e tregut të produkteve bujqësore dhe blegtorale si dhe garantimin e sigurisë ushqimore, Drejtoria e Përgjithshme e......

Turizmi, rritet flota e mjeteve lundruese - Shifrat e INSTAT, qershori arrin rekordin e vlerës së importeve
Rritja e fluksit të turistëve në Shqipëri ka sjellë edhe rritjen e investimeve në mjete lundruese nga subjektet turistike dhe individët. Referuar të dhënave......

Energjia e rinovueshme “kursen” planetin - Mbi 90% e burimeve të gjelbra të reja, më të lira se alternativat fosile
Energjia diellore dhe e erës janë tashmë pothuajse gjithmonë opsionet më të lira dhe më të shpejta për prodhimin e energjisë së re, sipas Organizatës së......

Vendorët, 47 mln euro nga taksa e ndërtesës - Shifra e 6-mujorit, më e larta në 10 vitet e fundit
Pushteti vendor ka arkëtuar më shumë të ardhura nga taksa e ndërtesës në gjysmën e parë të vitit. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, tregojnë se......

Trump dhe von der Leyen takohen në Skoci - Pritet firmosja e marrëveshjes tregtare, tarifa 15% për produktet europiane
Presidentja e Komisioni europian, Ursula von der Leyen, do të takohet gjatë fundjavës në Skoci, me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në......