Bota Postuar më 31 Janar 2025, 16:19

“Tarifa 25% për Kanadanë e Meksikën, nga 1 shkurti” - Trump deklaron taksat ndaj shteteve fqinje, planifikon masa kundër Kinës

Nga Kristi Ceta

“Tarifa 25% për Kanadanë e Meksikën, nga 1 shkurti” -

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump ka deklaruar se tarifat 25% ndaj Kanadasë dhe Meksikës do të hyjnë në fuqi nga 1 shkurti. Ai ka paralajmëruar gjithashtu masa të reja kundër Kinës, për shkak të dërgesave të fentanilit.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka thënë se do të zbatojë kërcënimin e tij për të goditur importet nga Kanadaja dhe Meksika me 25% taksa kufitare, nga 1 shkurti. Ai shtoi se ende nuk ishte marrë një vendim nëse kjo do të përfshijë naftën nga ato vende.

Presidenti amerikan tha se ishte duke planifikuar tarifa të reja ndaj Kinës, për të cilat në fillim të këtij muaji tha do të ishin 10%, por nuk dha asnjë detaj shtesë.

“Po mendoj gjithashtu për të marrë masa ndaj Kinës, sepse ata po dërgojnë fentanil në vendin tonë dhe për shkak të kësaj, po na shkaktojnë qindra mijëra vdekje”, tha Trump.

Gjatë fushatës zgjedhore, Trump kërcënoi se do të godiste produktet e prodhuara kineze me tarifa deri në 60%, por ndaloi çdo veprim të menjëhershëm në ditën e parë të kthimit në Shtëpinë e Bardhë dhe urdhëroi administratën e tij të studionte këtë çështje.

Në fillim të këtij muaji, një zyrtar i lartë kinez paralajmëroi kundër proteksionizmit, ndërsa kthimi i Trump në presidencë rinovon kërcënimin e një lufte tregtare midis dy ekonomive më të mëdha në botë. Ai tha se vendi po kërkonte një zgjidhje "të favorshme" për tensionet tregtare dhe donte të zgjeronte importet.

Kanadaja dhe Meksika kanë thënë se do t'u përgjigjen tarifave të SHBA-së me kundërmasat e tyre, duke kërkuar gjithashtu të sigurojnë Uashingtonin se po ndërmerrnin veprime për të adresuar shqetësimet në lidhje me kufijtë.

 

 

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat