Tarifat e Trump hyjnë në fuqi - Masat e reja “trondisin” tregjet. Kina ndëshkohet me taksë 104%
Tarifat "reciproke" të Presidentit Donald Trump për dhjetëra vende kanë hyrë në fuqi, duke përfshirë detyrime masive prej 104 për qind për mallrat kineze.
Tarifat ndëshkuese të Trump kanë tronditur një rend tregtar global që ka vazhduar për dekada, kanë rritur frikën e recesionit dhe kanë fshirë triliona dollarë nga vlera e tregut të firmave të mëdha.
Që kur lideri amerikan zbuloi tarifat e tij javën e kaluar, S&P 500 ka pësuar humbjen më të thellë që nga krijimi i indeksit referues në vitet 1950, me rreth 20 për qind.
Trump e ka injoruar rënien e tregut dhe u ka ofruar investitorëve sinjale të përziera nëse tarifat do të mbeten në planin afatgjatë, duke i përshkruar ato si "të përhershme", por gjithashtu duke deklaruar se po u bëjnë presion udhëheqësve të tjerë për të kërkuar negociata.
"Kemi shumë vende që vijnë dhe duan të bëjnë marrëveshje", tha ai në një aktivitet në Shtëpinë e Bardhë. Ai theksoi gjithashtu se priste që edhe Kina të kërkonte bisedime.
Administrata amerikane ka planifikuar negociata me Korenë e Jugut dhe Japoninë, dy aleatë të ngushtë dhe partnerë të mëdhenj tregtarë. Gjithashtu, kryeministrja italiane Giorgia Meloni pritet të vizitojë vendin javën e ardhshme.
Zëvendëskryeministri i Vietnamit, qendra e prodhimit aziatik me kosto të ulët e goditur me disa nga detyrimet më të larta në nivel global, do të bisedojë po ashtu me Sekretarin e Thesarit të Trump.
Presidenti amerikan pothuajse dyfishoi detyrimet mbi importet kineze, të cilat ishin vendosur në 54 përqind javën e kaluar, në përgjigje të kundërtarifave që Pekini njoftoi javën e kaluar. Kina është zotuar të luftojë atë që e sheh si shantazh.
Disa ekonomistë kanë paralajmëruar se në fund konsumatorët amerikanë priten të mbajnë peshën kryesore të luftës tregtare, duke u përballur me çmime më të larta për gjithçka, nga atletet te vera.
Efektet e plota të tarifave të fundit mund të mos ndihen për njëfarë kohe, pasi çdo mall që është tashmë në tranzit që nga mesnata do të përjashtohet nga taksat e reja për sa kohë që mbërrijnë në SHBA deri më 27 maj.
Detyrimet e mëparshme prej 10 përqind të vendosura nga Trump për të gjitha importet nga shumë vende filluan të shtunën.
Raundi i fundit i taksave përfshin shumë nga aleatët më të ngushtë të Shteteve të Bashkuara, përfshirë Bashkimin Evropian, që u godit me një tarifë prej 20 përqind, si dhe taksa specifike për industrinë.
Trump ka thënë se tarifat janë një përgjigje ndaj barrierave të vendosura mbi mallrat amerikane dhe janë të nevojshme për të rregulluar çekuilibrat tregtarë të Amerikës. Ai gjithashtu ka akuzuar vende, duke përfshirë Japoninë, për zhvlerësim të monedhave të tyre për të fituar një avantazh tregtar, diçka që Tokio e mohon.
Sondazh

PD prezanton programin për Sigurinë dhe Rendin - Berisha: Do të jenë përparësia absolute më madhore
“Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” ka prezantuar programin për Sigurinë dhe Rendin. Sipas Sali Berishës, për PD-në, qeverinë e saj,......

"Safe Stay in Albania" - Policia Kufitare rrit masat në aeroportin e Rinasit për sezonin turistik
Aeroporti Ndërkombëtar "Nënë Tereza", si porta kryesore ajrore e Shqipërisë, po përgatitet për një sezon veror me fluks të lartë udhëtarësh. Nën moton “Safe......

“Shqipëria, me perspektivë të qëndrueshme” - Agjencia Moody’s konfirmon vlerësimin në “Ba3”
Në raportin e saj më të fundit, agjencia prestigjioze ndërkombëtare e vlerësimit Moody’s ka konfirmuar vlerësimin e Shqipërisë në “Ba3” me perspektivë “të......

Ekspofestivali bashkon muzikën dhe ekonominë kreative - Pipa: Fokus, mundësi punësimi dhe rritja e kapaciteteve profesionale
Për herë të parë në Tiranë do të organizohet ekspofestivali i muzikës dhe arteve nga data 11 deri më 13 prill. Në një konferencë për mediat,......

Velipoja dhe Ulqini me lidhje të re energjetike? - ERE: Projekti parashikon ndërtimin e linjës 110 kV me gjatësi 27 km
Parlamenti i Malit të Zi ka ratifikuar së fundmi marrëveshjen me Shqipërinë për ndërtimin e urës së re mbi lumin Bunë, që do të shkurtojë rrugën nga plazhi i......

Sa e zhvilluar është industria në Shqipëri? - RCC: Sektori agroushqimor, me rritjen më të lartë të punësimit
Pavarësisht se industria nuk është shumë e zhvilluar në krahasim me sektorët e tjerë, Shqipëria vlerësohet ndër vendet e rajonit me rritjen më të lartë të......

Garancia Europiane për Fëmijët/ Rama: Rrisim financimin për 16 mijë fëmijë me aftësi të veçanta!
Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në konferencën rajonale mbi “Përshpejtimin e Reformave të Kujdesit për Fëmijët drejt Anëtarësimit në Bashkimin......

BE përgatit kundërmasat ndaj Trump - Tarifa për mallrat bujqësore, industriale dhe cigaret amerikane
Reagimi i BE-së ndaj vendimit të Presidentit të SHBA-së Donald Trump për të vendosur të ashtuquajturat tarifa reciproke për të gjithë partnerët tregtarë të......