“Tarifat do të kenë ndikim të kufizuar” - Sipas Goldman Sachs, nuk do të ketë lëkundje në çmimet e naftës dhe gazit
Tarifat e reja të vendosura nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump për importet nga Kanadaja, Meksika dhe Kina priten të kenë një ndikim të kufizuar afatshkurtër në çmimet globale të naftës dhe gazit, tha Goldman Sachs në një shënim të dielën.
“Rënia e mundshme e importeve të gazit natyror nga Kanadaja është shumë e vogël për të rritur ndjeshëm çmimet e gazit në SHBA”, tha banka.
Çmimet e naftës dhe gazit u rritën të hënën pasi Trump vendosi tarifa gjatë fundjavës. Këto tarifa, të cilat do të hyjnë në fuqi më 4 shkurt, përfshijnë një taksë 25% për shumicën e mallrave nga Meksika dhe Kanadaja, me një taksë 10% për importet e energjisë nga Kanadaja dhe 10% për importet kineze.
“Prodhuesit kanadezë të naftës priten që të mbajnë pjesën më të madhe të barrës së tarifës me një zbritje prej 3 deri në 4 dollarë për fuçi, për sa i përket naftës së papërpunuar vendase, duke pasur parasysh tregjet e kufizuara të eksportit alternativ. Ndërsa konsumatorët amerikanë të produkteve të rafinuara do të mbajnë pjesën e mbetur prej 2 deri në 3 dollarë për fuçi”, shpjegoi Goldman Sachs.
Sipas raportit, importet e naftës nga Kanadaja dhe Meksika do të ridrejtohen në tregje të tjera, me SHBA-në që do t'i zëvendësojë ato furnizime me naftë të papërpunuar nga OPEC, Amerika Latine dhe produkte të rafinuara nga Evropa.
Banka e investimeve mbajti të pandryshuara parashikimet e saj të çmimit të naftës 2025/2026, duke pritur një ndikim minimal të çmimeve afatshkurtra për shkak të prodhimit dhe kërkesës së qëndrueshme globale të naftës, si dhe tarifës kanadeze për arin e zi.
Trump tha se do të bisedonte me udhëheqësit e Kanadasë dhe Meksikës, të cilët kanë njoftuar tarifa hakmarrëse, por minimizoi pritshmëritë se ato do të ndryshonin vendimin e tij. Megjithatë, analistët e Goldman Sachs thanë se tarifat e Shteteve të Bashkuara ndaj Meksikës dhe Kanadasë do të jenë jetëshkurtra.
Sondazh

Parashikimet/ Sa fluturime dhe pasagjerë do të arrijë Rinasi? Analiza e shifrave: Pritshmëritë për Aeroportin e Tiranës në vitin 2025
Rritja e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës ka qenë e shpejtë dhe bashkë me rimëkëmbjen pas pandemisë është parë edhe një zhvillim rrënjësor në shumë......

Si do ndikojë skema e pensioneve mbi shpenzimet publike? - FMN: Zgjidhjet ad hoc me bonuse, shqetësuese. Të hiqen përjashtimet e taksave në bujqësi
Rritja e presionit mbi shpenzimat afatgjata do të sjellë si nevojë ndërmarrjen e reformave edhe më ambicioze. Analiza e stafit të Fondit Monetar......

Policia e Shtetit bwn bilancin/ Në janar, 121 operacione të finalizuara, 715 shtetas të arrestuar!
Policia e Shtetit ka bërë një bilanc të operacioneve policore dhe shtetasve të arrestuar për vepra të ndryshme penale gjatë muajit janar. Në një njoftim......

Njihen automatikisht periudhat e punësimit para vitit 1994/ Gonxhja: Përfitojnë rreth 30 mijë qytetarë!
Mbi 30 mijë qytetarëve do t’u njihet periudha e punësimit para vitit 1994, pa pasur nevojën e hapjes së proceseve gjyqësore për shkak të dëmtimit të......

Tarifat e Trump “rrëzojnë” Bitcoin - Kriptomonedhat pësojnë rënie për shkak të pasigurisë tregtare
Çmimet e kriptomonedhave pësuan rënie të hënën, me bitcoin në nivelin më të ulët trejavor dhe eterin në shifrat më të ulëta që nga fillimi i shtatorit. Kjo......

Vota e diasporës/ KQZ: Mbi 134 mijë regjistrime. Rreth 47 mijë kërkesa të refuzuara!
Votuesit shqiptarë që jetojnë jashtë kufirit, për herë të parë këtë vit kanë mundësi të marrin pjesë përmes votës në zgjedhjet parlamentare të 11......

“Energjia diellore do të tejkalojë HEC-et deri në 2040” - Kroacia mbulon rreth 60% të konsumit falë burimeve të rinovueshme
Kroacia është ndër vendet e para të BE-së në përdorimin e energjisë së rinovueshme dhe deri në vitin 2040, energjia diellore pritet të tejkalojë atë hidrike,......

Kanadaja, Meksika “hakmerren” ndaj SHBA-së - Vendosin tarifa për mallrat amerikane si kundërpërgjigje ndaj Trump
Kanadaja dhe Meksika urdhëruan tarifa hakmarrëse për mallrat amerikane në përgjigje të tarifave gjithëpërfshirëse të vendosura nga Presidenti i SHBA-së......