Bota Postuar më 20 Janar 2025, 11:55

“Tarifat e SHBA-së mund të reduktojnë rritjen globale” - BB paralajmëron për hakmarrjen e mundshme të partnerëve tregtarë

Nga Kristi Ceta

“Tarifat e SHBA-së mund të reduktojnë rritjen

Banka Botërore paralajmëroi se tarifat e përgjithshme të SHBA-së prej 10% mund të reduktojnë rritjen ekonomike globale tashmë të dobët prej 2.7% në vitin 2025, me 0.3 pikë përqindje.

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, ka propozuar një tarifë 10% për importet globale, një tarifë ndëshkuese prej 25% për importet nga Kanadaja dhe Meksika derisa të shtypin drogën dhe emigrantët që kalojnë kufijtë në SHBA, si dhe një tarifë 60% për mallrat kineze. Disa vende, duke përfshirë Kanadanë, tashmë janë zotuar të hakmerren.

Banka Botërore tha se simulimet me një rritje prej 10 pikë përqindje në tarifat e SHBA-së për të gjithë partnerët tregtarë në 2025 do të reduktonin rritjen globale me 0.2 pikë përqindje dhe hakmarrja proporcionale nga vendet e tjera mund të përkeqësojë situatën.

Banka shtoi se këto vlerësime ishin në përputhje me studimet e jashtme, të cilat treguan se një rritje prej 10 pikësh në tarifat e Shteteve të Bashkuara mund të "ulë nivelin e PBB-së në SHBA me 0.4%, ndërsa hakmarrja nga partnerët tregtarë do të rriste ndikimin total negativ në 0.9%”. Por sipas të njëjtit burim, rritja e SHBA-së gjithashtu mund të zgjerohet me 0.4 pikë përqindjeje në vitin 2026 nëse shkurtimet e taksave do të zgjateshin.

Banka për Marrëveshjet Ndërkombëtare paralajmëroi për rritjen e "fërkimeve dhe fragmentimit" në tregtinë globale dhe duke e quajtur luftën tregtare me bazë të gjerë midis Uashingtonit dhe vendeve të tjera "një skenar të prekshëm rreziku".

Raporti i fundit i Bankës Botërore për Perspektivën Ekonomike Globale parashikonte rritje të sheshtë ekonomike globale prej 2.7% në 2025 dhe 2026, njëlloj si në 2024, dhe shtoi se ekonomitë në zhvillim tani përballen me perspektivën e tyre më të dobët afatgjatë të rritjes që nga viti 2000.

Tregtia globale e mallrave dhe shërbimeve, e cila u zgjerua me 2.7% në vitin 2024, pritet të arrijë një mesatare prej rreth 3.1% në 2025-2026, por do të mbetet nën mesataret para pandemisë.

 

Sondazh

Poll
Shqipëria 20 Janar Edel Strazimiri

Java nis negativisht për valutat e huaja!

Monedha europiane blihet sot me 97.9 lekë dhe shitet me 98.5 lekë nga java kaluar pa ndonjë ndryshim të ndjeshëm sipas kursit të këmbimit lokal. Dollari......

Scan Life 18 Janar Edel Strazimiri

Cilat vende e kanë ndaluar TikTok dhe pse?!

Ndërsa Shtetet e Bashkuara ka të ngjarë të bëhen vendi i parë që do të ndalojë plotësisht TikTok, shumë të tjerë janë të shqetësuar për lidhjet e platformës......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat