Bota Postuar më 11 Prill 2025, 12:21

Tarifat “frenojnë” rritjen ekonomike të Kinës - Goldman Sachs ul parashikimin për vitet 2025-2026

Nga Kristi Ceta

Tarifat “frenojnë” rritjen ekonomike të Kinës -

Banka amerikane e investimeve Goldman Sachs uli parashikimet e saj për rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto të Kinës në 4% në vitin 2025 dhe 3.5% në vitin 2026, nga 4.5% dhe 4.0% që ishin më parë.

Goldman Sachs bëri rishikimin për ekonominë numër 2 në botë dhe furnizuesin e dytë më të madh të importeve amerikane, pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump rriti tarifën mbi importet kineze në 125% nga niveli 104% i disa ditëve më parë.

Edhe pse tarifat shtesë priten të kenë një "ndikim margjinal në zvogëlim", rritja e konsiderueshme e tarifave amerikane ndaj Kinës do të peshojë ndjeshëm në ekonominë dhe tregun e punës kinez, sipas Goldman.

"Ne parashikojmë që qeveria kineze do të intensifikojë më tej lehtësimin e politikave, duke parashikuar 60 pikë bazë ulje të normave të politikës, kundrejt 40 pikëve bazë që ishte më pare," thuhet në raport.

Goldman shtoi se "edhe këto masa të rëndësishme lehtësuese nuk kanë gjasa të kompensojnë plotësisht efektet negative të tarifave".

Më 3 prill, Fitch, e reduktoi vlerësimin afatgjatë të Kinës për valutën e huaj me një nivel në "A" nga "A+", një vit pasi uli perspektivën e saj për vlerësimin e kredisë së Pekinit.

Ulja e parashikimeve të rritjes ekonomike nxjerr në pah shqetësimet në rritje mbi ndikimin afatgjatë ekonomik të tensioneve të vazhdueshme tregtare midis SHBA-së dhe Kinës. Me tarifat që vazhdojnë të rriten, veçanërisht për importet kineze, analistët janë shqetësohen për efektet e tyre në ekonominë aziatike. Pekini është përballur me sfida të tilla si ngadalësimi i konsumit të brendshëm, dobësimi i tregut të punës dhe rritja e kostove të prodhimit.

Si ekonomia e dytë më e madhe në botë, ngadalësimi i Kinës paraqet rreziqe jo vetëm për stabilitetin e saj ekonomik, por edhe për dinamikën e tregtisë botërore, për shkak të rolit si një furnizues dhe konsumator kyç në zinxhirin global të furnizimit.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat